VIDEO/ Festohet dita e Ujit të Bekuar

6 Janar 2014, 20:33Sociale TEMA

Besimtarët e krishterë festuan ditën e Ujit të Bekuar, ashtu si në gjithë botën edhe në Shqipëri.

Në kalendarin fetar, kjo ditë njihet si dita e Bekimit të Zotit.

Në Tiranë, Korçë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Berat, Elbasan, Durrës u mbajt ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë nga një klerik.

Besimtarë, por jo vetëm të krishterë, u hodhën për të nxjerrë kryqin nga uji, i hedhur në lumenj apo liqene. Në Lushnjë, kryqi u hodh në enën e pagëzimit në kishë.

Sipas ritit, për të marrë kryqin duhet të futen në ujë të rinj meshkuj dhe ai që e merr i pari konsiderohet i bekuar dhe me mbarësi për vitin.

Gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në Berat, ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, dhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

Dita e Ujit të Bekuar nisi të kremtohej në Shqipëri vetëm pas viteve ’90-të, pasi përgjatë vite të sistemit komunist ajo konsiderohej një festë fetare e ndaluar.

7 komente në “VIDEO/ Festohet dita e Ujit të Bekuar”

  1. KULUFI says:

    Ore fshatare te ndyre!

    Ketu nuk eshte puna kush ja merr shokut me force kryqin,por kush e gjen i pari. ? ? ? ?

    1. Adriatik says:

      Ti thoni atyre idioterve ne lum qe vitin theter sherr per kryqin nuk ka. Nqs do beni sherr ikni festoni me daulle dhe kurban.

  2. Wendy-B says:

    Po Meta a u hodh per te marre kryqin, apo ai eshte i “bekuar” edhe pa kryqin??

  3. fieraku4u says:

    I BEKUAR QOFT KY VIT PER TE GJITHE SHQIPTARET…AMEN

  4. dora says:

    Eshte vecse nje turp,nje idiotizem.

  5. dije says:

    rite paganiste pa lidhje me krishterizmin, po te ishte krishti gjall do ti varte per koqesh bashke me papen dhe priftin per keto lloj idhujtarish te pa paza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje