Spitalet do të gjobiten nëse nuk ofrojnë shërbimin e duhur shëndetësor pacientëve. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore bën të ditur se kontratat e këtij viti janë vendosur që ndaj spitaleve të aplikohen gjoba që do të variojnë nga 500 mijë deri në një milion lekë, nëse personeli nuk shërben sipas rregullave pacientëve.
“Në rastet e mosdhënies së shërbimit për pacientët, kur kushtete spitalit e mundësojnë atë, spitali gjobitet me një milionë lekë. Gjithashtu, në rast të ofrimit të shërbimit jo në përputhje me standartet profesionale dhe etike të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe urdhërat e profesionistëve spitalet gjobitet me 500 mijë lekë”, shkruhet në njoftimin e Fondit të cituar nga “Panorama”.
Gjithashtu, janë ashpërsuar masat edhe ndaj qendrave shëndetësore dhe farmacive. Për herë të parë në kontratat me qendrat shëndetësore është parashikuar ndërprerje kontrate individuale e mjekut dhe dërgim për ndjekje penale në rastet kur ai plotëson recetë me rimbursim fiktive.
Ndërsa për farmacitë që japin ose kanë dhënë barna përtej datës së skadencës , është përcaktuar zgjidhje e kontratës për një periudhë kohore jo më pak se një vit.
po gjoben kush do e paguj? shteti vet, semos i pagun drejtori,
kot mo lla. qarkullo lekun brenda shtetit dhe genje karunaret me propagand. hahhahahahahah kot sjena te fundit ne rajon
nuk e di si do te regullohemi si bota europiane qe behete copa pere jetee e njeriute kurse ketu ne shqiperi bejne sehire rine e nuk te prekin me dore pa dhene leke ky set doktorash te pashpirte nuk duhete tia dine vetem leke me spitalete e popullite kure te gjithe paguajme sigurimete ne qe jemi ne pune dhe kemi libra shendeti me pake fjale nuk eshte nje sherbim humane keta doktore jene cvatese te pashpirte o shtete do vep[rosh apo do ta lesh keshtu ne kete gjendje se ata doktora kure skane per tu bere njerez humane sic jane ne spitalete e huaja ku jetojme dhe marime sherbime speciale dhe vertete e quajme veten njerez kurse ketu nuk e di veteme njerez nuk jemi vetem njerez nuk na sherejne