Shërbimi social merr në mbrojtje 13- vjeçaren e përdhunuar nga i ati

12 Janar 2014, 11:24Sociale TEMA

Dy ditë pasi denoncoi të atin për përdhunim, 13-vjeçarja nga Lushnja është marrë në mbrojtje nga Shërbimi Social Rajonal. Ky shërbim në bashkëpunim edhe me autoritet vendore po hartojnë një plan afatgjatë për ta ndihmuar dhe për t`u kujdesur për të miturën.

Vajza e mitur, shoqëruar nga gjyshi ka rrëfyer në komisariatin e Lushnjes historinë tronditëse që ka nisur nëntorin e vitit të shkuar.  13-vjeçarja thotë se nën kërcënimin e thikës,  i ati i saj Bashkim Leka e ka përdhunuar ndërsa e ka paralajmëruar se do ta vriste nëse ajo tregonte. Babai e ka përdhunuar të bijën për herë të dytë në muajin dhjetor, duke i kujtuar sërish kërcënimin me vdekje. Po tmerret e vajzës së mitur nuk janë mbyllur me kaq, pasi edhe 3 të rinj të fshatit Lekaj, kanë abuzuar seksualisht me të. Ndërsa ekspertiza mjekoligjore ka vërtetuar deklaratat e të miturës, vetë vajza ka kërkuar ndihmën e shtetit për të shpëtuar nga duart e babait mostër. Deklarimet e saj janë mbështetur edhe nga gjyshi i minorenes, i cili është dhe babai i Bashkim Lekës. Ai është shprehur se nuk ka mundur të mbrojë dot mbesën, pasi ka qenë edhe vetë viktimë e dhunës së të birit. Pas këtij rrëfimi të pazakontë, policia e Lushnjes ka prangosur Bashkim Lekën, por edhe tre dhunuesit e tjerë të 13-vjeçares: Bertol Leka 26-vjeç, Fatjon Gashi 24 vjeç dhe minorenin A. Leka 14 vjeç, që të tre banues në fshatin Lekaj.

12 komente në “Shërbimi social merr në mbrojtje 13- vjeçaren e përdhunuar nga i ati”

  1. arsen says:

    Nje ekspertize mjeko-ligjore dhe nje psikologjik, do e sqaronte me mire se me cfare njerzish kemi te bejme.
    Kontktet sekeule edhe me persona te tjere, nuk e lejne pa faj te mituren.
    Mos harojme se puberteti i hershem, shenjat e ninfomanise, etj etj..mund te fajsojne edhe vajzen.
    Sidomeqen, rezultati dhe shkaku..jane… VARFERIA EKSTREME

    1. tik says:

      Psikopatët pedofilë si puna jote e nxjerrin gjithmonë kokën!

      Prandaj ndodhin gjëra të tilla, sepse ekzistojnë idiotë, injorantë, të degjeneruar që akuzojnë një fëmijë se paska joshur të atin !!!

      1. arsen says:

        Zaten u bone ca si puna jote me komputer e japin ndonji menim.

  2. sAVO dUKATI says:

    O popull i Lushnjës. I vrisni plehrat dhe i hidhni në ujrat e zeza

  3. lola says:

    kafshe, kafshe sa ndyresira paska pasur ky vend ?????????????

  4. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Eshte per tu pergezuar nisma dhe organet kompetente keshtu duhet te veprojne por me kujtohet ajo shprehja “me nji lulu svjen pranvera”
    Po me ato dy voglushat qe pane me sy vrasjen e prinderve ne Gjonomadh te Korces cfare po behet?

  5. GopNgrenesi says:

    Varini ne litar monstrat

  6. agostin says:

    Me ne fund sherbimi social pasi ajo femij u denigrua perfundimisht me ze dhe figur ka vendosur ta “ndihmoj” ! Po masmedja a do mbaj pergjejsi apo don te perfitoj dhe nga femijet? Krim ne Vlor ,krim ne Korçe,krim ne Librazzhd ,krim ne Lushnje krime nga me mostruoze ,po per çudi se ka faijn Kanuni dhe “shpellaret” ,prandaj krimi ka emrin krim dhe jo krahine .Shpresoj qe keto lloj masakrash te jen nje mesim dhe per”shpellaret”qe sulmojne “shpellaret”.Nqs ke te drejt te shkruash çfar mendon ,atehere prano dhe çfar mendojn te tjeret per ty.

  7. Gjithcka ndodh ne nji vend jane produkt i asaj shoqerie .
    Nqs ke monstra e putana ne udheheqje te shtetit ,sduhet te cuditemi sot aspak perse perballemi me krime te tilla ne familje .
    ka shume studime e projekte mbi shqiptaret ana psikologjike e tyre gjendja aktuale le shume per te deshiruar ajo i afrohet popullit te indise per nga krimet e bera dhe incesteve .
    Njeriu, secili nga ne sot , eshte reaxion i asaj shoqerie qe e rrethon .
    Nder shqiptare sot mbizoteron mashtrimi,pabesia ,pafytresia,kurveria jo vetem ajo morale por cfar eshte me e pabesushmja ,ajo shpirterore ! Ne komunikme virtuale ne net etj forume jane arritur te dhena nga me poshteruset per karakterin e shqiptareve ,gje e cila perben nji problem serioz ne ate shoqeri. Mjerishte ne ate vend nuk exziston asnji vler e vertet e trasheguar nga e kaluara ,asnji vler e nji njeriu dinjitoz e te civilizuar . Aty funxionon vetem dhuna mentale e cila perben Trendy-n ne ate vend ,dhe paraja e cila ka dhjer mbi cdo njeri e vler .Ne ate vend mjerisht ,gjithcka eshte fallso .Nji realitet i cili ska asgje te ngjashme me boten ku bejme pjes.

  8. iluministi says:

    Per ARSENIN qe ka nje gjykim absurd, mosha e e vajzes e shfaqeson ate nga cdo paragjykim idiot si ky i yti

  9. agostin says:

    Z. Arsen Lupen ;thua se ekspertet mjeko ligjore mund ta nxjerrin fajtore vajzen e perdhunuar nga disa monstra ,dhe ke te drejte gjersa eksistojne ekspert pedofila si lloj i jot, gjithçka pritet gjersa ne egersira ka vajtor gjykimi

  10. eisa says:

    Arsen po gjykon shum keq ate vajz .Ajo vajz esht ritur na gjyshi kush i foli ose e mesoi ,Baban e ka pasur moster cdo gje e ka ber si loder pa vete dije se cfar ben epe ne cfar gjendie jetonin epe si fliste ,jo sikur asaj i ishte bere nje e keqe po sikur tregonte nje histori te degjuar ekjo vien na pa dituria Po ajo nene e saj si e la ate femij si sumendua nje her ,se akishte nevoj ajo vajz per te ai baba do vrar dhe atyre te tierve tu jepet denim i rept qe abuzojn ne kete menyr qe vte marin vesh te tieret ,aeshikoni ne cgjendie jemi katandisur si vent mier ce bres po ritet dhe mjer ku po vemi cdo dit vetem ndonje histori degjojm .me vjen keq per ate plak qe qante ashtu se duronte turpin e te birit dot .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje