Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i është drejtuar në Këshillit Rajonal të Urdhrit të Mjekut në Tiranë me një ankesë ndaj dy mjekëve të Spitalit Qendror Universitar të Traumës-Tiranë (ish- Spitali Ushtarak), përkatësisht, Sami Koçeku dhe Alfred Gega.
Sipas kësaj ankese, mjekët e sipërpërmendur janë gjendur në shkelje të plotë dhe njëkohësisht të rëndë të “Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore” në datën 21 Janar të vitit 2011, kur të dy këta mjekë kanë qenë duke shërbyer pranë spitalit të traumës, në momentin kur pas tubimit të opozitës së atëhershme, në spital janë paraqitur shumë protestues për të marrë ndihmë mjekësore, ku disa prej tyre kishin marrë plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit, të përdorura atë ditë nga Garda e Republikës.
“Ndërkohë që shumë mjekë e infermierë të përkushtuar ndaj detyrës, qëndronin dhe ju shërbenin pacientëve, të dy këta mjekë, më qëllim të qartë politik, jepnin intervista në televizione dhe media të tjera duke deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun mbi gjendjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve,” thuhet në ankesë.
Mjekët deklaruan para kamerave se protestuesit janë qëlluar nga një distancë e afërt, ndërkohë që hetimi ka provuar të kundërtën.
Më poshtë po japim të plotë kërkesën drejtuar Urdhrit të Mjekut dhe deklaratat e mjekëve.
Drejtuar: Urdhrit të Mjekut
Këshillit Rajonal Tiranë
Lënda: Ankesë në ngarkim të mjekëve të Spitalit Qendror Universitar të Traumës- Tiranë:
§ Sami KOÇEKU
§ Alfred GEGA
Baza ligjore: Neni 13 e 14 i Ligjit nr. 8615 dt. 1.06.2000 “Për Urdhrin e Mjekëve në RSH”
Me cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë, po ju drejtohem me këtë ankesë ndaj dy mjekëve të Spitalit Qendror Universitar të Traumës-Tiranë (ish- Spitali Ushtarak), përkatësisht: Sami KOÇEKU dhe Alfred GEGA, të cilët janë gjendur në shkelje të plotë dhe njëkohësisht të rëndë të “Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore”, për faktet të cilat po i parashtroj më poshtë:
Në datën 21 janar të vitit 2011, të dy këta mjekë kanë qenë duke shërbyer pranë spitalit të traumës, në momentin kur pas tubimit të opozitë së atëhershme, në spital janë paraqitur shumë protestues, për të marrë ndihmë mjekësore, ku disa prej tyre kishin marrë plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit, të përdorura atë ditë nga Garda e Republikës. Nisur nga gjendja e jashtëzakonshme e asaj dite (me të vrarë dhe plagosur), pothuajse të gjitha televizionet kërkonin të transmetonin për publikun të vërtetën sa më reale mbi gjendjen e protestuesve dhe trajtimin që po ju bëhej atyre nga stafi mjekësor. Ndërkohë që shumë mjekë e infermierë të përkushtuar ndaj detyrës, qëndronin dhe ju shërbenin pacientëve, të dy këta mjekë, më qëllim të qartë politik, jepnin intervista në TV duke deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun mbi gjendjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve:
-Ziver Veizi
-Hekuran Deda
-Faik Myrtja
-Aleks Nikaj
Mjekët deklaruan se vdekja e shtetasve të sipërcituar kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik.
Ja ç’ka deklaruan mjeku KOÇEKU dhe GEGA tek TV News24:
Dr. Sami Koçeku: Janë… dy mbeten të identifikuarit, janë ekzakt sipas parametrave mjekësorë, dy konsiderohen të vdekur civilë, kanë shkuar në morg, një i identifikuar dhe një i paidentifikuar. Dhe tjetri që është i identifikuar është në Spital Ushtarak akoma, faktikisht, pavarësisht se ai ka bërë…, ka vdekur…, ka bërë…, ne po e mbajmë në monitorim, po e konsiderojmë në rrugë mjekësore… i vdekur, është plagë armë zjarri, por ne, thjesht, që është moshë 38 vjeç, po e mbajmë me monitor, duke punuar vetëm për hir të aparatit.
Gazetari: Doktor, le të themi dhe personi i tretë ka vdekur nga një plumb?
Dr. Sami Koçeku: Nga një plumb në kokë.
Gazetari: Në kokë. Dhe kjo, nga distancë e afërt?
Dr. Sami Koçeku: Shiko tani, ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i’u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri.
Gazetari: Pikërisht, nga kjo eksperience, nga sa afër mund të jenë qëlluar zoti Koçeku?
Dr. Sami Koçeku: Distanca është shumë e afërt, shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysmë.
Intervista e dytë:
Gazetari: Do na jepni një informacion sa persona janë plagosur dhe a ka persona që kanë humbur jetën apo jo?
Dr. Sami Koçeku: Ekzakt nuk mund të jap asnjë lloj informacioni për numrin e tyre këtu, por ekzakt dihet se aktualisht kemi dy civilë të vdekur, janë me plumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat…, konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga qëllimi i tyre. Duhet të jenë armë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë plagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm plagë hyrëse, që tregon se s’kanë fuqi arme dhe janë qëlluar nga afër…
Gazetari: Po, po.
Dr.Sami Koçeku: Për numrin total të të aksidentuarve, të ardhurve këtu nuk mund të japim për arsye se vazhdojnë vijnë dhe janë të paregjistruar një pjesë.
Gazetari: Në ekspertizën tuaj zoti Koçeku, çfarë fishekësh kanë qenë ato sipas jush?
Dr.Sami Koçeku: Me syrin tim, pistoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator, por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që…
Gazetari: Ka qenë i pamundur shpëtimi i jetës së tyre?
Dr.Sami Koçeku: Kanë ardhur të vdekur.
Gazetari: Pra, dy persona kanë humbur jetën?
Dr.Sami Koçeku: Po.
Gazetari: Ndërkohë për të plagosurit zoti Koçeku?
Dr.Sami Koçeku: Për të plagosurit nuk dihet numri i saktë, them të dëmtuar ka: 3 veta me dëmtime të kokës, me plagë me gurë, me ekspozim të masës trunore, por akoma nuk mund të…
Gazetari: Po! Zoti Koçeku nëse ju pyes për identitetin e personave që kanë humbur jetën, apo ende është e pamundur?
Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi, i cili është identifikuar.
Gazetari: Ziver… Edhe njëherë të lutem?
Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi nga Gjirokastra.
Gazetarja1: Tre personat që kanë humbur jetën nga se, kush ka qenë shkaku i humbjes së jetës së tyre?
Dr. Alfred Gega: Atë do ta përcaktojë mjekësia ligjore.
Gazetarja 1: Nga çfarë plagësh kanë ardhur? Me gurë?
Gazetarja 2: Armë zjarri?
Dr. Alfred Gega: Dukeshin plagë të vogla, që shkonin për armë zjarri nga distancë e afërt.
Siç përshkruhet në intervistë, thëniet e tyre janë tërësisht të pavërteta dhe krahasuar me Akt-ekspertimin mjeko ligjor që ju është bërë viktimave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ato bëhen edhe më të rënda, pasi janë jo vetëm në shkelje të Kodit të Etikes, por shkojnë deri në element të veprës penale. Kështu, lidhur me shkakun e vdekjes së viktimave, është administruar si prove të cilën po jua paraqesim dhe juve;
-Akt ekspertimi mjeko-ligjor me nr. 26, datë 21/01/2011, i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i ekspertëve Bardhyl Çipi, Elmaz Shaqiri dhe Fatos Sinani, sipas të cilit plaga depërtuese në gjoksin e majtë viktimës Ziver Veizi, është shkaktuar nga një qitje me armë zjarri, ku drejtimi i kanalit të predhës në trup është nga para-mbrapa, nga sipër-poshtë dhe lehtësisht nga e majta në të djathtë, ndërsa distanca e qitjes përcaktohet në bazë të ekspertimit kimik-kriminalistik të teshave të viktimës Ziver Veizi.
-Akti i ekspertimi mjeko-ligjor me nr. 41, datë 21/01/2011, i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i ekspertëve Elmaz Shaqiri dhe Admir Sinamati, ka arritur në konkluzionin se në trupin e viktimës Faik Myrtaj u konstatua një plagë qorre, jotejshkuese, në pjesën e pasme anësore të djathtë, me drejtim nga e djathta në të majtë dhe lehtësisht nga poshtë-lart.
-Akti i ekspertimit mjeko-ligjor me nr. 30, datë 21/01/2011, i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i ekspertëve Bardhyl Çipi dhe Fatos Sinani, ka rezultuar se tek kufoma e shtetasit Hekuran Deda u konstatua një plagë tejshkuese e kokës, me vrimë hyrje nga e majta e kokës dhe atë të daljes nga ana e djathtë e kokës.
Gjithashtu është vërtetuar shkencërisht, se qitjet e armëve dhe plumbat e tyre kanë ardhur nga një distancë e largët dhe jo ashtu siç deklaruan këta mjekë, sipas;
-Akti i ekspertimit tekniko-kimik me nr. 975, datë 07/02/2011, ka rezultuar e provuar se predha e gjetur tek trupi i viktimës Ziver Veizi, është qitur nga arma e të pandehurit Agim Llupo, ndërsa akti i ekspertimit balistik-krahasues me nr. 1022, datë 08/02/2011 provon se arma “MP 5”, kalibër 9mm (A3), me numër shuli “244”, në përdorim nga i pandehuri Agim Llupo, ka qitur 13 (trembëdhjetë), nga 131 gëzhojat e gjetura dhe sekuestruara.
-Akti i ekspertimit tekniko-balistik (Raport Ekzaminimi), me nr. 163G-SP-215, datë 05/01/2012 dhe nr. laborator 110726012PFKG, 11) 0915009PFKG, të laboratorit në Qunatico Virginia 22135, SHBA, rezulton se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrto është qitur nga pistoleta që i përket të pandehurit Ndrea Prendi.
Bashkëngjitur kësaj ankese, do të gjeni të gjithë materialin ku përfshihen, CD me intervistat e mjekeve dhënë TV News24, materialet dhe akt-ekspertizat e kryera nga Prokuroria e Përgjithshme, si dhe vendimin e gjykatës që i pranon dhe i njeh si të vërteta këto ekspertiza.
Në këto kushte, për gjithçka ju referuam me lart, deklaroj se mjekët e sipërcituar kanë shkelur nenin 5 “Ofrimi i Kujdesit shëndetësor”, nenin 11 “Mbi reputacionin profesional dhe figurën morale”, nenin 15 “Tejkalimi i mundësive dhe kompetencave”, nenin 67 “Detyrimi për respektimin e Kodit”, nenin 68 “Masat disiplinore” të “Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore”.
Duke përfunduar kërkoj që ndaj mjekëve Sami KOÇEKU dhe Alfred GEGA të fillojë procedimi dhe gjykimi pranë Komisionit Disiplinor të Urdhrit të Mjekut dhe marrja e masës e parashikuar tek “Rregullorja për Gjykim Profesional”, pjesa e dytë “Proceset e gjykimit disiplinor”, rregulli 14, germa:
-“g”, heqja e përkohshme e licencës për ushtrimin e profesionit për një periudhë 3 vjet.
-“h”, detyrimin për rikualifikim profesional dhe për studime plotësuese.
MINISTRI I SHENDETESISE
ILIR BEQAJ
ashtu duhet tju japish dhe juve nga distanca e afert………
Duhet te fillojne mjeket qe ne radhe te pare te mendojne per te ofruar sherbim shendetesor per qytetaret, e jo te merren me deklarata neper media, prandaj s’kemi bere perpara nojhere ne.
Te dy keta mjeke duhet te pezullohen nga detyra.
Imagjino ate dite behej nami, te plagosurit ne spital, llahtari, ndersa mjeket e kishin mendjen per me dhene deklarata per media. Turp i zotit, vetem mjeke qe s’kane qene keta.
Te Denohen te Gjith ata Qe kryen ate Masaker dhe ato qe doni ti Lanin mut Me shurrr Te denn
Duhet propozuar ndonje ligj i vecante qe te ndaloje kategorikisht te gjithe mjeket ne perfshirjen politike e mediatike, sepse misioni i tyre eshte aq human, dhe s’ka nevoje per show, por duhet te merren te shpetojne jete njerezish.
DUHET REFORME NE DREJTESI!!! DUHET TE HIQET AI PRESIDENT! BEJINI PRESION SEPSE NDRYSHE NUK KA ZGJIDHJE! KETA JANE TE KAPUR NGA BERISHA
Ne vend qe te kryenin detyren e te merrnin ne mjekim te plagosurit e perfshire ne protesten e 21 janarit keta dy pushter te Saliut dizinformonin publikun.
Nga distance e afert e meriton Ilir Hamit Beqja ,Edi Rama dhe gjithe halabaket kokpalare.
Edi Rames dhe kokpisave te tij u hyri 21 janari ne vrime te bythes .
U hyri dhe akoma ju djeg dhe harrojne gomeret se ja bejme shume me keq se e mendojne.
bravo minister,ti hetoni sa me pare,ata jane shkaktaret e pare per pengesen e hetimeve,te marrin fund njehere e pergjithmone klyshet e saliut qe fshehin krimet e malokut,gjithmone maloku keta i perdore si ti doje bytha e tij,te zhduket ky fenomen ne shqiperi se na ka mbytur per 100 vjet,si ne kohen e dulles ku te gjithe zorraxhinjte shqiptare per nje vend pune mbronin krimet e shefit te tyre,edhe sote ne kohen e malokut trathtar perseri keta shqiptare soraxhinje per nje vend pune mbrojten krimet e shefit te tyre,ne kohen e dulles shpetuan sepse u justifikuan me ligjet e kohes se atershme,po keta doktorrat e sotmen ke ligj zbatuan kur dolen direkt dhe thane jane vrare me arme te kalibrit te vogel,pa bere fare ekspertizmin po vetem me urdher te shefit dolen ne mbrotje te krimit qe shefi i tyre kishte bere gjysem ore perpara,ne mes te tiranes ku asnje qeveri e historise sone nuk ka ekzekutuar shqiptare ne ate bulevard vetem klyshi serb maliku sali,dhe keta qener doktorra te kalben ne burg per fsheje te krimit,qe te zejne mend te tjeret kur duan te fshehin krimet e shefave te tyre ne te ardhem e shqiperise,te pakten te vihet pak drejtesi per ato familjet e viktimave se eshte turp qe kane 3 vjet qe presin.por mos te jete SHOW sepse po afron 21 janari z minister.
Mjekeve,militante te KRIMIT-BERISHIAN duhet t’u plotesohen DOSJET PENALE PER DESHMI TE RREME dhe fallcifikim te te dhenave mjeksore dhe te denohen me BURG!!!
Mos harroni shefin e doktorave, Mortis!
http://goo.gl/DSkgms
s’i bien dot gomarit i bien samarit keta te ps
Ikni ore legenër!
E keni ujkun në mes të parlamentit!Kujt do t’i tregoni gjurmët ju ?Pushta të ndyrë!
bravo Ilir Beqja, puna fillohet mbare nqs vihet drejtesia ne vend ne cdo drejtim, ,ata te dy edhe te denohen jane bere milionera me paret e njerezve hallexhinj mos i falni asnjehere,ju lutemi respektoni kete popull njehere te vetme !
shume mire te hetohen keta mjek dhe te tregojne kush ju dhan urdher te jepnin keto intervista dihet sali
Ajo mase per bashkepunetoret ne krim eshte shume e vogel, atyre duhet tu jepet denim me aqe vjet minimumi ne Qeli.
Sami koçeku,i vëllai i gjeneralit te saliut ali koçeku dhe njëkohësisht kandidat për deputet i saliut në njësinë 5. Sami koçeku ështe shfaqur hapur mjek qe nuk shkonte sipas skenarit që kërkonte nje ekzaminim mjekësor por sipas skenarit politiko-skizofrenik te saliut për të vërtetuar se protestuesit nuk i qëlloi saliu dhe banda e tij por u qëlluan nga veté turma për të akuzuar me pas saliun. Qysh ne minuten e pare te deklarimit te këtij mjeku kam mare ne telefon te interesuarit dhe ju kam thene se ky eshte nje deklarim i dirigjuar nga saliu dhe ky mjek maskara po bën punën e tij. Ju thashe dhe lidhjen e tij te gjakut me gjeneral koçekun,i cili deri vone ka qénë dhe shef kabineti i fatmir mediut. Të nesermen mustafa nano ka shkruar nje artikull per këte mjek delenxhi politik! Ministri ka bëre mire qe ka kerkuar hetimin e tij nga urdheri i mjekut. Por ky mendoj se duhet te hetohet nga prokuroria. Sami koceku deklaroi me urdher te saliut. Kjo eshte ajo qe duhet te dalë. Ky mjek i ka vrare protestuesit per here te dytë. Ky eshte po aq kriminel sa saliu sepse ka dashur te mbuloje krimin e saliut. Ka mashtruar dhe opinionin publik. Shkurt,mjek kriminel !?
VR !!! Sami koçeku,i vëllai i gjeneralit te saliut ali koçeku dhe njëkohësisht kandidat për deputet i saliut në njësinë 5. Sami koçeku ështe shfaqur hapur mjek qe nuk shkonte sipas skenarit që kërkonte nje ekzaminim mjekësor por sipas skenarit politiko-skizofrenik te saliut për të vërtetuar se protestuesit nuk i qëlloi saliu dhe banda e tij por u qëlluan nga veté turma për të akuzuar me pas saliun. Qysh ne minuten e pare te deklarimit te këtij mjeku kam mare ne telefon te interesuarit dhe ju kam thene se ky eshte nje deklarim i dirigjuar nga saliu dhe ky mjek maskara po bën punën e tij. Ju thashe dhe lidhjen e tij te gjakut me gjeneral koçekun,i cili deri vone ka qénë dhe shef kabineti i fatmir mediut. Të nesermen mustafa nano ka shkruar nje artikull per këte mjek delenxhi politik! Ministri ka bëre mire qe ka kerkuar hetimin e tij nga urdheri i mjekut. Por ky mendoj se duhet te hetohet nga prokuroria. Sami koceku deklaroi me urdher te saliut. Kjo eshte ajo qe duhet te dalë. Ky mjek i ka vrare protestuesit per here te dytë. Ky eshte po aq kriminel sa saliu sepse ka dashur te mbuloje krimin e saliut. Ka mashtruar dhe opinionin publik. Shkurt,mjek kriminel !?
Do ja u thosha une , ja u tha mali, ujkun e kane ne parlament kapen mbas gjurmeve.
Ndoshta Ramen e ka zene gjarpri aty ku nuk thuhet.
Po te la kapsapi -i thane capit -beju dhespot. Likja nuk ka per te lejuar kurre te kete reforme themelore ne drjetesi.
Rilindja deshtoi qe ne 1 prill. Koalicioni me Meten ishte nje mareveshje e fshehte dhe e heshtur qe Rama te ishte Kryeminister prej letre, Likja te merrte nje bllok me te madh dhe Sala te behej nje gjysh i mire meqenese ishte “i lodhur”.
Si nuk na ha mortja ne shqiptaret qe genjehemi me nje lepirese.
Ham ham qenin do ta hame. …late nam bla bla bla saliut mender m…I hame. J’au ka fut saliu sa krahu dhe mastrubohet sa here I ngrefet. Edi Rama u ngrefe e ja ngrefe shqiptareve te shkrete se sale kolera do ti paguaje te gjitha. Perkundrazi njerezit e tij bejne ligjin. Mender m…do ti hash nuk ke kellqe jo . Edhe ne ketej nga emigracioni vuajme e shajme e mallkojme se cfare po ndoll atje ne vendin tone. Edi nga tirona ta futi vicidolli e provinca. E urrej sali berishen me shpirt . Mgjth besoj besoj shume ne karma. What’s comes around goes around. Sali Berishen do ta gjeje nga perendia do te paguaj per cfare I ka bere ketij populli fukara e te vuajtur. Rraca e tij e ndyre do te paguajne qe nga bebja ne barkun e nanes.
Bravo shef pellumbi që e kini denoncuar krimin menjëherë. Gjithnjë i guximshem keni qënë dhe thoni hapur se moret menjehere ne telefon. Krimi duhet denoncuar menjehere,kjo eshte qytetari e vértetë. Ju pergezoj se ju njoh personalisht?
ky karaduza i shendetesise i vuni punet per fije neper spitale e farmaci, i lavi, i pastroj, i furnizoj me ilace, rrgulloj tregun e ilaceve, uli cmimin e tyre, hjeku rryshfetin per doktora dhe tesh po ban edhe pak drejtesi se nuk asht kurre vone me e ba. Ik mor e merru se kush i vrau e pse i vrau futi ne burg ato e mandej denoji edhe keta dy qyqa per rrena se per tjeter nuk ke se cka i ban, e keshtu te del ne edhe puna edhe nami.
A E DINI JU Z. MINISTER SE KUSHE ESHTE NE KRYE TE KETIJ URDHERI,MIKU ME I NGUSHTEI BERISHES,PRANDAJ JU VEPRONI PA I STUDJU PROBLEMET.SHIHNI SE CFARE DO BEJE KREU I URDHERIT,MADJE DO TE FUSE DHE TY NE TELASHE,DIHET SA GJARPER ESHTE.DO TE SHOHIM ME TEJ SESA TE DREJTE KAME.
DRAPRI
Ke plotesisht te drejte,dine abazi eshte gjarper i farmakte edhe tash ne moshen e trete.Miku i ngushte i brekedhjerit te historise,qe nga koha e hekuran isait,dhe babai i luzhjana abazit,zgjyres se LSI-se,,,,,,,i paskan plasur syte dhe trute Ilir Beqes.
Eshte e dhimbshme , por administrate e PD po pengon qeverine e re.Eshte e pamundur te behet reforme ne administrate nese ministrja Harito, vazhdon te mbaje Drejtoreshe Blerta Selenicen, e cila eshte militante e PD familjarisht. Vete ka marre pjesesi komisionere ne zgjedhjet e 2009 per PD. E jema e saj eshte aktiviste kryesore ne PD. Vellai i saj si badigard i SB ,ishte pjese e grupit te zjarrit qe mbrojti kryeministrine ne 21 janar. z.Selenica dirigjoi te gjitha shkarkimet e nepunesve te qeverive socialiste dhe zevendesoi keta me militante te PD.
zj.Harito nuk vazhdohet me keshtu, populli u dha voten qe te largoni militantet e te beni shtet.
milena harito eshte nje e katapultuar prej France,,,ja keshtu njesoj me lul-kusaro-kriminelin prej Hollande;sipas modelit te kopil-kopisteve te 2005-es.
I besoj cdo fjale qe shkruani per hariton,,,,,eshte nje tyryfycke qe ka lene burre e femije ne France dhe ka ardhur me luge te madhe ,per te “ndihmuar” Shqiperine.Pershendetje Ilir.
pa futur ne burge te gjithe kta kriminele dhe injorante dhe idiota ky vend nuk do ket qetsi dhe perparim
Shume mire keni bere z. Beqja per keta. Por per drejtuesit cpo behet? Cpo beni per drejtuesit e QSUT dhe Spitalit te Traumes ne kohen qe ishit ne opozite? Cpo behet me ata qe emeroi Saliu shefa sherbimesh? Apo do mbani pushtetin me profesoret e emeruar prej Saliut? Po hetoni ndonje prej dosjeve te tyre te shumta? Apo jeni bere shoke me ta tani. Po hetoni tenderat apo emerimet e tyre? Apo merreni me kamera te fshehta, nderkohe qe keni dokumentat para. SHTETI FILLON NGA LETRAT, NUK FILLON AS NGA TELEVIZIONET, AS NGA PERGJUESIT. MOSDENIMI I DREJTUESVE TE SHENDETESISE DHE VAZHDIMI I MBAJTJES SE POSTEVE NGA DISA PREJ TYRE ESHTE TURP!
Boll na mashtruat per luften kunder korrupsionit.
Z.Rama te dorezoje pushtetin, pasi ka frike te arrestoje te “korruptuar”.
PO Arohet 21 janari dhe kryeparlamentari me laps ne dore do festoje bshke me qeverrine arritjet sebashku. rrofte partija se populli la lesht ….
Llafe dhe vetem llafe … ju keni frike te arrestoni Ali Bishen.
ky beqja eshte per tu futur ne burg vete perpara te tjereve. i korruptuar
Mjeket tane nuk jane misionare te JETES por te VDEKJES, keta nuk bejne betimin e Ipokratit por ate te djallit te radhes, me emrin sali, nano, rami apo pasuri!!! QAJ ME TY SHQIPERIA IME ;(
Prokuroria duhet te investigoje telefonatat e bera ne drejtim te ketyre mjekeve batkcinj,nqse duhet te dale e verteta,pastaj te therrasi kryepadrinon e te jap llogari si kriminel.E pres te gjithe kete gje,sepse nqse palacot e drejtesise do te mbrojne kriminelet Europa do te jete shume e larget per ne shqipetaret.
Nuk eshte e vertet se e paskam thene kete gje.Mos ja fusni kot.Mos ju vjen keq per saliun gje?
Mora nje mesazh se gjoja e kisha thene njehere ate cfare shkrova,prandaj e shkrova periudhen e fundit.
C’fare pergjimesh telefije thua ti mo?!?! Vidjot dhe telefit ne Albanistan ti hedhe poshte gjykata..Bota I merr si prova TE PAKONSTATUESHME..
Gjera qe i keni thene 100 here ne Opozite. tani duam veprime konkrete,mjaft me me Konstatime.
E regulloi skanerin ky mo
Eshte budallallek te thuash se duhet filluar nga keta. Kjo sepse shtro het ceshtja kush duhet ta nise e kush ta bitise.Te gjithe jane saliste . I ka qepur mire gjerat ai miku. Pa hequr rrobat nuk mjekohet plaga. Viktor Hoti
21 janari duhet ti behet nje hetim gjithperfshires.21 Janari kishte edhe 20 janar e keshtu me radhe.Kjo eshte edhe kerkea amerikane dhe europiane e pa ndryshueshme : Beni hetim gjithperfshires.Nqs organet e drejtesise mendojne te gjykoje vetem poseduesit e armeve,ata gabojne rende.Kjo ceshtje eshte nen monitorimin e miqve natyral te shqiptarve.
Eshte nje sinjal i mire. Por besoj se do te vazhdoje nga Ministria e Rendit duke u mbeshtetur tek filmimet qe jane siguruar nga TV-te, ku nje mase barkderrash ben reprezalje ne njerez kalimtare menjehere pas shperndarjes se protestave, duke u finalizuar me vrasesit – urdherues dhe egzekutore se bashku me prishesit e filmimeve te kamerave te Kryeministrise.
Drejtesia qe kerkohet per ngjarjet e 21 Janarit mund te vonoje, por do te vije, uroj brenda ketij viti.
Viktimat prej Regjimit te Salistan-it do te prehen te qete kur Fajtori Kryesor, kreu i Regjimit Sali Ram Berisha te cohet ne bangen e te akuzuareve prej popullit dhe Drejtesise se Tij.
Ne se ka Shqiptar legen me shumice ne Tropoje gjen, por Dibran legen vetem ne Lure gjen. Nje nder ta dhe Sami koceku/
O zoti minister, shikoni ate doktorin e madh qe eshte strumbullari i 21 janarit.
Akoma han mut ky pederi me emrin Alpin??? O bretkoce Lane,o bythqire i urave te Lanes,pse han mut???. Nuk kam pare ndonjehere pederast trim. Me 23 Qershor ju shkerdhyem,ne 97-ten mbushem kanalet me plehnat e malsise,qe shkuan mbas shpellarit skizofren. Prap doni shkop??? Ik mor shkop shurret se ju ka deke ora ne mut. Keni mbush Tiranen me kurva maloke e per vete lehni si qente me krome.
Shko or ministri Beqo e behu mjek me pare e pastaj gjyko mjeket nga ana profesionale. Kujt i interesoi e kush e shfrytezoi vrasjen e tyre me shume se partia jote qe i dergoi atje me videon META-PRIFTI?