Abuzime me skemën e ndihmës ekonomike, kallëzohen në Prokurori anëtarët e këshillit të komunës

7 Janar 2014, 14:26Sociale TEMA

Shërbimi Social Shtetëror kallëzoi sot në Prokurorinë e Tiranës kryetarin dhe anëtarët e këshillit të komunës Krrabë, si dhe përgjegjësen e Seksionit të Ndihmës Ekonomike dhe të Personave me Aftësi të Kufizuar, për abuzime me skemën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar‏.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë bëri të ditur se nga kontrolli i ushtruar nga auditi i Shërbimit Social Shtetëror ka rezultuar se nga 228 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike në Komunën e Krrabës, 193 prej tyre e kanë përfituar ndihmën ekonomike në shkelje me kriteret e përcaktuara ligjore, mes të cilëve edhe familjet e kryetarit dhe anëtarëve të këshillit të Komunës.

Për periudhën e kontrolluar 9 mujore të vitit 2013, këto shkelje ligjore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit gjithsej një dëm prej 7.124.722 lekë.

“Shkelje të tjera u evidentuan edhe gjatë kontrollit të dosjeve të personave me aftësi të kufizuar, ku rezultoi se nga 52 persona që trajtohen me pagesë paaftësie në komunën e Krrabës, 8 prej tyre e kanë përfituar atë në shkelje të kritereve ligjore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

20 komente në “Abuzime me skemën e ndihmës ekonomike, kallëzohen në Prokurori anëtarët e këshillit të komunës”

  1. Mesuesi says:

    Urgjentisht te vini per kontroll ne Malesine e Madhe.Beni publike me emra ,qe t’i shohin te gjithe.

    1. besnik says:

      Keto njerez duhet te marrin denimin maksimal sepse ata kane vjedhur parate e atyre njerezeve qe nuk kane asnje lloj tjeter te ardhure dhe skane as mundesine qe te punojne. Turp te vjedhesh parate e nje te verberi. Prokuroria duhet te beje detyren dhe ti denoje ashper keta kriminela.

    2. gjyshi says:

      Ka edhe raste te tjera veç komunes se Krrabës,nje situate alarmante perben edhe komuna Paskuqan e jo vetem.E gjithe kjo maskaradë eshte nje ndër te shumtat probleme qe na la “trashëgim” qeveria qe na keqqeverisi per 8 vite.

    3. Keno says:

      cte thuash !!! fjalet jane te kota !! si vjen zor atyre qe kan bere tere keto vite keto vjedhje !! dhe per me teper te vjedhesh ne keto lloj kushtesh me 1 pjese te shoqerise son qe eshte ne nevoj per ate shum parash !! turp tju ! ishalla hani denim maksimal ne burg

    4. maksi says:

      duhet te mblidhet parlamenti dhe te krijoj nje ligje qe keto lloj krimnelesh te ken denim maksimal !! mos te dalin thjeshte me akuza te lehta!! jan kriminele me te pa meshirshem per mendimin tim !! turp

  2. gertjan says:

    Abuzimet me skemen e ndihmes ekonomike jane te shumta dhe hasen gjithkund ne cdo cep te Shqiperise.Puna qe po bejne organet perkatese,duke gjetur shkeljet dhe duke i denuar ato,eshte me te vertete per tu vleresuar.

  3. Tani says:

    Po normale kjo ehste komune e rilindjes socialiste, LSI

  4. Çerri says:

    Kapni ore peshqit e mëdhenj se si këto ke gjysmën e shqiptarëve.

  5. Jemini says:

    Me gjithe keto familje qe trajtohen me ndihme ekonomike dhe ndihme paaftesie, i bie qe gjysma e shqiptareve jane antikapate dhe daun. Fshatra dhe komuna pa fund qe mbahen me parate e buxhetit te shtetit.

    Pse jepet ndihme ekonomike ne Krrabe. Kushtet natyrore jane te mrekullueshme, i ka pa zoti, gjithe vitin diell dhe gjelberim, pse nuk punojne qafirat por presin lemoshe ???

  6. Marin Barleti says:

    Të gjithë shkelësit, të paguajnë deri më një paratë e marra padrejtësisht e në shkelje të ligjit!

  7. Gezimi says:

    Oh sa komuna kan abuzuar jo vetem me ndihmen ekonomike, por dhe me tokat! Silluni rreth komunes se Krrabes, dhe zbrisni ne Berzhite, Farke e Petrele, dhe do gjeni plot xhevahire te kesaj natyre! Kryetaret e komunave jane bere pasaniket me te medhenj te ketij vendi, vetem hetojini e do e besoni! Vetem burgu, do ishte vendi me i pershtateshem per ta, por, kush do i coje atje? Jetojme ne Shqiperi!

  8. Demokrati says:

    Abuzume te jashtezakonshne ne Malesine e Madhe,jo vetem me ndihmen ekonomike ,por edhe me rregjistrimin e tokave.Nen hijen e mos veprimit te ligjit 7501,disa kryetar komunash,apo pseudokuadro kane rregjistruar,shitur etj.jo vetem tokat e pronareve qytetare por edhe te bashkefshatareve te tyre.Te verifikohet hipoteka e Koplikut,ku fshataret nuk kane patur mundesi te hipotekojne tokat e tyre.I shfrytezojne tash 23 vite tokat e tyre,por te rregjistruar asnje,ndofta ne hipoteke jane tjetersuar ….. Deri kur keshtu ?!?!………..

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Fondet per qarkun e Shkodres,duhet te kontrollohen,sepse abuzimet jane skandaloze !

  10. vullkani says:

    Po te kontrolloni shperndarjen e ndimes ekonomike do te gjeni vjedhje marramendese, shteti duhet te ushtroj kontroll te rrept dhe ju siguroj qe me aq lek sa jan harxhuar per ndimen ekonomike,po ti jepet ndim vetem atyre qe e meritojn, jam i sigurt se ndima ekonomike ngrihet deri ne njiqind e pesedhjet mij lek dhe ulet ne menyr drastike niveli varferis ne vend.

  11. latif says:

    Te gjitha komunat duhet te kalojne ne siten e kontrollit te shtetit . Shefat e korupsionit jane kryetaret e komunave.Vetem per fushaten e vitit qe kaloi ndihmat ekonomike jane coptuar per te shperblyer militantet e PD.Reforma eshte e domosdoshme ne pushtetin vendor sa me pak kryetare komunash aq me pak korupsion do te kete.

  12. gege says:

    Te mos futen ne burg ata qe kane shpordorhar detyren por tu konfiskohet pasuria dhe tu shperndahet atyre qe ju takon. Pse ne te paguajme per ata ne burgje?

  13. Jonuz Kola says:

    Kapni kryetaret e Komunave dhe mos u merrni me ciraket e tyre nese e keni seriozisht. Kallexoni ata ne prokurori se lat nam duke u marre me bishtin!

  14. LAKU says:

    Po emer ka ky krietari komunes apo nuk doni ti prishni reputacionin e mire qe ka.SHTET LESHI

  15. Berati-Gjermani says:

    Turp tju vij mor legena haleje.Si nuk mbyteni ne shurren tuaj more idiote qe vidhni ndihmen sociale.Turp per ju e turp per shtetin edhe zgjedhesit tuaj i turperoni more krimba.Ju e keni treguar se kush jeni nuk do koment.Nese ka pak dinjitet kryetari i komunes me boshbozuket e vet te bejne menjehere doreheqje dhe organet e drejtesise duhet te veprojne me shpejtesi dhe drejtesi per keta vampire parashe.Keta letyra nuk duhet kurre te punojne ne administrata shteterore.Deri para 23 Qershorit keto kerma e kane pasur te lehte vjedhjen se askush nuk eshte mare me ta …Kush do te merej kryehajdutet Saliste nuk meren me krimba te vegjel se mereshin me prehen e tyre.Poshte kjorrace e qelbur hajdutesh.Te vjen turp ta shkruash por jemi rrace hajdutesh dhe genjeshtaresh ….Shqiptaret genjejne e mashtrojne dhe kete e bejne pa pike turpi .Tani eshte dhe vjedhia masive e veshur me pushtet nje turp kombetar.Qurrashe keshtu doni te hyni ne Europe? Turp kermat e historise .

  16. un says:

    po pse mor a ne komunat per rret skodres jan pak po don i gjejn po nuk dojn njof njerz si marrin 4 pensione ne nje famile

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje