Ish zv. Presidentja e Bundestagut gjerman i bashkohet ekipit të Veliajt

16 Janar 2014, 21:24Sociale TEMA
Ish zv. Presidentja e Bundestagut gjerman i bashkohet ekipit të Veliajt

Ish zëvendës-Presidentja e Parlamentit gjerman, Petra Blass i është bashkuar sot ekipit të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në pozicionin e këshilltares. Lajmin e ka bërë të ditur edhe Ministri Veliaj në një postim të tijin në Twitter: “Jam i lumtur që ish zv.Presidentja e Bundestagut gjerman, znj. Petra Blass, iu bashkua skuadrës tonë si këshilltare speciale. Mirë se erdhe në ekip!”, ka shkruar ai.

Petra Blass është diplomuar në Universitetin e Berlinit, në Departamentin e Studimeve Gjermane, për Histori dhe Pedagogji. Nga viti 1998-2002 ka qenë anëtare dhe zv. Presidente e Bundestagut gjerman. Më pas është angazhuar në shumë projekte në fushën e bashkëpunimit parlamentar në vende të ndryshme të Ballkanit, duke veçuar këtu edhe Kosovën.

Në Shqipëri, Petra Blass është angazhuar me Zyrën e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Fondacionin Friedrich Ebert dhe Agjencinë Austriake të Zhvillimit.

 

23 komente në “Ish zv. Presidentja e Bundestagut gjerman i bashkohet ekipit të Veliajt”

  1. gerti says:

    po me pahir doni ta beni te afte keye veliajn?! nje gje qe sbehet sbehet te nderuar, bejini reklame sa te doni. ka shume e shume te tjere te afte partia socialiste, por ja qe nuk jane marre me g99 qe tu behrt reklame

    1. Argita_B says:

      Veliaj eshte djale i zgjuar, me ide bashkekohore dhe pragmatik. Ben pjese te te rrallet politikane shqiptare qe nuk jane te indoktrinuar dhe pse ne menyre jokoshiente nga regjimi komunist.

    2. hasoni says:

      po normal se ti do nje te trashe si flamur noka apo grek si spiro ksera, ky eshte standarti yt

    3. Uf says:

      As un nuk e kam qef kete o Gerti, por ama thuaj cte duash. Eshte i pari ne kete qeveri per te marre iniciativa dhe te beje gjeste domethenese

    4. nino says:

      ai eshte nje nga ministrat me te suksesshem !! prisni dhe jepini kohe te shikojme frytet e punes se tij!!! mos doni prap ndonje qe ka dhome gjumi ne instuticionet e shtetit?? iku koha e imoraleve dhe hajduteve….

  2. feniks says:

    Zoti Veliaj!!
    A je kujtuar gje se ke ne vartesi edhe INSTITUTIN E SIGURIMEVE SHOQERORE,qe eshte bere FERRI I PENSIONISTEVE???
    RISHIKO LEGJISLACIONIN,HARTO AMENDAMENTET E DUHURA,SHPORRI MILITANTET E PD-se prej andej dhe JEPU HAKUN ISH USHTARAKEVE,qe KLIKA KRIMINALE E Sali Berishes i ka trajtuar si KULAKE!!!
    Ne se keni bere PAZARE ME CAMET per t’i lene kete INSTITUCION,KENI GABUAR RENDE!!!

    1. Kico says:

      Ushtaraket e meritojne..kane pritur gjithe jeten amerikanet duke luajtur domino

  3. Treviso says:

    Publiçitaja eshte shpirti i trektise por ne Shqiperi kjo nuk po jep rezultate te kenaqshme. Nuk e diskutoj se keni shume probleme madhore por
    duhen kapur problemet qe jane shume urgjente. Problemet qe shqetesojne dhe shkaterrojne nervat e popullit.

  4. Fenix says:

    Bravo … Ne rrugetim drejt Europes !

  5. bleri says:

    Bravo Veliaj! zgjedhje e shkelqyer, pervoja gjermane na duhet me shume se cdo gje tjeter. Suksese

  6. naimi says:

    Ekip te shkelqyer ka bere Veliaj! Dhe puna e mire e tij duket, eshte ministri me aktiv i qeverise. Thjesht bravo!!

  7. Miri says:

    Shyqyr filloi me punu shteti me njerez tamam dhe me pervoje. Besim dhe shprese te madhe per te ardhmen.

  8. rebeli says:

    Mos je gje nga ata te lodhurit ti mo Gerto?Clodhu nja tete vite tani e na ler te punojme.

  9. Analisti Politolog Cim Nurellari says:

    Po kete veliajn kur do ta marrin keshilltar ne gjermani?
    Mbase u meson si te vjedhin duke krijuar OJQ.

  10. Agushi says:

    Znj. Petra Blass, nuk eshte Paton Boks i Birishes

  11. zorros says:

    Kete Veliun do ma promovoni cdo dite packa se nje vere ne uje ben, por ky eshte ne planet e mia dhe prandaj une derdh shume leke per ta promovuar sepse koqe kandari te tilla duhen per te qeverisur neser.Kaq duhet 1 foto me te vobektit 1 me burgaxhinjte 1 me ndonje deputete te rezuar qe vjen ketej per tu …..1 botim ne shtyp dhe u be deti kos.

  12. Tajson says:

    Sekur te kishin te gjithe ministrat nivelin e perkushtimin ne detyre si te E.Veliajt , mesiguri Shqiperia ne pak vite do dukej komplet ndryshe se eshte sot .
    Ju qe shpreheni kunder Veliajt ,jeni thjeshte idiot te pashpres .
    Jetojm ne nji bote te lire ,si te tille edhe idioti ka te drejten e vet te shkruaj ,komentoj.

  13. Ilir says:

    ..sa do paguhet shoqja??

  14. Olsi says:

    Edhe kjo falas do punoj ,sigurisht. Apo do paguhet nga Toni Blair?

  15. vladimir mezini says:

    Djale i mencur bravo VELIAJ

  16. -Velia eshte djale punetor ..dhe po punove do te gjesh rrugezgjidhje te problemit..

  17. SOKRATI says:

    Nje ish-e e harruar bashkohet me nje minister te deshtuar. Per kete mireqenie qe kemi e qe do kemi eshte garant ky partizani i vogel Velo. Dhe e ka nis mbare me rritje cmimesh karburanti etj. duke na siguruar tamam mireqenie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje