FOTOT/ Tahiri, Braçe dhe Ermal Kuqi urojnë në murin e Kryeministrisë

28 Dhjetor 2013, 19:32Sociale TEMA
FOTOT/ Tahiri, Braçe dhe Ermal Kuqi urojnë në murin e

Nismës “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron” i janë bashkuar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe dhe basketbollisti Ermal Kuqo.

Ata kanë dërguar mesazhin e tyre të urimit në murin e selisë së qeverisë.

“Urimet më të mira për të gjithë shqiptarët. Gëzuar 2014! Shëndet, paqe, lumturi dhe siguri për të gjithë,” thuhet në mesazhin e Tahirit.

Kurse në mesazhin e deputetit Braçe lexohet: “Një vit ndryshe, të mirë, të mbarë, plot solidaritet, e zgjidhje për çdo shqiptar të pamundur, të vuajtur dhe në nevojë! Mundësi për JU!”

Basketbollisti Kuqo shprehet: “Urimet më të sinqerta për të gjithë shqiptarët. Qoftë 2014 viti ku populli ynë do të arrijë të kuptojë që shteti është në shërbim të tyre dhe jo anasjelltas…Qoftë viti ku familjet e ngujuara do arrijnë t’i falin gjakun njëra tjetrës dhe do t’i krijojnë mundësi fëmijëve të tyre të kenë një jetë normale…qoftë një vit me sa më shumë shëndet, lumturi, buzëqeshje, dashuri, integritet, solidaritet, drejtësi, e ndershmëri për të gjithë shqiptarët…”/ep

15 komente në “FOTOT/ Tahiri, Braçe dhe Ermal Kuqi urojnë në murin e Kryeministrisë”

  1. sas says:

    Nje nisme inkurajuese qe duhet mbeshtetur masivisht .Qytetaret mund te bejne me shume se Qeveria. Vazhdim I punes pozitive nisur nga zoti Rama.

    1. fronti demokratik says:

      Eh Saliu… Ai e ka fajin!

      1. Greta says:

        I lutem redaksise se gazetes te na jape numrin per te derguar nje mesazh….faleminderit.

        1. Arberi says:

          O Greta po ke murri ne kra te djatht mi tu befsha.
          Urime!!!! ?

  2. Leader says:

    hajde servilizem ndaj qeverise hajde..njesoj si klani dhe 55 ne kohen e sales..e mor mero ngele duke bere propogandn e pushtetit t ri..si nuk e shave njer ramen ne keto tre muaj

  3. Arqilea says:

    Nuk dua te ve ne dyshim qellimin dhe deshiren e mire te zoterinjve Brace e Tahiri, per faktin se kane kontribute te prekshme per ate c’ka urojne. Por gjithsesi, keto urimet e politikaneve une nuk kam per ti marre vesh ndonjehere, sepse vete ata ngaterojne qellimin e mire me protagonizmin dhe deshiren per te qene vazhdimisht te afishuar.
    Kur del dhe uron Ministri i Brendshem …me shume siguri per popullin nderkohe qe strukturat qe drejton ai prodhojne e garantojne sigurine. Ose del Kryetari i Komisionit te Ekonomise e Financave dhe uron..te pamundurit, te vuajturit e njerezit ne nevoje per me shume mundesi, duke haruar qe politikat e rritjes se mireqenies, per me shume mundesi e shanse ekonomike i harton e shqyrton ky komision….etj.

  4. gery says:

    menefund ndihemi me te lire, me te sigurte.

    1. raimondi Vlonjati says:

      lol

  5. skender says:

    nje inisiative me shume vlere,por jepni mundesi me shume qyteterit te thjeshte.Pushtetaret te mos kenaqen dhe te mos kalojne ne eufori si saliu ne prag te 23 qershorit kishte ne fb nje milion fansa qe tellnin bythen me ate se perfundumi u mor vesh pas 23 qershorit.

  6. alb says:

    kot nje pyetje,nga keto sms fiton kush? se mesa di jane pa pagese ose ndoshta sjam informuar mire! por nese jane pa pagese dhe nuk fiton kush, kjo nuk eshte per tu pergezuar por ndoshta injoruar. pasi ne vende te ndryshme perfshi dhe ato ballkanike, dergohen sms nga telefoni i cdokujt qe ka deshire kundrejt nje pagese dhe parate qe mblidhen u shkojn njerzeve ne nevoje dhe atyre te semure. menjefjale behet per bamiresi dhe ndihma shkon aty ku vertet nevojitet! nese kjo e rames & co eshte show, atehere eshte shume e turpshme dhe fyese per sa kohe nuk i hyn askujt ne pune nje urim i tipit “hiprokizi”.

  7. Dollar says:

    Po na e bejne si muri i lutjeve ne jeruzalem kam pershtypjen.

  8. shshshet says:

    Gallate turke

  9. shshshet says:

    Duam vepra,jo llogje kavoje.Filloni nga A-ja.Me lugen bosh,STOP

  10. N. london boy says:

    Po kete murin e kryeministrise e kane prone te babas Tahiri me Bracen.
    Keta duhen gjobitur per grafiti.

  11. HILLBILLY says:

    Te hapin vende pune e ti lene karagjozlliqet se po bejne propoganda boshe si, ndjese paste, Baba Salih Ram Gerdeci ! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje