Ja kush pritet të përfitojë nga amnistia e fundvitit

24 Dhjetor 2013, 10:03Sociale TEMA

Një numër prej 250 të dënuarish pritet të kenë përfitimin më të madh nga amnistia e festave të fundvitit.

Në mënyrë jozyrtare mësohet se nga numri total prej 1 mijë përfituesish, lirimit nga qelia do t’i gëzohen një numër i kufizuar, rreth 250 persona.

Kategoria e parë e përfituesve, ata që pritet të lirohen, janë personat që kanë më pak se dy vjet burg për të kryer dhe janë dënuar për vepra të lehta penale.

Kategoria e dytë e përfituesve janë ata që do të kenë ulje dënimi, por që nuk do të lirohen menjëherë nga qelia.

Sipas burimeve të gazetës “Panorama”, mësohet se kategoria  e personave që përfitojnë uljen e dënimit dhe që mbeten në qeli  është në numër më të madh.

Nga përfitimi janë përjashtuar të dënuarit me më shumë se 5 vjet burg.

Amnistia përjashton edhe disa kategori veprash penale që kanë të bëjnë me abuzimin me detyrën, korrupsionin, krimet seksuale etj.

6 komente në “Ja kush pritet të përfitojë nga amnistia e fundvitit”

  1. TASO says:

    Numri varet nga sa te denuar do vine nga burgjet e ITALISE per te zene vendin e tyre .

  2. Shtetari says:

    Kush me thote mue, sa € kerkon gjytyrymi Nishan per ulje denime prej 1 viti?

  3. burgu i rrogozhines says:

    Po nena na ka ber dhe ne te denuarit me 5 vjet elart ,o minister ….E di sa prej nesh nuk jane fajtor ..Po per keta te denuar kush do menddoj ..I hapni dosjet ,kontrolloini ,verifikoni ….pa prova ,me nje deshmitar cinik dhe ordiner rine brenda djem te shkelqyer ….Ku jan eber gjyqe keto vite dhe akoma vazhdojne te mos behen ……Para ,shoke paraja,qe kur doli u prish dynjaja ….Prandaj mos i lini te pafajshmit brenda ….e di sa prej jush qe jeni jashte ,e ekeni vendin ne burgjet esigurise se larte ????????

    1. Heroni says:

      Rri aty e mos bej terr terr ! Vetem ne Shqiperi ska te burgosur pa faj! Zullumqare!

  4. ........ says:

    Kjo eshte e ardhmeja qe i afroi Sali leshi atij vendi

  5. tini says:

    mire e bene , tani te gjithe hajdutet po lirohen sepse vetem ata i denojne pak dhe ju eshte bo burgu si shpia vet. keta po te ishin te mencur te pakten nuk duhej te amnistonin ata qe e kane ne menyre te perseritur burgun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje