As ky fundviti nuk i ka shpëtuar asaj që është kthyer tashme në traditë, rritjes së çmimeve për fruta-perimet.
Dhe meqenëse zakoni jonë është të bëjmë pazaret, momentet e fundit para ndërrimit të viteve edhe rritja është me të paktën 30 lekë të rinj çdo ditë që kalon.
Por edhe brenda një tregu të shtrire në 200 metër, siç është ai i Don Boskos gjen tre çmime të ndryshme për të njëjtin artikull.
Tregtarët që kanë çmimet më të larta ia hedhin fajin pikave të shumicës, ndërsa të tjerët thonë që shesin më lirë pasi nuk abuzojnë.
Por nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, mendon se çmimet janë në rënie.
“Task-forca e Bashkisë së Tiranës vazhdon monitorimet e çmimeve të produkteve ushqimore në tregjet e kryeqytetit. Në tregun e sotëm, një ndër tregjet kryesore të Tiranës, siç edhe u raportua nga vetë kontaktet, një pjesë e mirë e çmimeve ushqimore janë ulur si politikë e vetë kompanive për t’i mbajtur çmimet e ulura në këtë fundvit. Sipas të dhënave që ne kemi edhe në tregjet e tjera, për disa produkte të importit, fruta-perime ka një lëvizshmëri të lehtë të çmimeve të nivelit 10-15 lekë për kile. Për disa produkte të tjera shqiptare, të prodhuara në Shqipëri, çmimet janë absolutisht të stabilizuara” u shpreh Bozdo.
Zoti Bozdo tha se edhe nesër e pasnesër do të vijojë monitorimi i çmimeve ndërsa bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat për hapjen e tregut alternativ, në rast se do të vihet re abuzim me çmimet.
“Situata është shumë normale, megjithatë nuk ka aspak vend për kënaqësi, nesër ka për të qenë dita më e rëndësishme, ne do të vazhdojmë monitorimin e çmimeve sot pasdite, sot në darkë dhe nesër që në mëngjes. Inspektorët që në orën e hapjes së tregut të shumicës, në orën 05:00 të mëngjesit do të jenë atje. Në çastin më të parë që do të vërejmë rritje abuzive të çmimeve, çka unë shpresoj dhe besoj se nuk do të ndodhë, brenda një ore ne kemi gati hapjen e tregut mbrapa Pallatit të Kulturës, rruga do të bllokohet në të dyja anët, tregtarët e shumicës do të zhvendosen të tërë atje dhe unë personalisht do t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që të vijnë në këtë treg sepse çmimet aty do të jenë të stabilizuara.
E them edhe një herë tjetër që nuk është ky rasti sepse kemi një stabilitet vërtet të mirë dhe një situatë vërtet nën kontroll. Nuk ka vend për kënaqësi sepse nesër është dita më e rëndësishme, do të mbahen vazhdimisht nën kontroll. Sot pasdite, do t’ju lajmërojmë, do të shpallim çmimet nëpërmjet faqes së bashkisë si dhe nëpër media. Nesër në orën 05:00 të mëngjesit do të bëjmë një përditësim të çmimeve dhe që në çastin më të parë që shohim sinjalin më të vogël, do të ndërhyjmë brenda një ore, një orë e gjysmë, jemi të gatshëm të hapim tregun mbrapa Pallatit të Kulturës në qendër të Tiranës”, tha Bozdo./ep
E moret ne qafe ate popull te shkrete me çmime te kripura…Edhe festat ua prishet…AB : http://darsiani.jimdo.com/
Bashkia Tiranes eshte out fare. Pervec qofteve tek pdeonalja, gjithe vitit nuk garanton asgje tjeter.
Destruktiviteti i PD-se ne krye te cdo gjeje qe marin eshte i frikshem
cfaj ka bashkia me cemimet e ushqimeve
ato kontrollohen qe ne dogan nga shteti dhe min financave te mari masa ndaj biznesmeneve te medhenj qe abuzojn
Meqenese e ke gati tregun mbrapa pallatit te kultures,atehere hape dhe nuk ke pse pret si kelysh i zi pas deres.
Do te shohesh qe pas kesaj,tregu te shumica do satbilizohet pa patur nevoje per roje e police qe vetem duan te grabisin dhe as qe u bije mendja per te bere rojtarin e cmimeve.
Per demagogji jeni te vetmit.
Vetem nje gje nuk dini te beni: PUNEN per te cilin ju kane zgjedhur dhe ju kane vendosur aty ku jeni.
…sa m’pelqen ky ENNO me dy “N”…hiqeni mer LUSHKEN…veni kte se e ka emrin me dy “N”…
…mos ja hani hakun…apo s’o ne i bukur???!!!
ennno,ennnnnnno he derr,cyt
Ctu beje bashkia cmimeve more?! Fajin e ka kjo kulture cnjerezore e shqiptareve qe ngrejne cmimet kur gjithe bota i ul! Kjo eshte fytyra jone e vertete na pelqen apo jo!
Ky nuk eshte fenomen tirans, sepse keshtu ndodh dhe ne Shkoder, Vlore, Durres e Korce, keshtu per fat te keq ndodh ne qytet e ne fshat! Ashtu si prirja per kapadaillek dhe pertaci eshte sjellje qe gjendet thelle ne gjenetiken e shqiptarit dhe qe do shume pune per ta vene ne gjume!
Prandaj zotimi i Lulushit per mbajtjen nen kontroll te kesaj prirjeje eshte njelloj si zotimi i Xhaferrit ne Durres per permiresimin e cilesise se diellit!
Kur i ke syte hapur, sheh,…kur i mbyll nuk sheh.
Enno BOZDO
…pyetje per ENNO – n me dy “N”
…nga bie lindja?
…pergjigje e ENNO – s me dy “N”
…nga perendimi.
…ky bon per kryetar!!!
Eno vazhdon t’i bjere po atij legeni qe i ka rene me kohe Sali Berisha. Cmimet kane kapur qiejt, ky hala te ura! O zot ku jetojme keshtu!
Eno Bozo eshte nje pordhe e leshuar nga Genc Pordho.Ku di gje ky trangull, nje mix genesh me te mbeturat prej Cingis Khanit
Tashme eshte e qarte qe Tema ka vendosur te beje endorsement qeverise Rama. Nje titull opozitar mund te ishte “vendi po zhytet ne varferi pavaresisht sukseseve te 100 diteve”. Kjo zhvlereson akoma me shume Meron si nje gazetar me integritet. Deri me sot nuk ka publikuar asnje artikull qe te kete formen e nje qendrimi opozitar. Sic duket po pret se si i shkojne pazaret me Ramen.