Rama: Do të bëjmë Zyrën e re të Punës në Shkodër. Veliaj: Veprime më dinamike në funksion të punësimit

26 Janar 2014, 10:52Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama inspekton Zyrën e Punës në Shkodër, ndërsa premton krijimin e kushteve të përshtatshme dhe bërjen e një zyre të re. Kryeministri Rama nënvizoi se duhet të fillohet që nga krijimi i kushteve të përshtatshme për punë edhe për vetë Zyrën e Punës.  “Duhet të bëjmë Zyrën e re të Punës. Kjo nuk është zyrë pune”, tha Rama.

Zyra e Punës, e cila përballet me jo pak vështirësi, në shërbim jo vetëm të punësimit të banorëve të qytetit Shkodër, por edhe të komunave përreth, pritet të ketë të njëjtën pamje, strukturë dhe funksion sikundër ajo e krijuar në Tiranë. Në një bisedë informuese me Ministrin e Mirëqenies Sociale Erion Veliaj dhe Drejtorin e Zyrës së Punës, u trajtuan disa nga problematikat dhe objektivat e saj. Ministri Veliaj, teksa solli raste konkrete që kjo Zyrë ka adresuar tashmë për punësimin e atyre që i drejtohen asaj për zgjidhje,, vuri theksin në nevojën e një përgjigjeje e veprimi më dinamik e të shpejtë të Zyrave të Punës ndaj çdo kërkese që i drejtohet asaj, si nga punëdhënësit, ashtu edhe punëkërkuesit. “Rasti konkret në Lezhë. Punëdhënësi tha kam nevojë për 300 veta te Vau i Dejës. Kam dy vjet që i kam bërë një kërkesë, Zyrës së Punës, jo vetëm që nuk m’i gjetën, por të shkoj unë, tha, të rekrutoj në Shkodër, nuk ka sens ekonomik. U lidhëm edhe me Zyrën e Punës këtu në Shkodër dhe për një javë janë gjetur 40 personat e parë. Do vënë një autobus e do shkojnë të punojnë 8 orë në Vaun e Dejës e do kthehen, siç punohet kudo, bëhet një lloj tranziti për në punë, si në çdo vend normal të botës”, u shpreh ministri Veliaj.

Ndërsa Drejtori i Zyrës së Punësimit u shpreh se një ndër objektivat e Zyrës është kalimi nga skema e ndihmës ekonomike në punësim.  “Kanë kaluar në ndihmë ekonomike e në kundërshtim me dispozitën ligjore vazhdojnë ta marrin dhe nuk stimulohen për punë, nuk tërhiqen që t’i ofrohet punë. Po kështu ka ndodhur edhe me skemat e tjera pasive, si pagesa e papunësisë. Ndërkohë që ai mund të rrijë një javë, një muaj, mund të rrijë dy muaj, por gjithmonë duhet të jemi në kërkim që nga kjo skemë t’i kalojmë punëkërkuesit në punësim”, tha ai.

Një tjetër ndalesë gjatë kësaj vizite të Kryeministrit në Shkodër, ishte ajo në Shtëpinë e Fëmijës 0-6 vjeç, të cilin, Rama e vlerësoi si takimin më të ngrohtë e të ndjerë të kësaj dite. Drejtoresha e këtij institucioni shprehu mirënjohjen për rritjen e buxhetit për Shtëpinë e Fëmijës 0-6 vjeç, çka do të mundësojë edhe rritjen e përkujdesit ndaj fëmijëve.

12 komente në “Rama: Do të bëjmë Zyrën e re të Punës në Shkodër. Veliaj: Veprime më dinamike në funksion të punësimit”

  1. david says:

    Te shohim cfare do beje per Shkodren ky,te shpresojme se e ka seriozisht Rama.

  2. Pastori says:

    OK shume dakort te hapet edhe 1 zyre pune ne Shkoder. Edhe un kam 1 hyrje kat te par te pallatet e kohes se xhaxhit,tarrasit, kaleruesit, edhe un po i kthej ne zyra puna. Po punesoj veten se njeri tjeter, ashtu si edhe ne zyrat e punes qe po mbijn si kerpudhat pas shiut kudo ne Shqiperi se fundmi, nuk po punesojn njeri. Kshu te pakten rivalizoj edhe xhaxhi piktorin dhe velon.

  3. Shkodrani says:

    Ah mor ta marsha !
    Nuk dona show,por dona vepra; I kena pa emerimet tuja deri tash e kena qesh me te madhe, e kena than mes vedit: ku ku per na se kujt i kena besu.
    Ndero i her mendje e manej fol. Duhet me pas pak mare kur nuk difton te verteten,se cfar mendon e cfar ban. Na ke korrit krejt.

    1. feniks says:

      O Shkodrani!!
      Ju shkodrianet tere jeten keni qeshur edhe kur ua kane futur sa krahu!!!
      Para 90-tes dridhej nje qytet i tere vetem nga nje POLIC,ndersa pas 90-tes u TALL BERISHA DHE JOZEFINA ME JU,sa qe kur ju permbyti me hapjen e DIGAVE TE HIDROCENTRALEVE,ju perqeshi se “U BATE SI VENECIA”!!!
      Ndersa ju si BUDALLENJTE,NGRINIT DY GISHTAT PERPJETE DUKE ULURITUR “RRNOFTE BERISHA” maje cative te shtepive te permbytura nga uji!!!
      Edhe kur u mbyten me mijra koke bageti,mijra HA te mbjella e qe kurre nuk ua demshperbleu njeri,ju prape bete BUDALLIN!!!
      Lerini denglat se tere kohen u TALL NJE ISH KOMUNIST EKSTREMIST MALOK SI Sali Berisha me ju,ndersa tani na hiqeni si CUBA!!!
      A keni degjuar gje se rrethi i juaj,pra Shkodra mban vendin e pare ne Shqiperi per te NGUJUARIT NGA GJAKMARRJA dhe “HEROI” i juaj 23 vjecar as nuk e CAU TRAPIN NE ASNJE RAST SE CFAE DUHEJ BERE ME ATA????
      Doemos,nje POPULL TE PERCARE DHE TE TERRORIZUAR E SUNDON ME LEHTE!!!
      Kete beri Berisha dhe ju BUDALLENJTE e mbeshtetet!!!

      1. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

        @feniks ti falendero shkodrant e verioret qe sot ke mundesine me fole e me shkrue ne internet. mos te kishin ken shkodrant ti sot kishe me ken ne rruge tue brohorit rrnoft diktatura e injoranca moçalore. sot jane ne qevi moçaloret ato qe deri dje instluen koleren e kuqe e so kan me instalue dhunen e injoprancen moçalore.
        moçaloret e tu nuk din se ça dan me thane dmokraci. ato kan probleme me demokracine nuk njohin zhvillimin e progresin. moçot njohin dhunen, injorancen, mafien, drogen e prostitucioni.
        moçaloret e kokqytetit vijne e shkojne nga Shkodra po shum shpejt kan me kuptue se prej shkodret ka me fillue numrimi mbrmsht i qeverise moçalore
        te fala atje poshte nga moçalet

  4. a777 says:

    Gjate fushates jane premtuar vende pune e jo zyra pune.krijimi i zyrave te punesimit do te thote kontroll dhe disiplinim i maredhenieve shtet-punedhenes-punemarres.Pra paska pune por nuk dime sesi ta kerkojme ate.

  5. I PA PUNI says:

    Z. Kryeminister:
    Nese doni te perpiqeni te zvogloni papunesine ne kete vend, zyrat e sotme te punes ti quani me emrin e vertete,p.sh. ZYRA E PAPUNESISE SHKODER”
    Per tu bindur per kete,kerkoni sa njerez kane punesuar keto zyra ne 20 vitet e fundit ne shkalle republike dhe sa fonde kane konsumuar

  6. pash gucia says:

    Z.K/minister.zyrat e punesimit jane kot.nuk kane punesuar njeri.ne kukes per 6muaj nuk mund te takosh deputetin.dyert e ps ne kukes nuk hapen asnje dite njerezve u kane mbetur cv neper duar.Do te ndryshoj gje apo jo?

  7. Lili says:

    Adresa e zyres se punes be Shkoder [email protected]. Flini tani dhe pafshi endrra me gjelle pasanikesh.

  8. Analisti Politologu Qim Nurellari says:

    O Rrylindas, nuk duhen zyra pune, po vende pune!!!

  9. mirel says:

    Ashtu eshte Rami,,punes shtojini sa me shume zyra.
    Te pakten te punesohen ata qe do punojne aty

  10. Shkodrani says:

    Pergjigje zotit Feniks .
    Nuk me keni kuptu zotni.
    Une nuk jam prej atyne qi kan duartrokit Salen ene Xhozefinen.
    Une i thom zotni Rames, na ke korit krejt,sepse jam prej atij krahu ene du me e harru Salen ene Salushen.
    Pooooooooooooooooor……….
    Nuk po du me ba ky i joni ma shum marina e po du me u nderu ene na qi e kena mbeshtet Edvinin.
    A kupton o koqja i nanes.Ne fillim te thash zotni per etiket por ti je … Vllau i Sales

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje