Shqipëria mbetet ende një vend me lindshmëri të lartë krahasuar me vendet e Europës, por me rënie të theksuar ndër vite. Nisur nga kjo specialistët paralajmërojnë për moshim të popullsisë, ne vend.
Sa i takon nivelit total të lindshmërisë, referuar të dhënave nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor, realizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe INSTAT, niveli total i lindshmërisë për vitet e fundit është 1,6 fëmijë për çdo grua, shifër kjo nën nivelin e disa viteve më parë. Krahasuar me vitet 1999-2002, ky tregues është më i ulët çka tregon tendencën në rënie të numrit të fëmijëve për familje. Të dhënat nga studimi për Shëndetin Riprodhues (2002) tregojnë se në këto vite treguesi i lindshmërisë ishte 2.6 fëmijë për grua.
Referuar numrit të lindjeve, nëse para viteve ’90 regjistroheshin deri në 90 mijë lindje në maternitetet e vendit, vitet e fundit janë regjistruar rreth 35 mijë. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se ndërsa në vitin 1990 ishin 82 125 lindje, në vitin 2000, ishin 41 242 lindje, në 2010, ishin 34 061 lindje dhe në 2012 ishin 35 295, citon ATSH.
Referuar shkaqeve të rënies së lindshmërisë, ato janë komplekse sa shëndetësore, aq dhe sociale. Ndërsa gjinekologët theksojnë tendencën e rritjes së moshës mesatare të martesës dhe moshës së nënës për lindjen e fëmijës së pare, rritjen e ndjeshme në përdorimin e metodave kontraceptive, etj, ndersa sociologët vënë theksin tek emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese, ndikimi i faktorëve ekonomiko-social, arsimor-kulturor e shëndetësor, por edhe rritja e divorceve.
Nga ana tjetër çiftet kujdesen që të kenë bazë të mirë ekonomike para se të krijojnë familje të qëndrueshme. Kjo lidhet gjithashtu edhe me numrin e fëmijëve që kërkon të ketë një çift. Referuar të dhënave të Studimit Shëndetësor dhe Demografik, 73 % e grave të martuara nuk duan një fëmijë tjetër, ose janë sterilizuar, dhe vetëm 20 % duan të kenë një fëmijë tjetër. Ndërkohë, 7 % janë të pavendosur nëse do të bënin një fëmijë tjetër, ose thonë se nuk janë në gjendje të kenë një fëmijë tjetër.
Me këtë tendencë, ekspertët paralajmërojnë moshim të popullisë. Vendi ka një popullatë të moshuar në masën 12 %, por përllogaritjet e ndryshme tregojnë se pas vitit 2020 të arrijë në rreth 20 %.
Por, moshimi i popullsisë është një fenomen global. Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se popullsia në botë e grupmoshës 60 vjeç e lart është duke u rritur me shpejtësi. Në vitin 2050 rreth 80 % e njerëzve të moshuar do të jetojnë në vendet më pak të zhvilluara. Moshimi i popullsisë po ndodh paralelisht me urbanizimin e shpejtë. Nga viti 2007 më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete dhe në vitin 2030 kjo shifër pritet të rritet në më shumë se 60%.
krahasoheni me sistemin komunist,kur ishte rritja me e larte,atehere apo tani ne keto 23 vjetet e fundit,dhe po qe me i paket keto 23 vjetet e fundit perse???a nuk kerkuam nje jete me te mire perse ka rene kjo rritje e popullsise???ketu duket qarte se nga shiu rame ne bresher,
Normale qe re ne bresher, pasi ke bashkuar gjerat me te keqia te komunizmit me ato me te keqia te kapitalizmit dhe e ke etiketuar kete periudhe si “tranzicion”, prona e ligje jo, oligarki e gjithpushtetshme po. Rezultati duket qarte.
Kjo filloi qe para ’90 kur tironcit thoshin c’a bo plako