Propozimi/ Brenda janarit bileta e autobusit 70 lekë, aboneja 2400 lekë

12 Janar 2014, 14:40Sociale TEMA

Shoqata e Transportit Urban nuk tërhiqet nga kërkesa për rritjen e çmimit të biletave.

Ajo bën me dije se brenda janarit, bileta e autobusit do të bëhet 70 lekë, ndërkohë që një abone mujore do të kushtojë 2400 lekë të reja.

Shoqata kërkon që qeveria të subvencionojë kompanitë e transportit, në mënyrë që të mos merren këto masa.

Por, edhe nëse qeveria vendos të subvencionojë kompanitë, shoqata shprehet se bileta e autobusit do të rritet. Në këtë rast ajo do të shkonte në 50 lekë.

Në rast se qeveria nuk lejon rritjen e çmimit të biletave, përfaqësuesit e shoqatës thonë se nuk është çudi që në të ardhmen të mos ketë fare shërbim urbani.

Por, qytetarët e kundërshtojnë fort rritjen e çmimit të biletës së autobusit, pasi për ta do të ishte një kosto shumë e lartë.

19 komente në “Propozimi/ Brenda janarit bileta e autobusit 70 lekë, aboneja 2400 lekë”

  1. rinia says:

    dhe perfundimi mbas nje zenke disa mujore prap populli do ta haj

    1. skerdi says:

      te heqin gjysmat e autobuseve (se bashku me gjysmen e fatorineve dhe te shofereve) dhe autobusat te hecin dyfish me shpejt,,, edhe njerezit do arrinin 2-fish me shpejt ne destinacion edhe kostot e kompanive do te uleshin…

      p.s.
      300 lek bileta eshte pak si shume e lire per te mbajtur transportin urban, po dhe varferia ketu eshte ekstreme,,, keshtu qe pergjysmimi i autobuseve eshte menyra me e mire,,, keshtu s´do mund te bejne me bllof “kompanite” e transportit, nqs e kane bllof

  2. ortes says:

    O Edi Rama!!
    Duan te te provokojne ty ne interes te Sali Berishes,qe te acarojne me popullin!!!
    Lete shpallin FALIMENTIN dhe LEJOJE TE LIRE SHERBIMIN URBAN ME TE GJITHA MJETET MOTORRIKE!!!

  3. adi_köln says:

    Hiqjani licenzen pisave…

    1. Qari says:

      Jemi i vetmi vend me 30 leke bileten e trasportit urban .
      Pra 20 cent/€ . As nje qytet a kryeqytet ne rajon ose ne europ nuk i ka .
      Eshte tallese ai cmim . Nderko nafta taksat licenca jan rite shume here ,
      Kurse cmimi ri ne vend e numero .

      1. O qari po sa e ka rrogen nje europian,e di ti???ca je ti qe tu dhimskan ato???

  4. Treviso says:

    Mafja e transportit urban po i ben presion qeverise dhe popullit. Ne asnje menure te mos rritet çmimi i biletes dhe i abonese me keto kushte qe ka ky transport. Me kete sherbim urban qe ofroni ju mafjoze, do ishte me mire te mos kishte sherbim urban prej jush. Duke mos pasur sherbim urban prej jush, nuk do te kete as hajdute xhepash, nuk dotekete as pisllek neper autobuze. Do ti beni ndere qytetareve, edhenjehere qytetareve te Tiranes dhe jo emigrandeve te pakulturuar.

  5. Xha sulua says:

    Kan vdek shqiptaret rriteni sa tu doje [email protected]@i motrave tuaja
    Kjo shqiperi per dobicat eshte

  6. No Partiak - No Party. says:

    Liberalizoni licensat. Shembulli me i mire eshte ai i linjave interurbane si psh durres tirane ku 40 km pershkohen me autobus per 130 leke.

  7. arsen says:

    Pak e kane shqipetaret!
    Benzina per 2-3 vjet ishte 110 u bo 200 lek
    Autobuzet nga 200-300
    Megjithse cmimet ngrihen, SHQIPTARET HAPEN BYTHESH ME LEKET E EMIGRANTEVE
    BREDHIN ME MAKINA PER QEJF E ME PI KAFE.
    Popull koti.
    DURONI EDHE PAK!

  8. POLUKSI says:

    Rritja e cmimeve do jete totale gjithandej sepse u rrit nga qeveria akciza e naftes. Keshtu rritet dhe mireqenia jone qe eshte prioritet i kesaj qeverie e sidomos e ministrit te Mireqenies Erion Velia dhe shefit te tij rilindasit Rama.

  9. wickedgame says:

    duroni dhe pak o te uruar sa te bej luljeta tramin

  10. Korporate Korrupte says:

    Gjithkush e njeh parimin: Me sherbe, qe te paguaj!

    Sherbimi urban eshte per faqe te zeze, shoferi ndalon ku dhe kur t’i doje bitha, nuk e kane care anjehere koken te vendosin nje orar qarkullimi, ndalesa te gjata te panevojshme neper stacione.

    Ajo cfare duan keta eshte marrja e masave te rrepta ndeshkimore per abuzim dhe mosvenie te orareve te qarkullimit te autobuzeve neper stacione. Eshte e drejta e cdo pasagjeri te dije se ku mund te informohet per orarin e nisjeve te mjeteve te transportit urban.

    Biletat pasagjeri duhet t’i bleje ne pika te caktuara qe mund te kontrollohen lehtesisht nga punonjesit e zyres se tatimeve. Faturinove te autobuzeve duhet t’u hiqet e drejta e “prerjes se biletave me para ne dore”, atyre edhe nese “duhet patjeter” te punesohen, duhet t’u hiqet e drejta e pajisjes se pasagjereve me bileta dhe t’u lihet vetem e drejta e kontrollit.

    Si eshte e mundur qe nuk ka asnje agjenci per sherbimet e transportit urban?
    Si ka mundesi brenda autobuzeve dhe ne cdo stacion nuk vihen automate biletash?

    Ketyre pyetjeve t’u jape shpjegim ShTU-ja dhe pastaj te kerkoje ngritjen me mbi 200% te cmimit te biletes se qarkullimit.

    Ku eshte pare e degjuar nje rritje e tille? Nese ne vende te tjera behen rritje cmimesh (dhe keto me 2-3%) ato duhet te justifikohen dhe pasi te jepen aresye bindese ato dhe mund te aprovohen. Bileta duhet te jete ne perpjestim te drejte me rrogat e punetoreve. Cmimi 30o leke perben nje rritje me 100% ne krahasim me vitet ’90. Rrogat nuk kane pasur nje rritje te tille. Per kete aresye une mendoj dhe jam i bindur se cmimi aktual eshte i larte dhe s’do te shte keq qe te ulej. Se kjo do te bente qe te qendronin ne treg vetem ato shoqata qe vertet nuk duan te pasurohen ne kurriz te taksapaguesve. Pike!

  11. sh-p says:

    Ne vend qi me ba presion qiveria, ban presjon shoqata e leckamanve.

  12. Cun tirone says:

    Ketij mileti jo 700 po 1700 bojani se majn kta.

  13. Hecni ne kembe se ju ben mire e dini qe jeni shendoshur shume,cfare kerkoni nga Edi Rama ai u ka dhene eskluzivitetin dmth MONOPOLIN kapterrit FERDINAND IBRAHIMI UNAZE,,Alba Trans TIRANE E RE,NDERSA LULZIME BASHA LICENCEN MONOPOL SHEGA TRANS KINOSTUDIO KOMBINAT. Keta jane mesuar te fitojne 4 deri 5 milione euro ne vit 100.000 eu sa fitohet ne France,Angli,Belgjike nuk u hyn ne sy.LIBERALIZIM TREGU URGJENT ME KALE GOMOR, BICIKLETE ME TRE RROTA SI NE INDI, TRICIKEL,FURGON E KU TA DI UNE PO JO VETEM KETU NE TE GJITHE VEPRIMTARINE EKONOMIKE LIBERALIZIM SI NE USA NE TE KUNDERT MJERIM VARFERIM=REVOLUCION.

  14. shvejk says:

    Le ta kthejne ne ndermarje shteterore transportin publik.Bashkia po e perdor si mjet presioni ndaj shtetit.Nuk ka pse te paguajne qytetaret tekat e mafjes se trasportit urban. Nuk u japin bileta pasagjereve, nuk respektojne oraret, nuk mbajne higjene,nuk i sigurojne pasagjeret nga vjedhjet ,shkurt nuk respektojne kontraten qe kane me shtetin. Atehere shteti ka te gjithe te drejten ta nderpresi kte kontrate.

  15. A says:

    Deri tani qeveri qendrore dhe qeveri lokale rrumpalle. Dalin disa firma private autobusash, vetem sherbim nuk bejne, por vetem crregullim sjallin dhe duke mbushur autobusat jashte kapacitetit, me shpejtesi 4 km/ore. Me shpejt hecen kembesori.
    BILETA para vitit 1990 ka qene 3 lek te vjetra, pastaj u ndryshua vleresimi i LEKUT ku 1 lek u be 10 lek. Ne kete rast bileta e autobusit urban nga 3 lek duhet te behej 30 lek, por realisht u be 300 lek te vjetra. Kur pagat dhe rrogat nuk u rriten 1 me 100-te.
    Prandaj si do zgjidhin problemin e autobuzave urban qeveria qendrore dhe qeveria lokale ta mendojne mire, se si shume po i mashtrojne shqiptare. Ne qoftese nuk jane ne gjendje firmat private te vazhdojne punen, atehere shteti te anulloje luicensat dhe ta mari nen drejtimin e vet si qeveri. SE edhe ne vendet me te zhvilluara shume aktivitete dhe sherbime jane publike, shtetrore. Si qeverise qendrore me Edi Ramen, si qeverise lokale te Tiranes me Lul Bashen ne krye dhe firmave private te urbanit si shume po ja hidhni bythes me Ferdinand Brahimin ne krye. Te shohim sa do te jeni ne gjendje ta beni. I bej thirrje EDI RAMES te veproje sa nuk eshte vone, se pastaj …?!

  16. Vera says:

    Do lulëzojë shërbimi me furgona pa licenca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje