Durrës/ Rama: Fund plazhit mes ujërave të zeza (VIDEO)

16 Janar 2014, 11:26Sociale TEMA

Banka Botërore dhe Bashkia e Durrësit nënshkruan sot marrëveshjen për Ujësjellësin e Kanalizimet e qarkut te Durresit.

Ndërsa e cilësoi si shumë të rëndësishme këtë marrëvedhje, kryeministri Edi Rama u shpreh se duhet një reformë rrënjësore për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve.

“Pas një karvani të gjatë dhe një rruge të vështirë ku koston e paguan të gjithë banorët e zonës ne jemi këtu për të nënëshkruar atë që kemi përgatitur në një kohë rekord, marrëveshjen për të nisur nga puna dhe për të hapur rrugën e shndërrimit të Durrësit nga një zonë me një sëmundje kronike për shkak të një sistemi të degraduar të funizimit me ujë në një zonë që do të furnizohet rregullisht me ujë. Jam shumë i kënaqur që edhe impianti që kishte përfunduar prej 2011 por mbeti i bllokuar sot është në punë dhe një pjesë e konsiderueshme e ujërave të zeza po përpunohen me standarte të larta” tha Rama.

Gjithashtu Rama theksoi se do të marrë fund derdhja e ujërave të zeza në det.

“Ujërat e zaza do të kalojnë në një proces që ajo që do të mbetet do të përdoret për sektorin bujqësor. U bë një çerek shekulli që qytatërët e presin me një durim dhe me një zhgënjim të vazhdueshëm ujin në rubineta pasi nga sot nis projekti që i jep fund këtij kalvari të gjatë dhe të pamerituar të mungesës së ujit për të gjithë zonën dhe banorët e Durrësit” shtoi Rama.

Drejtoresha e Bankës Botërore Ellen Goldsten deklaroi se duhet angazhim për më shumë bashkëpunim me pushtetin vendor. Ajo theksoi se duhet punë për të arritur furnizimin me ujë.

Unë mendoj se nuk ka vend më të mirë në Shqipëri për ta realizuar këtë model të vet decantrilizimit lokal se këtu në Durrës. Ne prandaj kemi zgjedhur ta nën shkruajmë këtë marrëveshje këtu në Durrës. Jam shumë e kënaqur që Banka Botërore do jetë partneri juaj në mbështetjen e krye bashkiakëve dhe krye komunarëve.Unë megjithatë duhet të theksoj se nevojitet shumë punë për sigurimin e furnizimit me ujë” deklaroi Goldsten

27 komente në “Durrës/ Rama: Fund plazhit mes ujërave të zeza (VIDEO)”

  1. art says:

    Projekt shume i mire por kur ta shikojme se llafe kemi degjuar plot…

    1. emigranti says:

      Super projekt!

      Krenar qe te votuam me 23 qershor Z. Rama

      1. sh.taras says:

        Kjo deshmon se kjo qeveri e ka marre seriozisht.Duhet ti kthejme tere vijes bregdetare shqiptare “virgjerine” e humbur.Keshtu do kemi me shume pasterti me shume turistë si vendas ashtu edhe te huaj.

    2. Flogerti says:

      Bravo. Lajm super i mire per te gjithe. si per durrsaket, bisneset, turizmin, te huajt, ekonomine e gjithcka

    3. gertjan says:

      Per tu pergezuar kjo nisme.Te gjithe jemi koshiente se ceshtja e ujerave te zeza ne plazhin e Durresit eshte nje nder problemet qe haset cdo sezon pushimesh verore.

    4. myzeqari says:

      Prioritet ,vec te tjerash, i qeverise aktuale mbetet turizmi.Ky hap i ndermarre nje nder te shumtat hallka kyç ne menyre qe te ofrojme kushte optimale per pushuesit.

  2. Kometa says:

    BRAVO….SUPER LAJM

    1. Tigri 14 says:

      I papam Ed Rama.

    2. yllka says:

      Urime ne punet tuaja te veshtira por qe po ecin si duhet. JEmi krah teje ne si popull.

  3. Darsiani says:

    Nje lajm i mire per qytetaret e Durresit dhe Tiranes qe frekuentojne keto plazhe ne mase.http://darsiani.blogspot.fr/2014/01/per-matin-dhe-matjanet-by-ab.html

  4. Bubureci i Kolorados says:

    Bota po përpiqen të krijojnë linja urbane për në Hënë e më tutje, ndërsa në…projektojmë ujësjellës…Arritje madhështore, siç do të thoshte Enveri dhe më vonë Sala…

  5. Mire qo pune,
    Nuk o keq,
    po HALli i MODh
    Ç’i bohet,
    Ooooooo KM yne!!!

    E ke lon
    me na e thon
    me 21 Janar,
    Oooooo KM yne?!

    A je t’u rraskapit
    Tu shkru naj Kurban 2 ( psh Shqiperia ka rastin( detyrimin) te bohet kurban per NATOn!!!
    Eeeee ju shqiptare idjote, s’po e merrni vesh qe j’u ka zdry fati ke dera: te shprehni MIRENjOHJEn
    (per SAKRIFICEn e mooooodhe qe bombardoi SERBine
    per juuuuuuuuuuuuuuuuu
    O debile bukeshkale!!!!)
    Amon, O KM yne,
    Amon
    na bo nji dysh KURBAn,
    T’qofshim tru,
    Se si shume
    ina tu u shullu!

  6. sh q i p says:

    zoti k.m. jam nga durresi dhe e kam patur detin jo me shume se 130m ne vije ajrore. prktikisht te vollga i themi ne durrsaket. nuk dua te bej as histori e aq me pak biografine time. i per menda keto sepse me dhimbset qyteti , me dhimset deti qe e kishim si krenarine tone ne durrsaket. personalisht ju falenderoj per perkushtimin tuaj ndaj durresit . veçse nje gje mbse nuk do kthehet si me pare, bukuria e plazhit dhe e vijes bregdetare deri ne currila. me gjthe ngushtesine e shpirtit primitiv e provincial shume njerez te ardhur nga ane e anes po na privojne ne qytetareve te durresit hapsirat e plazhit. nuk mundesh ne nje vend normal te shfrytezosh te gjithe reren e plazhit vetem se do te pasurohesh me çdo kusht. besoj me kuptoni ku e kam fjalen. pra te hartohen ligje qe bejne te mundur krijimin e zonave te lira . nuk eshte e thene qe nje subjekt, hotel apo kjoske le te themi, ka 30 a 40 kliente e ze nje siperfaqe per tre o kater fishin me shume. jo te gjithe e kane luksin te paguajne çadren apo shazllonet. ne kishim nje plazh “tonin” ku frekuentonim si lagje . po edhe atje tjetri edhe pse ka nje restorant apo hotel me pese dhoma ze tere hapsiren duke lene vetem ca korridore per te kaluar. kam besim se edhe shqetesime te tilla do te sensibilizojne strukturat perkatese te qeverise e te pushtetit vendor. do tju falenderoja per mirkuptimin sepse mendoj qe mund te ndihmoni per te kthyer sadopak dinjitetin e humbur e shpesh te neperkembur nga disa palo biznesmene qe nuk shohin me larg se portofoli i tyre.

    1. is me says:

      jam shum dakort me shqip.ne cdo vend te botes jan plazhe puplike mir mbahen nga bashkia ose komuna.ne shqiperi e kan zaptuar te gjith vijen bregdetare keto bizneset,qe the taks nuk paguajn.ku do bejn plazh nje familje me 5 antar me nje rrog 10 mi lek te vjetra ne dit,ku vetem kryefamiljari punon,vetem shasllonet i kushtojn 20 mi lek ne dit,keshtu qe nuk paguan dot shazllonet po ngrenje e pije si I vete alli.populli fukara kerkon plazhin public ti kthehet popullit flm.k.m yn.

    2. Babai says:

      Jam shume dakort me shqip…por kujt ti qahesh…Gjushit tone as i rref fare per plazhet publike e sidomos per plazhin e durrsakeve te vjeter,currila…..mjaft u qave o Gjush…tani ke dhe Qeverine tate….e dime qe ke projekte te mira per Durresin tone,zbatoji qe te pakten te ngeli emri i mire….dhe ate maketin e rruges dytesore per plazh o boje o hiqe fare prej anej se jo per noi gjo por i ka dale dhe boja ashtu si gjithe premtimeve te tua..

  7. adeci says:

    Drejtesine Edi, drejtesine pa te tjerat rregullohen.

  8. tomorri says:

    Juve me pseudonimin (Nashti s”kina mo keq).
    A do te kini ndo pak turp kur ekspozoni veten tuaj keshtu,dhe pastaj ankoheni pse na thone malok (te na falin malesoret trima)por malok e shkuare malokut.Po a shikon se çfar ke nomotise more shpellar,apo mjafton te nxishe te zezen mbi te bardhe dhe kaq,turp,turp shume hete turp
    Mundohu se mos meson ndonje gje kete jave se ke kohe dhe shkruan pak shqip se ne serbishte nuk dime mor mençuri shembullore.
    Sikut te thuashe bravo Rama se me ne fund mbase do shikojme edhe ne drite jeshile per te patur uje ne rubineta,sa mire do ishte per trurin tend se keshtu edhe mund te edukoheshe pak mor culle.

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Banka GJERMANE,ka dhene prova ne ndertimin e impiantit te pastrimit te ujrave te zeza ne liqenin e Ohrit,rezultatet jane spektakolare.Po te njejtat fjale mund te thuhen dhe per ujin e pishem.

    Liqeni i Ohrit sot eshte me i paster se ujimbledhesi i Bovilles!

  10. Ladi says:

    Uroj qe kete here te jete e vertete.

  11. Gjenerali Bato says:

    Na kenaqet me llafe!

  12. Zigur Qarri says:

    Kur do te realizohet ndonje projekt do behet gjithmone pengese kaosi i te kaluares ose kosto e larte.Nga plazhi i Durrsit e deri tek Mali i Robit jan bere njezet here me shume ndertime(dhe vazhdojn te behen) se sa esht kapaciteti i kesaj zone qe nuk mund te quhet kurre zone turistike.Ata qe kan lejuar ndertimet pa kriter ne plazhe(qe natyrisht kan pasur mbeshtetjen dhe pelqimin e politikaneve ne Tirane) jan kriminelat dhe armiqt me te medhej te Shqiperise.Pa prishur mbi 50% te ndertimeve ne plazhe,esht e veshtire te realizohet nje projekt madhor me sukses deri ne fund.

  13. arta says:

    Je i madh. Kam besimin qe vetem ti mund ta realizosh. Te shkoft sa me mbare drejtimi i qeverise qe ke marre persiper. Shendet,jete te gjate dhe gezime paç.

  14. Anda says:

    Deri tani ku ishte Bashkia e Durresit qe eshte udhehequr gjithnje nga PS dhe LSI….por e kane qelbur me ndertimet si ne vollga, si ne plazh, ashtu dhe Durres brenda…pse i lejuan keto ndertime…tani na mbushin mendjen me projekte madheshtore..nese nuk do kishin bere kasaphane ne Durres, nuk do kishte nevoje per projekte te tilla.
    lere aman se na hapet barkun…

    1. blendi.com says:

      @anda ke folur tamam,po keta qe behen fansa kot te mashtrimeve,nga qe jane te vobekt, dembela, dhe pazarazit kujtojne se do ju bej mrekulli rama.abara kadabra per fakirat

  15. ada says:

    keta e qelben me lejet qe dhane gjithe keto vite…e tani qe i ka dale era, thone qe i gjeten zgjidhjen

  16. Boletini says:

    Une jam pushues i rregullt ne plazhin e Duresit,por mjerisht nuk shof rregull dhe pasterti gjekundi ne Durres.Pallate te larta,plazhi i papaster,uji i papaster,gomare dhe kuaj perplot,trotuaret e ngushta prane rruges kryesore,grillet e panumerta prane trotuarir,plazhi i pandricuar naten etj.Uroi dhe shpresoi se kete sezone do kete rregull dhe pasterti ne plazhin e Durresit.Po te vizitosh pjeset e tjera perteje rruges kryesore,atehere duhet te vesh maskat qe te mbrohesh nga tymi dhe ererat e ndotjes se ajrit.Eshte e pakuptimt qe nje qytet i vjeter dhe antik sic eshte Durresi,te mos jete kampion per pasterti i qyteteve bregdetare te Ballkanit dhe me gjere.Dihet se shqiptaret,ne pergjithesi,jane punetore dhe te degjuedhem,deri diku,por duhet te behen edhe planet urbanistike te mirefillta per kete zone te rendesishme per vendin dhe me gjere.Dukuria me e keqe qe kam pare ketu,eshte edhe pirja e duhanit ne lokalet publike,gje qe po lene pershtypje te shemtuar ke turistet dhe te tjeret.

  17. Ketu vetem Tsunami ben pune, po ai Xhuxh ma Xhuxhi Kryetari i Bashkise do vare nga komet ai e ka hallall Burgun e prishi Durresin me betonizim dhe cmenduria me e modhe eshte qe trashegimi rrugesh pothuaj zero dhe i ka bo trotuaret me te gjona se rrugen kryesore te Durresit ska ne asnje vend te Botes.Ripjellje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje