Mjeku i 21 janarit: Beqaj të bëjë ç’të dojë, më deformoi deklaratat

16 Janar 2014, 10:24Sociale TEMA

 Dy mjekët e Spitalit Universitar të Traumës, Alfred Gega dhe Sami Koçeku, kanë hedhur poshtë pretendimet e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për deformim të realitetit gjatë ngjarjes së 21 janarit. Sipas tyre, deklaratat e bëra gjatë asaj dite, nuk përputhen me tabulatet e zbardhura nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa theksojnë se janë të hapur ndaj çdo hetimi.

 “Ju si media duhet të shikoni tabulatet dhe të bëni diferencën e madhe midis asaj që thotë ministri me atë çka kam thënë unë. Shikoni, se ka tjetërsim të të dhënave dhe informacionit që kam thënë unë. Çfarëdolloj deklarate që të bëja unë, ai nuk përbën krim, por është një deklaratë mjekësore. Unë mund të jem i paaftë, mund të jem gjithçka, por është deklaratë mjekësore dhe nuk përbën krim. Ju shikoni origjinalet dhe bëni diferencën“, – tha në një prononcim për “GSh”, shefi i Urgjencës, Sami Koçeku.

Gjithashtu, mjeku u shpreh se ka pasur një manipulim edhe të videove të transmetuara në televizione, ndërsa hodhi akuza edhe për organizatorët e ngjarjes së “21 janarit”.

Unë deri tani nuk kam asnjë lloj njoftimi zyrtar. Gjithçka ka dalë në media, por unë nuk e quaj zyrtare. Zyrtare e quaj kur e kam me letër, me dokumente. Ata flasin për një problem që tashmë është i vjetër, ka 3 vjet që ka ndodhur, dhe unë do shpresoja t’i shikoja me kurora me lule ata njerëzit që e organizuan dhe e mbyllën ngjarjen, megjithatë njoftim zyrtar nuk kam marrë. Së pari, ministri mund të bëjë çfarë të dojë, të njoftojë edhe Urdhrin e Mjekut, dhe Prokuroria të vendosë çfarë të dojë, sepse ne jemi në një shtet civil dhe evropian, por le të bëjnë si të duan, është e drejta e tyre. E dyta, gjeta disa video në internet dhe deklaratat e mia janë të gjitha të tjetërsuara dhe në shumë vende i kanë vënë me pika, pra unë nuk kam folur dhe janë vendosur pikat, që është disi banale, dhe kanë shtuar e janë futur elementë, megjithatë është punë e tyre”, – u shpreh Koçeku.

Ndërkaq, mjeku tjetër i akuzuar, në atë kohë nëndrejtor i Spitalit Ushtarak, Alfred Gega, tha se nuk u trembet akuzave të ngritura, pasi sipas tij, është “i mbrojtur” nga vetë deklaratat që ka bërë.

 “Unë do të rekomandoja vetëm diçka: Mund të shikoni deklaratën time të 21 janarit. Është vetëm një deklaratë që unë kam bërë në fund të ditës dhe komentet bëjini si të doni, por unë kam bërë vetëm një deklaratë në cilësinë e nëndrejtorit të spitalit. Mund të hapni YouTube, të ndiqni deklaratën time dhe ta komentoni si të doni. Unë nuk di asnjë gjë për ankesën e ministrit, por do ju rekomandoja të kishit informacione sa më korrekte. Ato janë deklarata që janë bërë në aspektin ‘më the të thashë, më tha i thashë’, pra me të dëgjuar, ndërsa ju hapni deklaratën që është me zë dhe figurë dhe është shumë e thjeshtë. Unë jam i mbrojtur, sepse më mbron deklarata që unë kam bërë. Me thashetheme nuk merrem unë”, është shprehur Gega.

17 komente në “Mjeku i 21 janarit: Beqaj të bëjë ç’të dojë, më deformoi deklaratat”

  1. Ceni says:

    SHIKONI SE ME SA NAIVITET NJE MJEK DEKLARON SE “UNE MUND TE JEME EDHE I PAAFTE,POR DEKLARATA NUK PERBEN KRIM” EDHE KUR KETE DEKLARATE E BENE NE LIDHJE PER TE MBULUAR KRIMIN!SHIKONI KUR TE SHKARKOHET ILIR BEQJA.NE KETE VEND GJITHCKA NDODH.

    1. loni says:

      haaa e forte kjo o ceni,ministri ka per tu shkarkuar edhe une e besoj per akuza te rrema ndaj ketyre dy mjekeve qe ne ate kohe mbuluan krimin dhe tani na dalin te pafajshem,u mesuan te gjithe qe vidjot jane te manipuluara,edhe po te beshe nje krim dhe te kapin kamerat e sigurise nuk ke nevoj poer avokat,mund te thuash qe camerat ishin te manipuluara dhe keshtu shpeton,i pame LIVE o doktorrat e saliut,kerkoni te pakten ndjese per familjaret e viktimave po lerini dengallt se na terbuat,nuk thashe sjam une,me kercenuan,me manipuluan,keshtu ma shkruajten letren,ky ishte urdhri etj etj justifikime or plerat e saliut,po pse gjithmone do gjeni nje justifikim,ishte mire enveri per ju intelektualet shqiptare,e dinte ai po tju blinte te lire,jua kepuste koken ai e pranije apo jo krimin,qelbaniker behuni burra dhe thoni na kercenuan qeveritaret prandaj beme edhe si servila.plasi mbrenda oj drejtesi qe te zejne mend dhe mos ti degjojme me te kercenojne te beje cfare te doje beqja,eshte minister ai o doktorra leshi.

    2. anim says:

      Totalisht dakort me ty Cen – se pari vetem per paaftesine tij ky maskara duhet te nxirret me shkelma nga Spitalet tona dhe ti hiqet licenca e mjekut pasi i jep turp profesionit te mjekut.
      Se dyti – pasi daklarata e tij nuk eshte bere nga paaftesia por per mashtrim te publikut dhe ne mbulim te nje krimi shteteror. Per kete ai duhet ndjekur edhe penalisht… sic duhen ndjekur penalisht ata gazetare, Analista, ministra e kryeministra qe perhapen mashtrime ne publik ato dite te janarit 2011.
      Eshte interesante po te mendosh se nuk ishte ne detyren e ketyre mjekeve idiot (apo te cdo mjeku) per te dhene asnje shpjegim apo hipoteza lidhur me shkaqet e vdekjes se viktimave. Perkundrazi, rroli i tyre ishte te mbronin konfidencialitetin e viktimave me cdo kusht – dhe qofte edhe per kete ata duhen ndeshkuar profesionalisht

  2. zhani says:

    po si kane goje e flasine teroristate i vrane teroristate e shtetite berisha dhe basha dhe ne vende te rine e mose te flasine behene bashkpuntora te ketyrve teroristave pra kjo tregone se dikushe i ka mesure dhe jane te gjithe bashke ne grupe teroristashe qe ky shtete plere qe erdhi nuk ka fuqi me i care dote paskane mbeshtetje te fuqishme amerikane

  3. Teta says:

    Me kujtohet mire qe ate dite ai kirurgu Koceku ka dhene deklarate me telefon duke cilesuar qe demostruesit jane qelluar nga shume afer.E mbaj mend sepse me beri pershtypje deklarimi i tij ende pa u mbyllur demostrata, pasi e njifja si nje ekstremist te djathte.Biles me kujtohet qe ne shtepi diskutuam qe me siguri ja kane kerkuar me urgjence nje deklarate te tille.Puna eshte se sa do jene ne gjendje organet e hetimit ti kopsisin mire gjerat dhe te bejne qe provat te jene te pa diskutueshme.

  4. viktor hoti says:

    Deklaratat mjeksore dhe cdo deklarim profesional perben krim kur sznkon te mbuloje nje rkimkrim. Jane disa nenen qe mund te perfshijne kur behet me qellim qe te mbulohet nje krim. viktor hoti

  5. tomorri says:

    Une ketu kuptoj nje gje fare te vogel dhe te pa kundershtushme:
    Zotrinjte doktore le te thne çfar te duane dhe le te llomotisin çfar te duane por nje gje eshte e qarte se keta doktore dhe te gjithe sera e tyre NUK NJOHIN MINISTRIN E SHENDETESISE a e kuptoni ku fle lepuri more shqiptare dhe jam i bindur se keta duhet te kene nje minister tjeter dhe nje k/ minister tjeter.Kjo eshte formula e Salehut kreminel.
    Minister ketyre edhe per ego duhet tja u tredhesh koqet ne bige qe te njohin nje here pastaj shohim e bejme,se jo, mire ta bejne dhe mbahi ne kurriz siç i mban shqiperia per 23 vjete radhe.

  6. Miri says:

    Ne vend qe te kerkojne falje, mjeket thellohen edhe me ne kriminalitetin e tyre. Deklaratat e tyre jane profesionale, dhe te qarta. Jane politike dhe te genjeshtra. Ne Shqiperi çdo gje eshte e genjeshtert dhe per ate nuk denohet askush, sepaku as verbalisht nga shoqeria. Ketu ku une jetoj. Nje gje e tille eshte alarm, jo vetem per urdherin e mejkut por edhe per prokurorin. Si mundet nje mjek i urgjences te deklaron ” une mundem edhe te mos dij, te jem i paafte,…
    Ketu ka pune prokurori. Por cili Prokuror. Ai i cili eshte perqafuar qe moti me Krimin, por edhe sikur mos jete ashtu, cili gjyqesor, ato qe jane me te pasurit ne shqiperi dhe leshojne jo vetem te koruptuarit por edhe vrasesit e shumfishte.
    E mjera Shqiperi. I shkreti popull. Nuk degjoj se ne Europe ka diçka te tille

  7. Petrit Zela says:

    Pjesa derrmuese e mjekeve,jane mafija me bluze te bardha.Shkojne pacientet per derman,dhe vdesin ne duart e tyre,dhe pa pike pergjegjrsije deklarojn;Me te vertete vdiq ne duart tona,por jo se beme ndonje krim! por nga paftesija jone..Atehere si duhet te veproi ligji??
    Mendimi im per mjeket ne prgjithesi eshte; Duhet me cdo kusht,qe te miratohehet nje ligj per te penguar angazhimin e tyre ne politike..Ne te kunderten,ata behen me kriminele se te lindurit…

  8. qytetar says:

    Kodi penal neni 302,303, fshehja e krimit kushton 5vjet.

  9. askushi says:

    Keta mjeke doshin edhe nje thele nga politika, prandaj bene deklarate. Nuk dilte rroga nga zanati tyre, menduan se jane edhe te zgjuar dhe u ngateruan edhe me politike. Le ta mbajne tani. Te jeni te sigurte se dy mashtrues do te jene, se ai qe eshte i zoti merret me punen e vet.
    Per mjeket gjith populli e di sa te pafytyre jane dhe sa te paafte. Mos vetem mjeket? Mjere ne!
    Por nga intiligjenca dhe arsimi qe kane , nuk duhet te flasin si idiota. Kesaj i thone, e ke brenda por nuk e ndjen. Te mbajne pergjegjsi per fjalet qe thane ne ato momente kritike, se u vrane me duar ne xhepa, me buke ne goje. As gjarperi nuk te pickon kur pi uje.

  10. xhoi says:

    O te shkretet ne, me kujtohen kur dolen qe dhane intervisten, te ndahen mjeket ne te djathte dhe ne te majte, kur nderkohe mjeku duhet te jete human dhe te thote ate qe eshte e verteta,lapidar dhe respekt mjekeve para viteve 90, studjonin dhe te kuronin me vertetesi, kurse tani anon nga politika,nga paraja, o mortje kur je, mjere, mjere, mjere ne c’batak jemi.

  11. mergim tari says:

    Une e kam degjuar kete palo mjek kur beri ato deklarata. Nuk e di se cfare kerkon tani.

    Perderi sa jane deklarata te thena perpara kamerave nuk di se cfare kerkon ky QELBESIRE….

    Do iahte me mire te thoshte se kush e urdheroi te thote ato qe tha dhe te shpetoje.

    Ne radhe te trete une kam thene qe ne fillim qe hetimi per 21 janarin duhet te fillonte pikerisht nga ky doktor MASKARA.

  12. zalo says:

    ata dy mjeket jane maskarenj ata duhen shkarkuar per paudhesite ne drejtim te 4 deshmoreve

  13. astrit says:

    Kjo eshte nje intrige e thurur trashe nga kryekrimineli Sali Berisha dhe zbatuar nga krimineli Lulzim Basha.Kete e kane te gjithe te qarte.Saliu sajoi, ne mbeshtetje te skenarit qe u kish dhene ketyre palo doktorve,thiat me helm,cadrat pistolete dhe kallepet e trtolit 400gr.21 Janari eshte prova e drejtesise per kete vend.

  14. Aljor says:

    Po BETIMIN e Hipokratit a e harruat or mjek hipokrit.Po keshtu do te ndodhi kur i “merr nga dhite dhe i ben zabit (doktora)”

  15. Malo says:

    Eshste e pa falshme qe mjek lamash te tille vazhdojne te paguhen nga taksapagusit shqiptar. Keta nuk bejne as per veteriner, se nuk mund tu besohen as delet se i ngordhin. Prandaj Miisistria duhet ti largoje menjehere dhe tu heq edhe te drejten e ushtrimit te profesionit, qofte edhe duke i paditur ne gjykate per dheneje diziformacioni dhe shperdorim detyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje