Në kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe Zonjës së Parë Odeta Nishani dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Kinës në Tiranë, u festua Viti i Ri Hënor kinez. Në pritjen e zhvilluar dje në mjediset e Institucionit të Presidentit merrnin pjesë krahas Ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës, YE Hao edhe përfaqësues të trupit diplomatik, deputetë, sipërmarrës si dhe miq të shumtë kinezë, të cilët jetojnë dhe punojnë në vendin tonë.
Në përshëndetjen e tij me këtë rast festiv, Presidenti Nishani shprehu kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’u përcjell urimet më të përzemërta miqve kinezë të pranishëm në këtë ceremoni, popullit mik kinez, në Kinë dhe kudo në botë, me rastin e Vitit të Ri kinez!
“Uroj për çdo individ dhe familje paqe, mirësi, lumturi dhe mbarësi në këtë vit dhe në vijim! Viti i Ri kinez, i njohur gjithashtu si Festivali i Pranverës, është një festë që kinezët duan ta festojnë me familjet e tyre. Dhe ne, ja ku jemi, në këtë familje të madhe të përbashkët, mes miqsh, duke gëzuar së bashku, në shtëpinë shqiptare, që është tradicionalisht shtëpia e mikut. Ky është Viti i Kalit, i cili simbolizon shpejtësi dhe mbarësi. Dy vendet tona, ndonëse me dimensione gjeografike shumë të ndryshme, kanë patur diçka të përbashkët”, tha Kreu i Shtetit.
Në vijim ai shtoi se në 65 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Kinës, konstatojmë se bazuar në lidhjet tradicionale mes popujve tanë, bashkëpunimi mes vendeve tona është i mbarë dhe në rrugën e duhur.
“Më shumë mbarësi do të shohin lidhja dhe bashkëpunimi mes nesh, falë punës dhe vullnetit tonë të mbarë për t`i çuar sa më shpejt përpara. Planeti ynë është i mbushur plot halle dhe probleme, por ne jemi të gjithë të interesuar për një botë të ndërtuar mbi paqe, harmoni dhe stabilitet. Me punën dhe vendosmërinë tonë të përbashkët, ne mund ta bëjmë një gjë të tillë. Ky vit, qoftë i lumtur dhe fatlum, gjithashtu, për këdo dhe sjelltë mbarësi për të gjithë njerëzit dhe familjet në çdo cep të globit!”, uroi Nishani.
Sebepe per te prishur pare, se i ka me teprice ULOKU!
Sa per popullin kinez, Gezuar dhe per shume vjet!
IK ORE DERDIMEN
-..dhe une thoja kujt i ngjan…
po ky si shume festa organizoka,i ka me qef apo si e ka hallin me Kinen?
Eshte fantastike te degjosh nga goja e Gomarit fjalet:”Ky eshte Viti i Kalit”…
Po sigurisht!!!
Koha e Gomareve mori fund me 23 Qershor 2013!!! ?
Mesazhi i Nishanit per popullin kinez.
Gezuar 2014年军民迎新春茶话会在京举行
研究决定中央国家安全委员会设置
审…
张德江主持召开部分在京全国人大代表座谈会…
俞正声出席2014年对台工作会议并作重要…
激浊扬清树新风
认真学习贯彻习近平总书记在党的群众路线教…
改作风永远在路上
Shenim: Tunxhe Nishani e ka pos nji xhaje prej Kine, prandaj gjithe kjo dashni per kinezçen ene per kinezt, ene ai vete ka nji surrat kinezi.
surrat si te miut kinez, thuaj