Bashkia e Tiranës ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të bllokuar dhënien e kredive të buta për të pastrehët, duke argumentuar se është abuzuar me dhënien e këtyre kredive.
Ndërsa qeveria thotë se do ketë një auditim për këtë çështje, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo thotë se vendimi ka prapavijë politike.
“Dua t’ju informoj se që prej 2009, qeveria ka akorduar një kuotë të caktuar në dispozicion të njësive vendore, për të mundësuar kredi të buta për strehimin e familjeve në nevojë apo të reja. Që prej nisjes së këtij procesi, në vitin 2009 e deri tani janë miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës 2045 kredi dhe për këtë është informuar Enti Kombëtar i Banesave, pas çdo miratimi në Këshillin Bashkiak, por prej tyre janë lidhur vetëm 610 kontrata me bankën përkatëse. Informacionin për kontratat e lidhura me bankën e disponon në mënyrë zyrtare dhe periodike Enti Kombëtar i Banesave, nëpërmjet të cilit informohet edhe Bashkia e Tiranës. Pra, efektet financiare të buxhetit të shtetit janë vetëm për 610 kontrata. Çdo aludim tjetër është i pavërtetë dhe një justifikim amatoresk për të bllokuar këtë proces.
Dua gjithashtu t`ju bëj të ditur se aktualisht, vetëm në Bashkinë e Tiranës janë 872 familje që kanë aplikuar për kredi të butë. Një pjesë e dosjeve të plotësuar prej tyre presin miratim në Këshillin Bashkiak dhe pjesa tjetër është në proces shqyrtimi, në bazë të kritereve të përcaktuara qartë në VKM.
Në vend që qeveria të shtonte kuotat, për të përballuar kërkesat e mëdha që ka qyteti i Tiranës për strehim, kryeministri vendos pezullimin e këtij procesi, në një afat të pacaktuar,” tha Bozdo./ep
Sigurisht qe ka prapavije politike perderi sa funksionaret e djeshem kane perfituar gjithe keto vite nga kjo skeme. Shesin shtepite, shpallen te pastrehe, vjelin kredine, dhe interesin bankave te nivelit te dyte ja u paguan shteti dhe taksapaguesit shqiptare, pastaj rifillojne nga e para. Kete pune kane bere shume anetare te PD-se deri me sot rendomte. Nderkohe qe nevojtaret e vetete hidhen nga zyra ne zyre si topa lecke dhe presin me vite qe tjua aprovohet kredia. Ik ore Enno kris bythen !!!
Ka nja grope financiare me prapavije hajduto-tragjiko-politike te lene nga ju.Nuk e di si nuk u rrasin brenda!
O Enno!Ti pranon vete se ke gjendje 1400 kredi te pa levruara,perse ker kon te tjera ? Qeveria ke shume te drejte sepse del qarte abuzimi Perse nuk sqaron ku gjenden kredite e palevruara ? Viktor Hoti
Ky enno me dy n mashtron hapur. Keshilltaret e PS kane votuar kunder dhe kane reaguar fort nje vit me pare per listen e strehimit te paraqitur nga Luli dhe bashkia e tij ku ka qene perfitues familjari i ngushte i Agim Llupos gardisti qe vrau ne 21 Janar, Esmeralda-zedhenesja e Lulit si dhe drejtorat e bashkise bashke me vellezrit dhe motrat e tyre.Keto emra dhe te tjere si keto duhet te hetohen urgjentisht!
*****************************************************************************************
O turi “BOLLDOK” harruat cfare i beri krimineli Sali Bisha, Z.Rama kur ishte kryetar bashkie ? … edhe pse kishte para nuk i dha asgje duke e bllokuar qellimisht … deri sa vuri kryetar “Faqe-Torven” Lulin e Vocel me vendim gjykate dhe aspak me voten e popullit.
******************************************************************************************