UDHEZIMI/ Gjuha e huaj do jetë provim i detyruar në Maturën Shtetërore 2014

26 Dhjetor 2013, 18:09Sociale TEMA

Ministria e Arsimit dhe Sportet publikon në prag të mbylljes së vitit 2013 udhëzimin për Maturën Shtetërore 2014.

Të gjithë nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme duhet të japin jo më dy, por tre provime të detyruara.

Sipas MAS, provime të detyruara do të jenë matematika, gjuhë-letërsia dhe gjuha e huaj. Për maturën 2014 do të jenë edhe dy provime me zgjedhje për të gjithë ata që duan të vazhdojnë studimet e larta.

Kliko mbi linkun më poshtë për të parë udhëzimin.

 

http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/udhezimeurdhera/udhezim-nr-60-dt-26-12-2013.pdf

16 komente në “UDHEZIMI/ Gjuha e huaj do jetë provim i detyruar në Maturën Shtetërore 2014”

  1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET DUHET TE JENE KRENAR PER QE KAN RAMEN SI KRYEMINISTRIN E TYRE. says:

    Te pakten te jete Greqisht dhe Anglishte e detyruar sepse ka shum shqiptar ne Greqi qe shkojne per te siguruar kafshaten.

    1. kapterri says:

      Mos je gjë grekofon ti,shoku, që dashke greqishten si gjuhë të parë të huaj?

    2. adriatik says:

      anglisht jam dakort po greqishtja cfar hyne me maturen shqiptare.a nuk duhet te jete me mire frengjisht qe eshte dhe gjuha diplomatike

    3. Ekrem Deda says:

      Kjo nisme eshte marre qe ne kohen e zotit Berisha.
      http://goo.gl/I38ZUN

  2. Gezimi says:

    Une mendoj se duhet te futet dhe gjuha shqipe, pasi po vihet re nje dukuri e shemtuar: gjuha jone ka filluar te shkruhet me gabime te medha dhe te pafalshme. Nje njeri, po nuk pervehtesoi mire gjuhen e tij, e ka mjaft te veshtire te mesoje nje gjuhe te huaj. Qofsha i gabuar!

    1. Nje qytetar! says:

      Ke shume te drejte shoku! Kjo gjenerata e ‘re’ e te diplomuarve neper universitetet (i thencin),sidomos private,nuk dine te shkruajne drejt gjuhen shqipe.Dhe jo pastaj te degjosh apo te lexosh ata qe kane mbaruar vetem te mesmen.
      Ashtu si ne cdo fushe te jetes shqiptare edhe gjuha shqipe u bastardua nga salhanet berishiste! Akademiket medioker dhe “elita e intelektualeve” Salhan-lepiresve ,ne vend te merren me drejt-shkrim-shqiptimin e gjuhes shqipe, jane marre me peticione ne mbeshtetje te Sali Qelb’ Berishes dhe, me shtremberimin e Historise.

    2. Meri says:

      Jam dakord, shume e drejte.
      Separi duhet vene gjuha shqipe provim i detyruar, qe te flasin e shkruajne mire shqipen te rinjte tane.
      Po mesuan mire shqipem do mesojne dhe mire dhe gjuhet e huaja, po nuk mesuan shqipen as na duhen fare gjuhet e huaja.

  3. Shoku " Shpati " says:

    Po i duhet vetem si i thone ” kafshates ” e ka shume te thjeshte ai shqiptari ta mesoj . Greqia vajti per lesh per vete tani , me mire thuaj te mesojne gjuhen kineze apo ruse se keta po e drejtojne boten tani , he tu falte imani !

  4. Maturanti says:

    Matura shteterore e nisur nga PD-ja eshte nje praktike tashme e deshtuar, eshte transformuar ne nje korrupsion te papare dhe ka penguar realisht me te miret te perzgjedhin degen e studimit te preferuar e te merituar.

    Ne kete veshtrim, Rilindja e Edi Rames ne fushen e arsimit eshte vene ne dyshim dhe i sugjerojme qe le te zhvilloje nje studim me drejtuesit Universiteteve, te eksperteve, si edhe te gjithe aktoreve te imnteresuar.
    Rregullat e provimeve nuk percaktohen ne mes te vitit shkollor, por qe ne fillim, pra qe kur projektohet strategjia e pranimve ne shkollat e larta.

    Mendojme se keshtu ndodh kur mungojne studimet reale, monitorimet dhe kur ke shume vite qe je shkeputur nga dinamika konkrete shkollore.

  5. e ardhmja says:

    Matura shteterore me koeficenetet e saj te “shpikesit”,ndikoji jo realisht atje ku kontrolli ndaj provimit te dijeve linte per te deshiruar, ne karahasim me shkollat e mesmsme ne Tirane.
    Nje kujdes duhet patur edhe ne ruajtjen e paster te gjuhes e letersise shqipe.
    Vendosja e gjuhes angleze provim i detyruar eshte nje nisme e mire ne rrugen e reformimit ne arsim,me synimin qe studenti i ardhshem ne fakultetet e perzgjedhur dhe te fituar prej tij,te jete ne gjendje te mare leksione edhe ne ANGLISHT,
    Por gjykoj se duhet te krijohen stafe definitive ne fakultetet me departamente te gjuhes angleze,pasi praktikat me pedagoge te jashtem nuk i pergjigjet kohes,e ka mangesi ne mesimdheniet,pasi keta pedagoge jane te angazhuar ne punet administartes e shpesh mungojne.
    Qeveria e EDI RAMES,ne kuadrin e reformimit te arsimit ne pergjthesi ta matures shteterore si pjese e tij, duhet ta kete perparesi edhe krijimin e departameneteve te ANGLISHTES ne cdo fakultet sipas ngarkeses akademike,ide e paralizuar nga ish ministria i arsimit me gjithe perpjekjet e Rektorit DH.KULE.

  6. e ardhmja says:

    Matura shteterore me koeficenetet e saj te “shpikesit”,ndikoji jo realisht atje ku kontrolli ndaj provimit te dijeve linte per te deshiruar, ne karahasim me shkollat e mesme ne Tirane.
    Nje kujdes duhet patur edhe ne ruajtjen e paster te gjuhes e letersise shqipe.
    Vendosja e gjuhes angleze provim i detyruar eshte nje nisme e mire ne rrugen e reformimit ne arsim,me synimin qe studenti i ardhshem ne fakultetet e perzgjedhur dhe te fituar prej tij,te jete ne gjendje te mare leksione edhe ne ANGLISHT,
    Por gjykoj se duhet te krijohen stafe definitive ne fakultetet me departamente te gjuhes angleze,pasi praktikat me pedagoge te jashtem nuk i pergjigjet kohes,e ka mangesi ne mesimdheniet,pasi keta pedagoge jane te angazhuar ne punet administartes e shpesh mungojne.
    Qeveria e EDI RAMES,ne kuadrin e reformimit te arsimit ne pergjthesi ta matures shteterore si pjese e tij, duhet ta kete perparesi edhe krijimin e departameneteve te ANGLISHTES ne cdo fakultet sipas ngarkeses akademike,ide e paralizuar nga ish ministria i arsimit me gjithe perpjekjet e Rektorit DH.KULE.

  7. analfabeti says:

    ne cgjuhe do te jete provimi,ne kinezce apo ujgure,ka vite qe eshte hequr gjuha SHqipe dhe po zevendesohet me cfaredo lloj gjuhe .drejt botes dhe drejt gropes,

  8. Johnny says:

    Shpresoj qe dikush nga ministria me verte te lexoj ate qe shkruhet me poshte: Ne vitin 2010 qeveria Berish 2, miratoi nje udhezim keshilli ministrash per te gjithe stundetet qe te jepnin Anglishten ne menyre te detyruar ne menyre qe tu dorezoheshin diplomat atij brezi . . . qe ne vija te pergjithshme do te thote qe per brezin ne fjale e ne vazhdim cdo studente duhte te paguante minimalisht 120 $ provim Toefl ose IELTS per te marre diplomen.
    Ka dy probleme: a) piket dhe nivelet ne te cilat ky provim anglishteje kerkoheshe ishin dhe jane akoma skandaloze, qe do te thote as ne Univ me te mira ne bote nuk kerkohej ajo sasi pikesh ne MSC dhe Doc.
    b) ne te gjitha Univ keto pike jane kusht pranimi dhe jo perfundimi

    Une personalisht e interpretoj nje taks me shume per studentin dhe nje favor shume i madh per nje seri qendrash kursesh 4 – 5 ne te cilat ky provim mund te jepej (duke diteur edhe lidhjen qe ka personi konkret qe e propozoi atere)
    Dhe kjo qeveri cfare ben, krahas na shton edhe gjuhen e huaj si detyrim . . . tani qe Sala sdi anglisht deh donte me na mesu kinezce e mora vesh . . . Po jam kurioz te di nivelin e Edit dhe Lindites (Nikolla) ne gjuhet e huaja qe duan te na imponojne . . .

    These miracle of freedom will go on

  9. mirela says:

    Normalisht, matura shteterore e pervetesoi ne menyre perfekte gjuhen shqipe dhe tani i mbeti gjuha e huaj per provim…..

  10. Kole Gjeke Juncaj says:

    Ne univerzitetin “Luigj Gurakuqi” ne Shkoder,gjuhe e detyruar eshte gjuha e Millosheviqit dhe Bullatoviqit gjuha malazezce e ish jaranave te Sali Berishes.Edhe nuk me duket nje gje befasuese se ne vtin 1999 ne demostratat e para anti-Enveriane,shkodranet thirrshin nje zeri;”Slobodan,Slobodan ec cliro popullin Shkodran”

  11. APOLLONIA says:

    Gjuha helene duhet te jete e para gjuhe e huaj ne Shqiperi.
    E para se shqiptaret jetojne mbi token greke
    E dyta te gjitha shkencat boterore kane per baze gjuhen greke.
    E treta gjysmat e shqiptareve punojne e arsimohen ne Greqi
    E katerta Shqiptaret duhet te kene miqesi me greket si popull me i afert me traditat.

    Gezuar 2014!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje