100 ditë betejë për Europën

22 Dhjetor 2013, 20:09Sociale TEMA
100 ditë betejë për Europën

Nga Klajda Gjosha

Dua ta filloj nga ajo që tha zoti Bushati, kur u shpreh se ne jemi ministrat e ajrit, por nga ana tjetër dua te theksoj se  kur zbresim në Shqipëri ne jemi gjithmonë me këmbë në tokë , sepse në fund të fundit edhe vetë procesi i integrimit  është ai që duhet të na bëjë ne të gjithë,  të jemi më pranë qytetarëve. Nuk është vetëm  një proces reformash por është një proces transformimi brenda secilit nga ne.  Mua më vjen mirë që ky aktivitet organizohet sot , për të raportuar të gjithë punën tonë të përditshme , pavarësisht arritjeve të 100 ditëve  apo dhe misionit që ne kemi vendosur në të ardhme.

Më mirënjohje të thellë në fakt do të flisja sot për të gjithë ministritë dhe institucionet e pavarura  të cilat nën koordinimin e ministrisë së Integrimit bënë të mundur hartimin e një plani masash  tashmë me progres të jashtëzakonshëm në këto 100 ditë përsa  i përket çështjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Një plan masash  për të cilin  kanë folur mjaft këto ditë edhe 28 vendet anëtare të cilat dua t’i falenderoj sepse bënë të mundur  për të vënë në dukje progresin  që pati kjo qeveri që në ditët e para pas marrjes detyrës së saj.

Në krahun tjetër është bërë një punë shumë e madhe  sa I përket jo vetëm reformave që duhen ndërmarrë por edhe komunikimit më të mirë të vendeve anëtare  të Bashkimit Evropian  me  Dialogun e Nivelit të Lartë, I organizuar bashkë me Komisionin, qeverinë shqiptare , por edhe me pjesëmarrjen e opozitës.  Më të vërtetë na vuri të gjithëve në një pozicion edhe më përballues, ndaj sfidave që kemi përpara, por njëkohësisht bëri  të mundur diskutimin e 5 prioriteteve  të lëna  deri në hapjen e negociatave.

Së bashku me komunikimin e ngushtë që kemi patur me Komisionin Evropian, kemi ngritur edhe një  njësi të re që është  ajo e  Shoqërisë Civile,  e cila përbën një risi   që jo vetëm ndihmon komunikimin e tyre në procesin e integrimit,  por  lehtëson komunikimin e tyre me ministritë e linjës, sepse ne duam të jetë pranë vendimmarrjes së qeverisë, sepse është e vetmja mënyrë për ta bërë këtë proces sa më demokratizues dhe transparent.

Gjithashtu kemi punuar shumë me gjithë rinin shqiptare. Kemi ndërmarrë një fshatë informuese me universitetet duke filluar me Universitetin e Tiranës, ku vërtet pamë se rinia shqiptare është tejet e angazhuar , në procesin e integrimit dhe  në fakt ka rëndësi të veçantë sepse do të jetë kjo rini që do të  ndërmarrë më pas në dorë fatin e të gjithë shqiptarëve, për të vazhduar procesin e integrimit, por edhe të zhvillimit të vendit.

Dhe më lejoni të vij të një pikë kyçe për ta mbyllur diskutimin tim: Shtyrjen e vendimit për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Në fakt do doja të falenderoja të gjithë vendet anëtarë, që folën me notat më të larta  për progresin që ka bërë Shqipëria jo vetëm në këto 3 muaj por,  në shumë vite. Dua t’’i falenderoj për mënyrën si janë shprehur për punë e qeverisë, sepse për mua dhe për gjithë shqiptarët ky mesazh duhet të jetë inkurajues për të vijuar dhe për të ndërmarrë ato reforma të cilat  do të transformojnë jetën e tyre, që do të zhvillojnë  vendin, sepse në fund të fundit ne duam ta kthejmë këtë vend në një vend ku  të sundojë ligji , transparenca, por mbi të gjithë të ketë më shumë mirëqenie për qytetarët shqiptarë.

19 komente në “100 ditë betejë për Europën”

  1. vlora says:

    Ah moj cupe, fakti qe je ti ne ate post eshte turpi me i madh per Shqiperine. Prandaj ne s’na merr kush seriozisht.

    1. shqipetari2013 says:

      Nuk e di ne se gjen nje k/ryeminister kaq mendjemadh dhe te papregjegjshem qe do te mbuloje deshtimet dhe paaftesine me te medha e tij duke akuzuar te tjeret.Keto deshtime sollen komentet ne internete dhe iformacione.

      1. Be-X says:

        o shqiptari i 2013 qe tingullon si shqiptari 1718!
        ku e shikon mendjemadhesin e Edi Rames, ngaqe flete me vendosmeri per ato qe po ben, APO je ambjentuar ndoshta me mendjemadhnine e atij z. SALEH qe pirdhej cdo dite pa pike eksperience ne qeverisje,qe derdelliste e derdelliste derisa i jepnin dozen tjetr qe vinte nga vjena.te paska mpir mendjen axh Salehu. lutju te te japi edhe ty nje doze nga ajo e vjenes se ndoshta te rikthjellon mendjen.

    2. Gole Nashi says:

      Po pse mo xhan? C’ke qe behesh kaq merak? Po pse kjo cupa ta ka fajin ty? Po ti pse nuk thua ta vrasim fare kete cupen qe te te hiqet meraku ty dhe pastaj te na marrin seriozisht. Ti per vete po merr seriozisht ato cuperlinat qe nxjerr Saliu ne konference shtypi. Megjithate mbase e kam gabim dhe mbase ndajme te njejtat bindje sepse nuk me dukesh ekstremist. Por kjo cupa nuk na e ben dot biografine ne sepse ne biografine e bejme vete si popull kudo qe jemi neper bote. Respekte

    3. fatmir mehmeti says:

      bravo vlora. pse me keta ciliminj duan te bejne shtet keta. ca kalamanj qe as se din si manipulohen tenderat, as kan von kurr naj gjob. dhe as qe ja kemi degjuar kurr emrin ne ndonje prokurori per korrupsion. para dites se sotme as qe e dija qe ekzistonte. keta qe na kane qeverisur deri me sot, si te majte si te djathte (nano, berisha, rruli, fino, imami,mediu gjinushi, islami etj etj etj) keta po qe jane burra shteti. do jete shum e veshtire qe dikush tjeter te punoje me mir se keta burra.

  2. G. Turani Tp says:

    Ka vetem nje zgjidhje:
    http://goo.gl/flG5QP

  3. Aurenc says:

    Pune, pune, dhe vetem pune per te arritur rezultate…

    AB : http://darsiani.jimdo.com/

  4. Nikolini says:

    Pse cfar ka negative kjo? Perkundrazi, keta te caktuar nga Rama-Meta ne qeverisjen e vendit rezatojne shprese. Kjo esshte vajze e afte por mbi te gjitha e edukuar. E edukuar pasi fjalet i ka te peshuara, ne debate nuk i a nderpret askujt fjalen,m nuk ben zhurmuesin, perkudrazi me shume dinjitet pret radhen dhe me kete ka arritur qe edhe te tjerert te mos i a nderpresin fjalen. Mendoj se kjo eshte aftesi . Jemi velur deri ne neveritje me llafazane si ajo Bregu, Dume, njefare Bumci, e te tjere te kallepit te tyre pa nivel, pa edukate dhe mbi te gjitha pa respekt ndaj mediave ku flasin, pa respekt ndaj bashkebiseduesve e ndaj publikut. Keshtu vjen ndeshkimi

  5. Envina says:

    Moj bibe ti nuk ke nje koncept te vetem ne mendjen tende! Te pashe te top story ke folur dy here me fjalet me te pergjithshme te botes! Ministre me te denigruar te integrimit nuk kemi pas. Fundja je bere ministre vetem pse mami jot furnizon me kepuce Moniken. Turp

  6. tik says:

    Tema, titulli është i juaji apo i ministres se na gajasi?
    Po ça lesh beteje për europën?!
    Bëni betejë për tu dhënë punë, drejtësi e mirëqënie popullit që ju votoi se pastaj Europa jua hap vetë dyert.

  7. rolandb says:

    Kjo te gjitha fjalimet e saj i fillon dhe i mbaron me falenderime.
    I duket vetja se eshte duke marre Oscar-in.

  8. shtetari says:

    Oj Goce,

    puna jote matet me prangat ndaj Shalliut, cunit te shpifur te shiqeres. kot vjen verdalle…ti edhe ai shalgjati KM…

  9. Klajdi says:

    Po mire moj cupe, I morem vesh se c’paskeni arritur … po c’fare nuk eshte realizuar pse nuk na e thoni…

    apo jemi prape si ne kohen e atij qoftelargut qe vetem arritjet e parties duhet te sundonin…

    cfare turpi …prape keshtu do te vazhdoni… ne perendim ku ju a mbyllen deren flasin per mosarritjet ne menyre qe te permiresohet puna e te zgjidhen gjerat…ndersa ju flisi akoma per belulin..

    Ne fakt ke te drejte moj zocke, kur thua se jeni ne fluturim, qe ne populli i themi ne hava…

  10. Rroku says:

    Kjo ishte me e do ta ne prezantimet sot, nje merite ka kjo qe eshte konia e monikes

  11. SHQIPTAR says:

    URIME “ASPAK TE PERZEMERTA” PER MOSINTEGRIMIN

    KOALICIONIT POLITIK (MAJTAS & MES & DJATHTAS)

    PS & LSI & PD

  12. beso says:

    shkruan bukur,vetem kete mund te them.Personalisht si lexues i forumit TemA keto dy vjet kam shkruar disa here per ministrine e Integrimit,e cila duhet suprimuar per mendimin tim,pasi suksesi apo deshtimi i negociatave per Integrimin evropian varet nga puna e dikastereve te tjera,konkretisht Ministria e Jashtme,ajo e Drejtesise,ajo e Rendit,e Ekonomise sidomos,dhe per ti bere qejfin hollandezeve dhe nga shoqatat e homoseksualeve.Po nuk u ankuan keta te fundit jemi ne rregull;xhanem keta ankohen e irritohen edhe te mos i permendesh fare apo te mos i ngacmosh…Po te ankohen te papunet pse s’ka pune,s’ka problem fare per Evropen,as pse pensionistet kane filluar te numerojne lekun me gishta si qemoti,se aq marrin xhanem…Sinqerisht e nderuar ministre,sikur te mos ekzistoje ministria e Integrimit(ne fakt per kete nuk vendos ti)nuk do ndihet fare nevoja,te jesh e sigurt.Do kursehen ca para;jo se do behet ndonje gje e madhe,por ndonje park lojerash per femije mund te ngrihet e te vendoset nje pllake ku te shkruhet;”Ky Park u ndertua me parate qe kursyem nga shkrirja e ministrise se Integrimit,dikasterit me paradoksal qe kane pasur ndonjehere qeverite shqiptare ne keto 100 vjet shtet”.Nderime punes tuaj zonjushe!Gjer ne beharin e ardhshem do kene zgjedhur ndonje Pape te ri ne Vatikan…

  13. Azgan Haklaj says:

    se shpejti pritet arrestimi i Avenir Pekes,ish zv minister i brendshem,dosja e tij tashme eshte kopsitur,pritet urdher arresti nga ana e prokurorise se pergjithshme,poshte fara e ke

  14. Azgan Haklaj says:

    poshte fara e keqe e pekeve.

  15. Syze says:

    Je e sigurt ne keto qe ke botuar? Arrin te kuptosh ndonje fjale? Tekstin kesaj here kush ta ka bere? Nuk e besoj Monika te vazhdoje te te jape cice vazhdimisht. Dhe pse po perpiqesh shume shume, nuk ka lidhje fytyra jote me imazhin qe po perpiqesh te lancosh.
    Sa vite pune ke ne Ministrine e Integrimit ti? Zeeeero.
    Nje sugjerim: perpiqu te bashkepunosh me shume me koleget dhe mos dil vetem ti ne tv, se na hoqe deshiren per ta hapur televizorin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje