Autobusi i qeverisë për në Prizren, me gjobë të papaguar

14 Janar 2014, 08:51Sociale TEMA

Autobusi me të cilin kryeministri, Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar udhëtuan drejt Prizrenit në datën 11 janar rezulton i gjobitur nga Policia Rrugore me 2.000 lekë për kundravajtjen “tejkalim shpejtësie”.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht në portalin online të Policisë së Shtetit falë një kërkimi automatik për të dhënat e autobusit me targë TR 4265 T dhe numër shasie VNESFR21000000009, ku rezulton se kjo gjobë nuk është paguar ende.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri me anë të një postimi në rrjetin social të “Facebook”-ut njoftoi në datën 1 dhjetor 2013 se “debitorët me gjoba pa shlyer, do dalin jashtë kufijve të Shqipërisë vetëm pas shlyerjes së plotë të gjobave”.

Në përgjigje të menjëhershme të këtij qëndrimi u formulua brenda 24 orëve edhe urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, në pikën 1 të të cilit sanksionohet mes të tjerash se “në pikat e kalimit kufitar të verifikohen të gjitha mjetet dhe drejtuesit e tyre që dalin nga Republika e Shqipërisë, për detyrime të pashlyera ndaj Policisë së Shtetit, gjoba të vendosura dhe për të cilat ka kaluar afati i parashikuar në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”.

“Pas verifikimeve të kryera sipas proçedurave standarte për daljen e shtetasve dhe automjeteve, drejtuesit e mjeteve të konstatuar debitorë do të paguajnë detyrimet e pashlyera ndaj Policisë së Shtetit për të vazhduar udhëtimin jashtë vendit”, vijon më tej udhëzimi i Didit për të gjitha pikat e kalimit kufitar. Por në rastin e autobusit “qeveritar” me targë TR 4265 T ky urdhër nuk u zbatua. Së pari sepse i gjithë kabineti “Rama” udhëtoi normalisht drejt Prizrenit pa u penguar në kufi me Kosovën. E së dyti sepse kjo konfirmohet lehtësisht në sistemin online të Policisë së Shtetit ku ky mjet rezulton ende me gjobë të papaguar. 

Të kontaktuar  nga “GSh” burime të larta zyrtare të Policisë së Shtetit pohuan se “autobusi me të cilin udhëtonte e gjithë qeveria ‘Rama’ e kaloi kufirin Shqipëri-Kosovë pa e paguar gjobën”. Por në funksion të këtij qëndrimi saktësuan se “në rastin konkret nuk është shkelur urdhri i ministrit Tahiri, pasi në kufi me Kosovën ka vetëm një kontroll dhe ai realizohet nga pala kosovare. Ndryshe nga kufijtë e tjerë ku ka kontroll të dyfishtë, në dalje të kufirit me Kosovën kontrolli i automjeteve realizohet vetëm në një pikë, nga pala kosovare. Ndërkohë, në hyrje, pra nga Kosova në Shqipëri, të gjitha automjetet kontrollohen nga policia shqiptare”.

Fakt është se gjoba nuk është paguar ende.

12 komente në “Autobusi i qeverisë për në Prizren, me gjobë të papaguar”

  1. majlo says:

    po kerkoni gjilperen ne kashte,vazhdo o tare germo se qenin e ngordhur do te gjeni!

    1. ALpini says:

      Beni si them une e mos beni si bej une.

  2. xhixhi says:

    ky eshte budallik me kg.pala shqiptare nuk kontrollon automjetet ne dalje me Kosoven,
    Gazetare kur doni te krijoni lajm verifikojeni njehere situaten pastaj shkruani
    Une personalisht kam kaluar doganen me Kosoven me gjobe te papaguar

  3. beso says:

    besoj se duhej ndaluar autobusi,te zbritej qeveria dhe te ikte ne Prizren me mjete te rastit,mbase me furgone….tamam po kerkoni qimen ne kashte.Madje urdhri qe te mos lejohen te dalin makinat qe s’kane paguar gjoben me duket drastik;ka nje mije menyra si ta kapesh drejtuesin dhe kot nuk eshte shpiku kamata.Mua me do qejfi ose e kam mundesine ta paguaj pas nje viti,pune per mua se kushton kamata.

  4. Eri says:

    Ti xhixhi i e bej xhixhin militant i rendomte partiak se ju me larg se dje nuk me lane per te kaluar ne Kosove pa paguar nje gjobe ku as vete se dija. Militantet e rendomte partiak kane hyre ne policine e shtetit dhe vetem shenojne targat e makinave sa po ti kalon dhe i firmosin vete ose shpikin ate teorine refuzoj te firmoste qe gjoba te duket e vlefshme.

    1. xhixhi says:

      erushka nqs ke gjobe dhe te kane ndaluar mire ta kane bere,po shihe gjoben ne c’date e ke se ndoshta nuk ke pasur makine fare ne ate date,se me gjoba 600 lekshe kot jemi ngopur ne kohen e salehut

  5. pergjegjesia says:

    E tmerrshme edhe kete e kane bere.Jane kriminel,kriptokomuniste,neobllokmene,legene (Sali Berisha)

  6. MESUESI says:

    Naj udhetonte me helikopter SALIU ,se kishte frike se mos udhetonte me shofer qe nuk kishte paguar gjoben.Madje edhe per makinen e tij nuk kishte besim se kishte paguar gjobat apojo. Kur institucinet nuk paguanin uje e drita ,pune e madhe se nuk paguheshin gjobat e MULIT.

  7. Ai Burri says:

    Problemi eshte se kur pagon gjoben, ajo do disa dite te dale ne sistem online.
    Nuk them qe ky eshte rasti, por mua me ka ndodhur qe gjoben e pagova dhe online rezultoja per disa dite si debitor.
    BOOOO.

  8. SHIU says:

    ky kryeartikull per mua ska lidhje fare qe nxierin KRYEMINISTRIT duke zbritur nga autobuzi dhe ven kte diçitur,kryeministri nuk kontrollon dokumentat e mjeteve,ne qoftese ka pa paguar gjobat autobuzi, meruni me shoferin,se te mendosh se ktu me kte gje qesharake esht perzier kryeministri duhet te shofim ku kerkon te dali ky person qe ben kte shkrim,se kryeministri dhe qeveria nuk kan interes te bejn allishverish ordiner kur leket e mjetit paguhen me leket e shtetit se kan vajtur per pun dhe jo me leket e xhepit.

  9. tini says:

    po mire kur doli po kur hyri a nuk e ndaloi policia dhe ti merte dokumentet sic na e ben ne te tjereve? apo si puna e hoxhes ky, BENI SI THEM UNE E MOS BENI SI BEJ UNE, pra ky qenka shteti ligjor? edhe saliu kur e mori thoshte ME DUAR TE PASTRA dhe na doli me duar zhul, edhe ky po njesoj duket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje