Malaria, një tjetër shqiptar që punonte në Guinea mjekohet në QSUT

10 Janar 2014, 10:51Sociale TEMA

Një tjetër shqiptar që punonte në Guinea është kuruar në spitalin infektiv në Tiranë për sëmundjen e malaries.

35- vjeçari nga Vlora pas mjekimit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shefi i repartit infektiv në QSUT, Pëllumb Pipero konfirmon përpjekjet që po bëhen për furnizimin normal me medikamente kundër malarjes. Pak ditë më parë, Pipero u shpreh se Shërbimi i Infektivit po bën të pamundurën që t’i mjekojë këto raste.

“Por ka dy probleme; së pari, baza laboratorike në kohë të malaries (ne këtë e bëjmë mirë, por duhet të jetë më e përgjithshme, më e shpejtë në diagnozë, pasi malaria është sëmundje që nuk pret) dhe së dyti medikamentet malarike, pasi ky shërbim nuk ka asnjë të tillë”.

Viktima e parë, pas 5 dekadash nga sëmundja e malaries u shënua më datën 25 dhjetor. Viktima është Ridvan Kate 41 vjeç nga Vlora, i cili humbi jetën në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në QSUT.

Mjekët raportojnë për 50 raste të trajtuara në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, kryesisht punëtorë shqiptarë sezonalë, që vijnë nga vende të prekura nga kjo sëmundje.

3 komente në “Malaria, një tjetër shqiptar që punonte në Guinea mjekohet në QSUT”

  1. Mexico says:

    Po c’do ne Guinea mos bir? Jane shperndare kudo.

    1. dar says:

      nga halli efendi, ishte per pune.

  2. ajax says:

    ha ha ha ha do te rilndi tv klani
    ha ha ha ha ha
    http://dielli.al/lajme.php?id=32755&k=71

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje