Çudi shqiptare/ Bashkia e Bajram Currit, tender 600 lekë për të vrarë një... qen

13 Janar 2014, 09:04Sociale TEMA

Bashkia e Bajram Currit ka shpallur tenderin më të pazakontë sa i përket jo vetëm vlerës së ulët, por edhe objektit të veçantë: 600 lekë për të vrarë një qen rrugaç.

Prokurimi publik, që pritet të shkaktojë reagim të fortë nga shoqatat e mbrojtjes së kafshëve, është shpallur në 20 nëntor 2013.

Katër janë specifikimet teknike të tij: “vrasja të kryhet me armë gjahu, të realizohet klorifikimi i vendit të vrasjes, të realizohet transporti e hapja e gropës 3 metra të thellë, mbylljen e saj dhe klorifikimin e vendit të groposjes”.

Rreth dy vite më parë, aktorja franceze me famë botërore, Brixhid Bardo, në cilësinë e Presidentes së fondacionit botëror për mbrojtjen e kafshëve, i dërgoi një letër kryebashkiakut të Prrenjasit, Bajazit Karriqi, ku i kërkonte t’i jepte fund vrasjes së qenve rrugaçë.

Siç bën me dije “GSH”, në vitin që lamë pas, Bashkia e Bajram Currit nuk rezulton institucioni i vetëm me shpallje prokurimesh publike të natyrave jo të zakonshme.

Nga një hulumtim i thjeshtë në portalin online të Agjencisë së Prokurimeve Publike rezulton se në datën 27 dhjetor 2013, Bashkia e Beratit ka ftuar operatorët ekonomikë të japin ofertat e tyre për blerjen e pesë buqetave me lule natyrale për ceremoninë e shpalljes së njeriut të vitit 2013 me vlerë totale 7500 lekë.

Ndërkohë që në 17 tetor 2013 Universiteti i Arteve ka shpallur tenderin “drekë për 3 persona” me fond limit 5 mijë lekë.

19 komente në “Çudi shqiptare/ Bashkia e Bajram Currit, tender 600 lekë për të vrarë një… qen”

  1. -..po mbase ka me shume qen sesa..

    1. ervisi says:

      Keta njerez jane bere me keq se kafshet

  2. Argita_B says:

    Qe duhet transparence ne perdorimit e buxheteve te qeverise qendrore apo vendore kjo eshte diçka qe nuk do shume mend dhe le pak vend per diskutim. Proçedura e tenderimit ka per qellim qe ti japi mundesine tenderuesit per te gjetur oferten me te mire, te aplikoje transparencen e duhur ne menyre qe te favorizoje konkurencen dhe transparencen per perdorimin e fondeve publike, pra tenderuesi te dali i perfituar nga proçedura.
    Po kur flitet per blerje te disa buqetash lule apo vrasjen e nje qeni dhe proçedohet me tenderim, kjo jo vetem qe nuk i sherben tenderuesit po e demton ate!
    Sa kohe do te kalohet per te pergatitur dokumentat, te zhvillohen proçedurat, te shqyrtohen ofertat dhe me ne fund te shpallet fituesi, e gjitha kjo pune vetem per nje shume prej 600 lekesh!!!!
    Kjo quhet “no sens” dhe shperdorim i parase publike!
    Nese nje kryetar bashkie nuk ka me te drejten te bleje 5 buqeta me lule apo te hedhi firmen per nje blerje prej 600 lekesh atehere si mund ti besohet pushteti per te udhehequr nje qytet dhe te projektoje te ardhmen e ketij qyteti!
    Ky eshte thjesht nje absurditet dhe regresion qe nuk ka lidhje me demokracine pasi dopinohet nga burokracia e jo nga pragmatizmi dhe “bon sens”.

  3. Xhelal Mziu says:

    Mos jane ne dijeni se se shpejti vete Berisha per vizite atje dhe me 600 lek e heqin duke i kursyer taksapaguesve miliona leke ushqim burgu

  4. Cun tirone says:

    pse cuditeni ne tirane ne 1994 bashkia jepte 5000 leke te vjetra per ate qe sillet 1 koke te qenve , po pastaj u ndalua kjo metode se filluan te ankohen shoqatat e kafsheve.

  5. Stefan H says:

    Keto tendere jane qesharake. Egziston nje minimum ku nuk eshte nevoja te behen tendera te tilla qe harxhojne kohe kot se koti per gjera te thjeshta

  6. Kacaki Junior says:

    Qeni i shkrete, sa gjynaf po m´vjen.

  7. Gezimi says:

    Pse cudite me te medha vijne nga Tropoja?

  8. Nallbani says:

    Une banoje ne Junik dhe shpesh vizitoj qytetin e Bajram Currit, rruga bie perbrije Vicidolit, bile kulla e Salithit shihet nga kjo rruge, me duket se kete qenin e kam pa ne oborrin e kesaje kulle, ndoshta oshte qeni i Salihit!

  9. Orjona says:

    Cilat jane kushtet e tenderit. Duhet te jesh biznes i madha po i vogel?
    Te pakten mos i kerkojne eksperience ne kete fushe ?

  10. Bond says:

    Po per qente me dy kembe kur do hapet noj tender ne B.C. (Bajram Curri ose Before Christ, sipas rastit)?

  11. A LESHI says:

    Ne Rumuni per cdo qen qe vritet,shperbelehen me nga 50€.

  12. al ramy nuri ben sali abu servet ben.qafir al bathorja says:

    Po per qen chicagon, qenin ramy dhe sali, sa paguan kjo bashki?
    Di gje njeri?

    1. zarari says:

      sa per ty-qen besoj…

  13. kokosekoti says:

    Po pse cfare cudia na qenka kjo, sikur nuk i kane vrare qente me pare?
    Edhe shoqatat e mbrotjeve te kafsheve ne Shqiperi u cane fare duke protestuar, me mire te vriten e te mos terrorizojne njerezit qe ne pike te mengjesit. I keni edhe ne mes te metropolit tufat e qenjeve qe enden per qejf te tyre. Nuk ka ndonje plan per strehimin e tyre ti pakten ti vrasin.

  14. policet ne kohen qe nuk dua te ja them emrin e kam fjalen per ate pederastin nga gjirokastra, vrisnin qejte ne mes te rruges,pa para ne mes te qytetit,kur vinim ne shtepi nga turni i trete,edhe sot e kesaj dite nuk i harroj ulurimat e qejve te shkrete qe jepnin shpirt nga plumbat e policeve rrugac mocalor,qe nuk ju dhimsej njeriu e jo me kafshet.

  15. zarari says:

    cudi eshte qe qente jane gjithandej – edhe mes gazetareve e komentuesve! kjo po qe eshte cudi shqiptare pa tenderi per ti hequr qafe nuk eshte fare i cuditshem, perkundrazi, eshte shume normale perderisa nuk ka ndonje ligj qe i mbron qente e rruges.
    cudi shqiptare do jete dhe kur te dale ndonje OJF qe mbron te drejtat e qenve e qe aplikon e merr fonde per “fushate sensibilizimi” kunder vrasjejs por jo per ti mbledhur e mbajtur diku qente…

  16. tomori i beratit says:

    Ne qoftese eshte e vertet do te jet vertet nje çmenduri e nje populli me shume se te çmendur dhe jo normal.Shpresoj te jet nje shaka.

  17. jona says:

    vdekshin ata qe japin keto urdhera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje