Skema e re e pensioneve, më shumë kontribut për pension më të lartë

13 Janar 2014, 16:10Sociale TEMA

Themistokli Luarasi ka 20 vjet që nuk derdh sigurime shoqërore. Me skemën e re të pensioneve ai do të përfitojë një pagese minimale, që do të cilësohet pension social dhe do të ketë një vlere të përafërt me ndihmën sociale. Ndërsa Amada Kalaj ende nuk ka bërë asnjë ditë punë. Personat si ajo që nuk do të derdhin asnjë kontribut në shtet gjatë jetës së tyre, nuk do të përfitojnë pension, por vetëm ndihmë, raporton Vizion Plus.

Enkelejd Musabelliu, këshilltar në Ministrisë e Mirëqenies Sociale, ka sqaruar për mediat propozimin për skemën e re të pensioneve. Aktualisht shqiptaret paguajnë 21.6% te pagës sigurime shoqërore, por me tavanin e pagesës prej 75 mijë lekë, pavarësisht sa e kanë rrogën.

Me skemën e re, sigurimet mund të jene të përshkallëzuara dhe pensioni do të përllogaritet me një formulë që bazohet në masën e kontributeve të derdhura. Pensioni minimal sot është 12 mijë lekë, ndërsa maksimali 24 mijë lekë. Skema e re synon rishpërndarje të pagesës së pleqërisë. Deficiti i skemës aktuale ka shkuar në 42 miliardë lekë. Skema e re është ende në faze propozimi ndaj nuk ka shifra të sakta për masën e kontributeve. Ajo pritet të miratohet deri në korrik të këtij viti.

5 komente në “Skema e re e pensioneve, më shumë kontribut për pension më të lartë”

  1. pencionisti says:

    Ishalla nuk na e lujn pencionin deri sa te vdesim!

    http://goo.gl/qgAwbJ

  2. Defi City says:

    Deficiti na paska shkuar ne 42 miliarde leke, edhe pse pensionistet kane nje jete qe marrin pensione qesharake nga me te ultat ne Evrope?

    Ne artikull na sillen si shembull qellimshem vetem nja dy tipa dembelesh kafenesh, qe nuk e kane care koken as per pune dhe as per te paguar sigurimet shoqerore. A thua se te tille jane te gjithe. Jo, pensionistet e sotem kane qene gati te gjithe te punesuar dhe kane qene te detyruar te derdhnin rregullisht kuotat e sigurimeve shoqerore per mbi 50 vjet rresht. Edhe pse arka po te ishte menaxhuar mire duhej te ishte e mbushur mire, ajo per fat te keq ka degjeneruar si mos me keq, per te mos thene qe “e kane pjerdhur”.

    Kesaj i thone te punosh gjithe jeten e te kontribosh rregullisht dhe ne fund te te japin nje kothere buke sa per te mbajtur frymen gjalle.

    Eshte e nevojshme te behen sa me shpejt qe te jete e mundur reforma ne sistem. Te behen reforma per te rritur mireqenien e pensionisteve te shkrete, dhe jo per te fryre gabzheret e taksidareve.

  3. Leone-53 says:

    Edhe te ashtuquajturin “pension social” do ta quaja te padrejt.
    Keshtu do te perfitojne hajdutet si gjithmone ne kurriz te popullit sepse ate lek qe do çoj shteti per keto te ashtuquajtura ku do i gjej?
    Veç do taksoj te ndershmin!
    Kush derdh kontributet te mar ato qe derdh te tjeret ti bejne mire llogarite e jetes qe tani sa kane fuqine dhe mendjen ne vend.
    Ska pse shteti te ver “dore” gjithmone tek i ndershmi sepse keshtu stimulohet i pandershmi!

  4. Nino says:

    Pensioni i pleqerise 14500 leke mbeti…. dhe kur ke punuar mbi 40 vjet e ke paguar sig.shoq. per cdo muaj rregullisht.
    A do te rregullohet puna e pensioneve se keshtu eshte skandal- turp – me te diskriminuarit – me te varferit jan ata qe punuan nuk ndejten asnje dite pa pune – nuk bene dy dite pushim por vetem te djelen …. nuk bene kaq festa pushim ….. u tall Qeveria me 400 leke rritje pensioni …… A shikoni pensionise ne kafe ?! po ka vetem te rinj – pensionistet jan ulur ne lulushte .

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    kolona zero,ajo qe paguan pensione,per punonjesit qe nuk kane derdhur kontribute,nuk duhet te funksionoj fillimisht,deri sa pagesa te behet edukate pagesa e kontributit.
    Nga 92 deri tani.shume punonjes kane marre pagesa te majme,por nuk kane menduar per tu siguruar.
    Sot e kesaj dite,mjafte te punesuar,nuk sigurohen nga pronaret.Shteti ben seir,dhe tani kerkon ti paguaj.
    Shteti nuk duhet te lejoj asnje pronar,pa siguruar punonjesit.
    Me keto mendesi nuk ndertohet skeme e qendrushme dhe rezultative per pensionet.
    Vetem me interesat e kontributeve 50 vjecare,cdo njeri do jetonte,shume here me mire se te derthte kontribute.Tek ne do preferojne te derdhin ne depozita personale ,prane bankave,sepse shteti do ti paguaj me pension social.Do sigurojne dy pensione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje