E vërteta e grevave të transportit publik? I organizojnë pronarët!

22 Dhjetor 2013, 15:00Sociale TEMA

Transporti publik në Tiranë është në kaos për shkak se shoferët dhe fatorinot kanë 4 muaj pa marrë rrogën. Nga ana tjetër shoqatat e transportit publik (firma private në fakt, pavarësisht se quhen shoqata) ankohen se shteti nuk i ka  subvencionuar për kategoritë që përfitojnë udhëtim falas në transportin  publik. Më herët shoqatat e transportit kanë kërkuar rritjen e çmimit të biletës nga 30 lekë në 70 lekë. Pas protestës 3 orëshe të zhvilluar disa ditë më parë ishte paralajmëruar një grevë 24 orëshë për ditën e hënë e cila papritur është anuluar.

Blogu Historia Ime ka investiguar pranë fatorinove dhe konkluzioni… shoferët dhe fatorinot rrëfejnë se nuk janë ata  organizatorët e protestave por vetëm zbatuesit e urdhërave. Pra, punëtorët dalin në grevë me urdhër nga… pronarët!

http://respublica.al/artikuj/2013/12/22/e-verteta-e-grevave-te-transportit-publik-i-organizojne-pronaret

16 komente në “E vërteta e grevave të transportit publik? I organizojnë pronarët!”

  1. Gezimi says:

    Tregojuni vendin ketyre padroneve, se sherbimi ne linjat urbane eshte pak ta quash mizerabel.

  2. kaldaisti says:

    Ky eshte shteti qe na trashegoi gangsteri me qeleshe Sali Ram Berisha!

  3. xhebar says:

    pse e lene kete ibrahimin te tallet me popullin,nuk paska konkurente te tjere apo i duhet ndokujt monopoli i ferludit e te tjereve nqa ka. Ku eshte shteti?

    1. Gregori says:

      Lere Ibraimin me shoke, hiqu licensat, let te behet perseri sherbim shteteror, se me unazen e cdo linje tjeter, vetem nga halli udhetohet. Te nisesh nga tregu i veshmbathjes e deri tek ekspozita, afersisht duhet mese nje gjysem ore. E tmerreshme kur presin te vijne pasagjere ne stacion, pritja ndodh nga 5-10 minuta. Skandal, ua ka krehur bishtin Saliu, por duhet t’ua shkuli kjo qeveri, ose sherbim urban qytetar, ose heqje license.

  4. Daniel says:

    Une e kam thene pare disa dites ne nje komente ,se eshte e pa pare ne vendet perndimore qe puntoret te protestojne per ç’mimet e biletave apo per çmimin e naftes. Ndaj tjeter kush fshihet pas tyre.

  5. karlzajsjena says:

    QEVERIA RAMA.DUHET TE SUBVENCIONOJE NDERMARJET E TRANSPORTIT.(NATYRISHT DUKE I KONTROLLUAR)DHE TE MOS LEJOJE NGRITJEN E CMIMEVE.QE EDHE TANI JANE TE LARTA.

  6. genci says:

    po c’pronare jane keta kur nuk kane derdhr asnje lek ne arken e ketij shteti!?subvevcionet i duan ,por shikono pak edhe sherbimin; mizerje!hiqjuni licencen dhe te shikoni sa te urte do te behen,pastaj le te shkojne tek lulushi se mos ua kthen ai.duan te krijojne pakenaqesi si lulushi qe hoqi brenda nje ore gjithe policet e trasikut qe te krijonte pershtypjen qe fajin e ka edi rama ,asokohe kryetar bashkie.hiqjuni licencen bythlepiresve,qe te shpetoje TIRANA!

  7. Fredi says:

    Tregu i transportit publik eshte ne ngerc te madh prej shume kohesh. Nuk mund te kete investime te medha private ne transportin “qytetas” apo “nderqytetas” nese nuk liberalizohen cmimet e transportit. NUk mund te vendosi Ministria e Transporteve per cmimin e biletes, kur ajo nuk merr persiper asgje ne lidhje me shpenzimet e mirembajtjes se flotes se Autobuzeve urbane.

    Eshte qesharake te mendosh se mund te shkosh me autobush ne Vlore, Fier, Lishnje apo Gjirokaster e Sarande me cmime qesharake qe nuk mbulojne as shpenzimet e mirembajtjes dhe taksat rrugore.

    Duhet te caktohen menjehere sacionet e ndalimit te Autobuzeve nderqytetas. Kjo do te ulte aksidente rrugore por edhe do te rregullonte edhe volumin e pasagjereve qe perdorin autobuzin, si rrjedhim do ti bente investimet me efikase.

    Duhet te rritet konkurueshmeria e drejte si edhe te liberalozohen cmimet sa me pare. Sot kemi te bejme me nje rrjet transporti anakronik, ne fakt skandaloz.

  8. redi says:

    Normal qe dalin me urdher nga pronaret se who qe kerkojne eshte drejtperdrejt ne interes te pronareve. Keta te shkretet shpresojne qe te kene pronaret para qe te martin rrogat e veta, se ne Shqiperi eshte bere e modes qe pagat te paguhen nje here ne kater- pese muaj dhe pastaj nje te mbyllur biznesi dhe nuk paguhen fare ago qe mbeten.

  9. dritani says:

    Te shihet rasti si ne greven e metrove ne New York me 2005.
    Kryetari i sindikates ne burg dhe sindikata u gjobit me 2.5 milion dollare per humbjet qe pati qyteti nga greva.

  10. kaldaisti says:

    Eshte fare e thjeshte ,hiqu liçencat ketyre halabakerve qe jo vetem erdhen ne Tirane por u bene edhe pronare!Agjensite e Sherbimit urban publik bejeni siç e kane shume vende Europiane te varura nga shteti e ta shohin keto plehra se sa pronare qe jane,kur ti kthehen prape gamorit!Iku koha kur keto plehra i sherbenin partise nen te Sali trapit.Eshte rast unikal ne te gjithe boten e civilizuar kapitaiste qe sindiktat e punetoreve i drejton pronari i cili ose eshte me mbiemrin Berisha ose me mbiemrin Basha.Ne çdo vend Europian ndeshesh me sherbim te kulturuar ne urban e ketu gjene vetem kafshe pylli qe te detyrojne te heshtesh me pamjen e tyre shtazerore,ku rruhesh e lut vehten se mos te ndodh ndonje gje e pa preçedente!Turp

  11. Xhemol katunari pri kashari says:

    Epo nuk thon kot se shqipnija esht vend çud!
    Çudit shqiptare jane te permasave kozmike aqsa ngjarjet biblike jane lojna kalamajsh ne krahasim me çudit shqiptare qe po habisin boten dhe më tej,
    Aqsa supozohet se edhe alienet prandaj kan fillu me u duk nga anet tona ,nga planeti tok pra,sepse po cuditen nGa shqipnija dbe shqiptaret.
    Gjithanej bejn grev puntoret kundra pundhensve,kurse ne shqipninn çude,ngrihen n grev pronaret,kapitalistet,kurse puntort e tyre jo..
    Kjo esht greva e shekullit,
    Karikatur e nji greve,nga karikatura pronare,ne nji qytetnim karikature,shtet karikatur.
    Ja pra pse europa s prano shqipnin.
    Nuk esht shtet i denj.
    Edhe grevat i ben te padenja.
    Grev arixhinjsh.

  12. askushi says:

    Jemi bere si indianet lekurkuq, ne tiransit. Te gjithe vine ketu dhe behen pronar, linjash autobuzi, kafenesh, punishtesh kurse ne tiransit hapim vesh e sy sic kemi bere gjithmon kur na i kan marr te gjitha, duke filluar nga pronat.

  13. motorristi says:

    Transportin publik ne TIRAN ta mari ne ngarkim shteti,te kerkoj nga qytetaret qe çdo familje ne TIRAN te paguaj 5 mij lek te vjetra ne muaj,shteti te hapi parkun e autobuzve siç ishte,te hapi vende pune me kte rast dhe autobozin ta ver falas per qytetaret e tiranes dhe per te ter nevojtaret,keshtu i fut nje shqelm ne byth kti pronarit te degjenerum dhe qytetaret e TIRANES ju siguroj qe do jen shum te kenaqur.

  14. shpatar says:

    PO te jete keshtu, kjo paturpesi duhet te paguhet me heqjen e licencave .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje