Publikimi ose jo i lidhjes intime mes presidentit francez dhe aktores Julie Gayet vijon të jetë objekt debati gjithandej. Para disa ditësh unë përktheva dhe i paraqita lexuesit të « Temës » opinionin e një kryeredaktori, i cili, në esencë, nuk e miratonte publikimin e fotove dhe të lajmit se presidenti francez ka një të dashur. Këtë ai e quante çështje private që nuk kishte asnjë ndikim në jetën publike të vendit. E mbani mend kur ai thoshte që nëse një ditë një fotograf sjell në redaksi foto që tregojnë se Presidenti është duke bërë seks apo se po shkon me një prostitutë, ju çfarë do të bënit ? Natyrisht, ky është një lajm thoshte ai me ironi, por gazetaria është një gjë tjetër. Gazeta Le Monde boton sot një reagim tjetër nga një profesor i historisë së medias të Paris 1, Sorbonë. Ai mbron të kundërtën dhe, si profesor që është, përpiqet edhe ta shpjegojë pse. Ja teksi i tij botuar sot , më 17.01.2014, Le Monde
Ilir Yzeiri
Kjo është fotoja e parë dhe e vetme që dihet deri më tani ku shfaqen në të njëjtin imazh Zonja e Parë e Francës, Valerie Trierweiler, e përfolura për një lidhje me shefin e Elizesë, aktorja Julie Gayet dhe nëna e fëmijëve të presidentit francez, Francois Hollande, Segolene Royal
Patrick Eveno
(Professeur à l’université Paris 1 Panthéon-Sorbonne, historien des médias)
Duke ndjekur këshillat e hedhura prej François Dufour në editorialin e tij të datës 13 janar, mos u çudisni pse francezët i lexojnë pak gazetat e përditshme dhe që i blejnë ato edhe më pak akoma. Hapur, ju nuk kini nxjerrë mësime nga epoka e Françoi Miterran-it : do të na duhej të prisnim trembëdhjetë vjet që publiku të merrte vesh për vajzën ilegale të presidentit të Republikës dhe për jetën e tij të dyfishtë –jeta private. Ndërkohë që sipas pohimit të kryredaktorëve të asaj kohe, të gjithë gazetarët e politikës ishin informuar për këtë ngjarje…Po ashtu, do të duheshin shumë vite për të njohur miqësinë e errët me René Bousquet. Dhe më tej akoma, në të dyja rastet, do të duhej të prisnim që ish i shenjtëruari-shenjt president të shpaloste anën e tij të errët. Bota ka ndryshuar mjaft që këtu e tridhjetë vjet më parë.
Publikimet e Closer për lidhjen (gjithmonë të supozuar ?) mes François Hollande dhe Julie Gayet dhe lumi i komenteve që e kanë ndjekur atë dëshmojnë se jeta private e burrave dhe grave publike u intereson francezëve. Disa shohin aty një kureshti djallëzore, një perde të tymosur që maskon problemet e vërteta ose një cënim të padurueshëm të jetës private. Të tjerë shohin aty një pyetje të fortë të publikut i cili kërkon të njohë shkarjet eventuale të atyre që na qeverisin. Burrat dhe gratë publike janë publikë me përkufizim.
Nën Republikën V gjasme turpi golist dhe dëshira për të shenjtëruar funksionin presidencial, sollën një kontroll të ngushtë të mediave duke kyçur zbulimiet e intimiteteve të politikanëve, por edhe të skandaleve dhe të aferave financiare. Kyçet u shpërthyen në mënyrë progresive që këtu e dyzetë vjet më parë, sepse politikanët kanë gjithnjë e më pak pushtet mbi mediat, sepse mediat janë bërë gjithnjë e më të shumta dhe gjithnjë e më shumë konkurenciale, më në fund, sepse publiku kërkon më shumë transparencë nga ana e politikanëve, si për financat ashtu edhe për lidhjet e tyre miqësore apo jetën private.
Ndërkaq, shtypi informativ që do të duhej të shpaloste sekretet nuk e përmbushi këtë mision. Pikërisht për këtë arsye ai është zëvendësuar prej revistave « people » (popullore), Voici, Public, Closer, etj. të cilat janë shumëfishuar që prej dhjetë vjetësh. Sitet on-line po i konkurojnë ato dhe po e riforcojnë gjuetinë ndaj scoop-it. Evoluimi i ngadalshëm në epokën e Giscard, i pari president që çshenjtëroi funksionin, u ndoq nga Miterani me një zhvillim sigurisht shumë të vonuar, me miqësi të çuditshme dhe me një vajzë ilegale( pra me një dashnore).
Përshpejtimi i banalizimit të jetës private të të fuqishmëve është shkaku i aventurave të Sarkozisë dhe i taksirateve të Dominique Strausse Khan. Banalizimi i funksionit nuk mund të mos kapte edhe një president « normal ». Duhet të kujtojmë se ushtrimi i gazetarisë në demokraci ka si justifikim vetëm informimin e publikut. Në një vendim të vonshëm ( një rast në Gjermani von Hannover kundër Gjermanisë 19 shtator 2013) që kishte të bënte me publikimn e një fotoje gjatë pushimeve në Kenia nga një e përjavshme gjermane, Gjykata europiane e të drejtave të njeriut e ka kundërshtuar Karolinën e Monakos duke nënvizuar se « Karolinë de Hanovre dhe burri i saj duhet të përfillen si persona publikë dhe nuk duhet të pretendojnë në të njëtën mënyrë për mbrojtje të së drejtës së jetës së tyre private si personat që janë të privuar nga kjo e drejtë sepse atyre nuk u peshon jeta e tyre private ». Closer ka bërë një punë të vërtetë gazetareske e cila ka të bëjë me kërkimin e informacioneve që disa duan t’i fshehin, t’i verifikojnë t’u japin një formë dhe pastaj t’i shpërndjnë.
Filxhanët e kafesë në dyqan dhe drekat në familje bëhen tinguj rezonance për të gjitha lajmet reale ose të supozuara të burrave dhe grave publike. Me « people », jemi në rrafshin human dhe shoqëror, për të cilën mediat duhet të jenë të vetëdijshme. Ajo që shokon shpritrat e butë është se shtypi « people » vulgarizon, përhap ato lajme që shoqëria e lartë do të donte t’i mbante sekret. Të veprosh kështu do të thotë të pranosh akuzat e bashkëjetesës mes medias dhe të fuqishmëve. Dhe të përditshmet rrezikojnë në qoftë se ato nuk e kuptojnë shpejt që shoqëria franceze ka ndryshuar. Mund t’u qajmë hallin, por shpalosaj e jetës private do të ndihmojë që të instalohet kërkesa për transparencë që zotëron tani në jetën publike.
un gjithmon kam qene kunder mospublikimit te jetes private per njerezit publik.Vet etiketimi”publik”te jep shkak te mendosh se gjithshka e jotja eshte dhe e publikut.edhe sikur media te mos i gjurmoje ,vet publiku i diskuton ne forem thashethemi.kur diskutojne per familjen , neper media ,”vipat”tregohen nje model per tu ndjekur ndersa, ne te vertet bejne te kunderten!!!atehere populli a ka te drejte te njohi dyfytyrsine e te zgjedhurit te vet?Media per kete punwe eshte ,ti detyrije politikanet te jene sa me transparent me zgjedhsin.