Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, flet për lajmepolitike.com
Zoti Beqja, Partia Socialiste me aleatët e saj erdhi në pushtet me një program mjaft ambicioz, me premtime të mëdha. Kanë kaluar më shumë se 100 ditë nga momenti kur nisët qeverisjen, ndërsa arka e gjetur bosh, duket se është një justifikim që nuk do të qëndrojë gjatë, sepse qeveria juaj e ka një buxhet. Sa e mundur ju duket tani, kur jeni përballur me problemet që ka vendi, realizimi i programit tuaj?
Arka e gjetur bosh është një fakt konkret, pra qëndron. Ndërkohë, jemi në një fazë të re kur kemi një buxhet të miratuar prej nesh, por është fakt gjithashtu, se jo vetëm arka bosh, por edhe lista e borxheve që trashëguam është një problem i madh. Çështja e borxhit është një problem i madh, pasi po t’i referohemi fillimit, pra datës 30 shtator, borxhi ishte 44 milionë USD. Historia e borxheve është një problem më i madh se sa kaq. Unë mora vesh këto ditë, rastësisht, se ekziston një borxh tjetër që nuk ka lidhje me shëndetësinë, 26 milionë Euro, të cilat Byroja Kombëtare e Sigurimeve i paska Byrosë Ndërkombëtare të Sigurimeve. Këto janë automjete shqiptare, që kanë marrë policë sigurimi për transport ndërkombëtar, që kanë krijuar dëme dhe që nuk janë shlyer. Ky borxh dhe të tjera që ende nuk janë bërë publike rëndojnë tek ne. Këto borxhe na pengojnë të ecim përpara, pasi na pengon të marrim borxh për projekte të reja zhvillimore. Sidoqoftë këto janë shpjegime, por nuk ka pse të jenë justidfikime. Unë jam i sigurt dhe besoj fort se do t’ia dalim të realizojmë programin tonë në çdo fushë, në shëndetësi, arsim, shërbime, fshatin dhe kudo. Është e rëndësishme që të marrim përsipër përgjegjësitë për të luftuar korrupsionin, me qëllim që të vendoset drejtësia në Shqipëri. Aktualisht sistemi i drejtësisë perceptohet si një pengesë e madhe dhe për këtë arsye, duhet t’ia dalim të reformojmë sistemin e drejtësisë. Shqiptarët na votojnë një herë në katër vjet, edhe për të vendosur drejtësi. Për sa kohë që reformat bëhen në parlament dhe ne jemi shumicë, do të vijë një moment kur ne do të përballemi dhe do të japim llogari edhe për çfarë drejtësie do të garantojmë qytetarët shqiptarë.
Meqenëse jemi këtu, ju keni kërkuar masë disiplinore për dy mjekë që dhanë një deklaratë të caktuar për viktimat e 21 janarit. A duhet të nisë këtu vënia e drejtësisë, apo ka hallka të tjera shumë të rëndësishme?
Në detyrën e ministrit të shëndetësisë unë kam kërkuar që të sqarohet kjo situatë duke iu referuar profesionalizimit të këtyre dy mjekëve. Nuk është kjo një përpjekje për të vënë drejtësi, por jam përpjekur të jap mesazhin, që mjeku duhet të kryejë punën e mjekut. Përkoi me përvjetorin e 21 janarit, ankesa që unë bëra tek urdhri i mjekut. Sidoqoftë unë e kam këtë të drejtë, ta bëj këtë ankesë dhe kjo ankesë është formuluar në mënyrë të qartë. Ka thënie të dy mjekëve, të cilët janë përdorur politikisht nga ish-kryeministri në atë moment, me qëllim që të çorientohet pupliku dhe të kalohet përgjegjësia te opozita për vrasjen e katër qytetarëve. Ndjej keqardhje përse Urdhri i Mjekut nuk e ka ndjerë të nevojshme, që të niste një procedurë verifikimi të kësaj ngjarje, e cila ishte publike dhe me efekt specifik në opinionin publik.
A keni kërkuar verifikim për raste të tjera të ngjashme si ai i dy mjekëve, që bënë deklaratë për viktimat e 21 janarit?
Përgjatë kësaj kohe që unë jam ministër nuk ka pasur raste të tjera, por një tjetër rast jo shumë i ngjashëm me këtë është ai i një mjeku që akuzohej për afera korruptive. Një media publikoi detaje të kësaj ngjarje, pra ku vërehej aferë korruptive nga ana e një mjeku. Të nesërmen e publikimit të materialit unë i kam kërkuar drejtores së spitalit të Durrësit pezullimin e mjekut, i cili akuzohej për aferë korruptive. Më pas janë institucionet e drejtësisë që e verifikojnë rastin dhe marrin masat e duhura.
Cilat janë arritjet e deritanishme në shëndetësi, pra kur kanë kaluar 100 ditët e para të qeverisjes?
Besoj, se ajo çfarë realizuam në shëndetësi në 100 ditët e para është një përpjekje për të rivënë minimalisht në eficencë një pjesë të shërbimit spitalor. E kam fjalën për vënien në funksion të një pjese të mjeteve ekzaminuese në disa spitale. Edhe pse brenda shtrëngesave financiare, arritëm një furnizim me medikamente në spitale, kryesisht për të sëmurët me kancer, gjithashtu arritëm të vëmë në punë reaminacionin në Spitalin e Traumës. Besoj se arritëm të ngremë në nivel relativisht të lartë ndjeshmërinë për ekzaminimin e kancerit të gjirit, pasi u rrit me 2.4 herë numri i ekzaminimeve për këtë sëmundje në muajin tetor 2013 dhe kjo do të thotë, se ka pasur rezultat fushata e sensibilizimit për këtë sëmundje. Një arritje e rëndësishme është edhe miratimi i paketës fiskale, që ka të bëjë me heqjen e TVSH-së së barnave që do të nisë nga data 1 prill 2014.
Është një zotim i realizueshëm premtimi për një strategji për shërbimin shëndetësor falas?
Jemi të vetëdijshëm se do ta realizojmë këtë, por kërkohet një sistem tjetër. Duam të fokusohemi fort në nisjen e kontrollit shëndetësor bazë pa pagesë dhe kjo do të jetë një kulturë e re në shoqërinë shqiptare. Ndërkohë, një pjesë e mjekëve në spitale e harxhojnë kohën duke kryer shërbime të cilat mund të kryhen në shërbimin ambulator. Kjo tendencë vazhdon nga spitalet rajonale drejt spitalit të Tiranës, ku praktikisht qendra spitalore duket si një poliambulancë e Shqipërisë. Një tjetër objektiv shumë i rëndësishëm është ngritja e shërbimit të urgjencës kombëtare, i cili do të na ndihmojë të ofrojmë shërbim mjekësor parësor dhe e dyta do të na ndihmojë që në gjysmën e dytë të mandatit të bëjmë racionalizim dhe optimizim të shërbimit spitalor. Një tjetër çështje e rëndësishme është edhe ajo e barnave. Për fat të keq kemi në Shqipëri barna me çmim më të lartë se sa në vendet ku prodhohen. Këtë gjë jemi të angazhuar ta eliminojmë brenda 300 ditëve të para të qeverisjes. Gjithashtu do të duhet të bëjmë një administrim më të mirë të barnave të shërbimit spitalor, sepse na rezulton që të ketë barna në spitale që kanë skaduar. Moment i rëndësishëm për ne është edhe ngritja e një rrjeti informacioni në funksion të qytetarit. Një sfidë mjaft e rëndësishme është ajo e korrupsionit në shëndetësi. Siç dihet, shëndetësia dhe drejtësia në Shqipëri perceptohen si dy fushat me nivelin më të lartë të korrupsionit. Pra, ne jemi para një sfide që të rrisim jo vetëm cilësinë e shërbimit shëndetësor, por të rrisim transparencën dhe të ulim korrupsionin me qëllim që të shërbimi shëndetësor të mbërrijë tek publiku në nivelin e duhur.
Ndërkohë, duket se nuk është ecur me hapat e duhur apo të premtuar lidhur me avancimin e reformave?
Dua t’i referohem një keqinterpretimi nga mediat lidhur me hapat që ne kemi marrë për një çështje të caktuar. Është fjala për heqjen e TVSH-së për barnat. Në datën 1 prill 2014 hyn në fuqi vendimi për heqjen e TVSH-së për barnat, ndërkohë që media të caktuara kanë abuzuar lidhur me këtë fakt, duke evidentuar se me datë një janar nuk rezulton të ketë barna, të cilave u është hequr TVSH-ja. Heqja e TVSH-së hyn në fuqi me 1 prill dhe mediat nuk mund të akuzojnë se ishte mashtrim nga ana jonë ky vendim. A ka problem në spitale? Sigurisht që ka. Unë nuk mund të them se në spitale gjenden të gjitha barnat dhe se në spitale nuk ka probleme. Sigurisht që ka probleme, por ato do të zgjidhen hap pas hapi dhe ne jemi duke punuar intensivisht për t’i zgjidhur dhe për t’i shkuar deri në fund zotimeve që kemi ndërmarrë.
Sa hapa janë bërë në strategjinë tuaj lidhur me luftën kundër korrupsionit në shëndetësi?
Jemi duke ecur me hapa të shpejtë drejt minimizimit të korrupsionit në shëndetësi. Jemi duke aplikuar metoda, të cilat e ulin korrupsionin në shëndetësi, që kanë rezultuar të suksesshme edhe në sistemin jopublik të shëndetësisë. Do synojmë të menaxhojmë mirë procesin e administrimit të pajisjeve mjekësore, procesin e furnizimit me materiale mjekësore nëpër spitale dhe të kontrollohet procesi në mënyrë rigoroze. Një tjetër hap i rëndësishëm është edhe momenti kur ne do të nisim të paguajmë shërbim shëndetësor edhe në sektorin jopublik, pra shteti paguan për pacientët shërbimin shëndetësor në sistemin jopublik të shëndetësisë, dhe kjo do të ndikojë ndjeshëm në uljen e korrupsionit në shëndetësi. Besoj se do të përqendrohemi shumë edhe në procesin e transparencës në të gjitha hallkat e funksionimit të sistemit shëndetësore. Informacioni i detajuar për pacientët do të ndikojë ndjeshëm në uljen e korrupsionit në shëndetësi. Kjo do të ndikojë në rritjen e presionit pozitiv ndaj atyre, që mund të tundohen nga praktikat korruptive.
A keni një strategji të qartë lidhur me marrëdhëniet që do të mbani me sektorin jopublik të shëndetësisë. Është fjala për një sërë problemesh, që shfaq bashkëpunimi mes sektorit publik dhe atij jopublik, duke nisur qysh tek angazhimi i mjekëve në të dy sektorët. Ky element shpesh ka sjellë edhe minimizimin e rolit të sektorit publik përkundrejt atij privat dhe kjo është një formë korrupsioni. Si do të jetë marrëdhënia juaj me sektorin jopublik të shëndetësisë?
Ne e shohim sipërmarrjen jopublike në sektorin e shëndetësisë si komplementare me shërbimin publik shëndetësor. Besoj se këtë vit ne do të kemi një hap konkret, që do të thotë blerje të shërbimit të tyre për t’ia ofruar pacientëve. Ndërkohë, përsa i përket të gjithë problematikës që shfaqet tek sipërmarrja private në shëndetësi, ka nisur një proces akreditimi. Ngritja e Inspektoratit Sanitar Kombëtar do të rrisë më shumë inspektimet për ofruesit e shërbimeve shëndetësore duke përfshirë këtu sektorin publik dhe atë privat. Sigurisht, që herë pas here shfaqen ankesa lidhur me punën e këtyre institucioneve private të shëndetësisë, por hap pas hapi ne do të jemi më prezent nëpërmjet Inspektoratit Sanitar Kombëtar për të kontrolluar rigorozisht të gjitha praktikat, që përdoren në dhënien e shërbimit shëndetësor jo vetëm në sektorin privat por edhe në atë publik.
Kemi kaluar nga premtimet në situatën politike. Si po shkon bashkëqeverisja me LSI? Edhe pse është shumë shpejt për të folur për probleme të dukshme, a mund të thuhet se nuk ka probleme ndërmjet jush, pra PS-LSI?
Unë besoj se i gjithë kabineti qeveritar dhe jeta parlamentare ka ndryshuar në raport me para 23 qershorit. Mazhoranca ka funksionuar në mënyrë unike. Unë do të thoja, se edhe sikur të ishte qeveria vetëm me një parti, sigurisht që ka këndvështrime dhe opinione të cilat nuk mund të jenë homogjene dhe pa kundërshti. Ne bëmë një punë shumë të mirë kur hartuar programin qeverisës dhe bëmë një punë shumë të mirë edhe në hapin e dytë, atë të hartimit dhe miratimit të buxhetit dhe të paketës fiskale. Ishte një proces që shkoi mbarë në mënyrën se si u hartua dhe si u miratua buxheti dhe paketa fiskale. Edhe debati parlamentar shkoi shumë mirë. Në fund të fundit, mirëqeverisja arrihet kur ka një program dhe një buxhet të mirë, i cili i jep mundësi qeverisë që të nisë të hedhë hapat e duhur në drejtim të mbajtjes së zotimeve në drejtim të kryerjes së reformave.
Brenda PS kanë nisur ndërkohë problemet. Rama e ka përfunduar mandatin e tij si kryetar i PS dhe nuk duket se po shfaqen veprime lidhur me zgjedhjet e reja në parti. A është kjo e drejtë statutore, duke iu referuar edhe deklaratës së Ramës, se nuk do të ketë proces zgjedhjesh sipas parimit një anëtar një votë?
Në këtë moment nuk ka asnjë arsye të shmangen zgjedhjet në parti. Mendoj se është çështje organizative. Unë nuk shoh asnjë pengesë përveçse koordinimit të axhendës qeveritare me atë partiake. Edhe pse procesi do të ishte vetëm formal. Pasi u votua si kryeministër i shqiptarëve, Rama padyshim që do të jetë unanimisht kryetar i socialistëve shqiptarë.
Ndërkohë pakënaqësitë brenda PS-së janë shfaqur dhe këto pakënaqësi kanë nisur qysh në hapat e parë të qeverisjes, kur u zgjodh dhe u votua kabineti qeveritar…
Sigurisht që mund të ketë qejfmbetje, pasi ka të tjerë brenda PS-së, të cilët kanë menduar se mund të ishin përfshirë në kabinetin qeveritar, ashtu sikundër unë mendoj, se ne që jemi anëtarë të kabinetit domosdoshmërisht nuk jemi të rënët nga qielli. Ishte një zgjidhje e kryeministrit bazuar në filozofinë e tij për qeverisjen, por edhe në varësi të mundësisë që të krijon një kabinet koalicioni.
Edhe aleatët kanë shfaqur në media pakënaqësitë e tyre lidhur me pjesën që ata mendonin se iu takon në qeverisje…
Tre-katër javët e fundit ka një proces intensiv të përfshirjes së tyre në qeverisje në nivelet e dyta. Bashkë me aleatët, ne jemi në një angazhim të vazhdueshëm për të përmbushur zotimet tona dhe për t’i dhënë shqiptarëve qeverisjen që meritojnë. Sfida jonë është me shqiptarët, të cilëve ne u kemi premtuar një qeverisje të mirë dhe këtë jemi duke bërë. Po punojmë pa pushim çdo ditë dhe me hapa të shpejtë për të përmbushur reformat, që garantojnë një qeverisje të mirë për shqiptarët.
Zoti Ilir po punon intensivisht per mjeksine ne vend. Urime te perzemerta jeni njeri i mrekullueshem mbi te gjitha!
Zoti Ilir po beni ndryshime te medha ne spitalet shqipetare, para disa ditesh fatkeqsisht kisha shtruar djalin ne spital dhe sherbimi qe behej ishte shume i kenaqshem ne krahasim me ate qe ka qene ,Faleminderit!!
Ne ju mbeshtesi z.Beqja keni bere nje pune te mire deri tani. Keni vizion per te ardhmen, me njerez si ju Shqiperia do beje perpara.
Kemi besim te ju z.Beqja
Kur qesh ky minister ngjason me nje krriç.
para dy ditesh u identifikua nga i vellai nje i vdekur qe kishte 3 muaj ne morg dhe qe mbante ne xhep karten e identitetit.
Nuk e di a e ka marre vesh krriçi kete arritje te madhe.
bravo z.Beqja ju do e permirsoni sistemin shendetesor ne Shqiperi.
Besoj se ju do e rregulloni sistemin shendetsor ne Shqiperi. forca ?
Parole parole parole….or cun me pantallona te shkurtra, nuk behen me fjale keto pune. Hiqni debilat nga drejtimi i QSUT, krijojini sigurine njerezve te punojne rehat jo nen kercenimin e militanteve te leshit qe u keni vendosur mbi koke, furnizooni me ilace, zbatoni sistemin e referimit mos shkojne bagetia ne urgjence per nje paracetamol. Bej keto dhe mos bej gam gamkot larte e poshte.
P.S: Hiqeni ate debilen, vajzen e bukur ne krye te QSUT dhe mos vendosni dhendrin e Gramoz Rucit por nje njeri profesionist.
KEmi besim tek ju. Pune te mira keni bere si fillim.
Eshte e vertete se ka permirsime, por nje reforme e vertete ne kushtet qe eshte sot Shqiperia kerkon urgjentisht ndarjen e sherbimit publik nga ai privat, kjo ne drejtim te burimeve njerezore e jo bashkepunimit. Ne kete menyre do te funksionoje me mire tregu mjekesor, eliminohet korrupsioni, rritet konkurrenca dhe per pasoje do te perfitoje shume me teper i semuri.
Bravo z.Minister po beni ndryshime te medha ne spitalet shqiptare. Kemi shume besim tek ju eshte shume i madh. Faleminderit per gjithcka qe po beni.
Si shume shpesh po del ne media.
Kjo ndodh zakonisht kur vjen ere puna…
Me pelqen qe era e rilindjes po ndihet ne cdo institucion shteteror perfshire dhe mjeksine, Ju lumte zoti Ilir ?
O MINISTER MOS BEJ SHOW KOT PO SHKO SHIKO CBEHET TEK ONKOLOGJIKU ….NJEREZ TE SHKRETE QE E KANE TE SIGURTE IKJEN PER NE BOTEN TJETER PAGUAJNE QE NGA ROJA PASTRUESJA E DERI TEK SHEFAT ….DHURATA TARIFA E KOMPANI …..KESHTU KA QENE PARA 1 VITI ….DESHMOJ UNE …..DHE VAZHDOKA AKOMA …..TE AFERM TE MI E DESHMOJNE SOT…..SHUME TUUUUUUUUUURP …
Neper spitale asgje nuk ka ndryshuar.mjer ata qe i con halli ne ato dyer.prandaj leri fjalet dhe be ndonji pune o minister
O Edo thuaj ketij debili mos dali fare se na felliqi fare
Minister i nje prej institucioneve me te rendesishem e me te korruptuar qe do te luftoj korrupsionin me disa ndryshime qe perkundrazi e rrisin korrrupsioni!
Beni ligje qe te heqin nga puna mjeket/infermieret qe marrin leke dhe te shikoni si ndryshojne gjerat…apo humbisni votat pastaj? Mjere shqiptaret qe ju besojne…
Nuk luftohet korrupsioni duke mbajtur ne Ministri njerez qe kane 15-vjet qe bejne korrupsion.Jane disa tipa ne ministrine e shendetesise qe jane bere monument kulture”mbrohen me para (ligj)nga shteti”.Duhet pastruar ajo admionistrate e cila nuk ka pasur asnje rezultat ne sherbomin shendetesor dhe spitalor.Nuk kane se ca te japin gje akoma keta “specialiste” 15-vjecare ne nje vend pune,ata e kane mendjen vetem per tendera.
Ne se ka nje ministri sot qe eshte me apatikja, kjo eshte MSH, ministri jo vetem qe spo ben asgje per realizimin e programit te PS por vetem po shton numrin e tenderave qe cuditrisht po i mbledh te gjithe ne ministri dhe ka vene nje mikun e tij xime i thone , ai eshte si MONI TE PREFEKTI. SHERBIMET QE JEP SOT KJO mINISTRI DHE SPITALET QE AJO KA ESHTE MIZEEEEERABEEEEEEEL
ke ka sekretare te pergjitheshme ky ne ministri?
O Beqje, te pakten mbylle ate hale se te gjithe e shohim se cfare po ben dhe c’di te besh
Ilir, Si ke moral e flet kur je i vetmi prlamentar ne Ballkan qe je pergenjeshtruar nga parlamenti pasi beje kontrata kur te tjeret benin greve urie dhe pa u shpalluar akoma i pafajshem hyre ne parlament??
O MERO NZIRE PERDITE KETE QEN QE POPULLI TE NXJERE DUFIN PER KETE HAJDUT MASHTRUES
o Liro cthote firma me vellain e Lineds? po me biznesmenin Zamir M cfare po organizojne
Na nxore mallin e Nard Ndokes.Po ai nuk dilte te pelliste ne media …
Po nuk behet shendetesia me Edi Veshon,Petro Mersinin dhe Sajmir Kadiun qe kane 30 vjet ne Ministrine e Shendetesise, jo mor joooooooooo ata vetem vjedhin tendera
pa le pa le cfare ka emeruar drejtoreshe ne QSUT. Kimisten qe u zhduk nje jave gjoja per binjakezimne Itali dhe u kthye pa binjakezim por doli ama per turizem
A ka vizite pune nje jave??? Vetem e papergjegjshmja Manasterliu i ben keto.
mire ben, gjen shesh ben pershesh
Degjova zoti minister se edhe korupsionin e keni ndaluar,doktoret nuk marin asnje lek per operacionet,infermieret po ashtu per sherbimin,(po si dhe te jene te vdesesh,si qen)e doktori me pare ben pazarin,pastaj mpreh bisturine.Kjo ndoshta do shume pune,por shendetesine qe ka qene,humanizmin e sistemit te kaluar,kurre nuk do e arini dhe kurre nuk do ti afroheni.
Situata ne shendetesi eshte po ajo qe ka qene ne mos me keq akoma. Premtimi i Rames per shendetesi falas doli rrene me bisht. Por nuk prish pune se ka akoma miopi militantesh per fat te Beqos e te Rames e kjo garanton rrena te tjera per te ardhmen.
Po monopolet e mjekeve te QSUT nga lista e barnave a do te hiqen ndonjehere ?????????????
Minister mjeksia nuk ndryshon pa reforma te thella.Kur do ta kuptosh qe me ata mjek qe del ne kra ti jane koka e hajnive ne Q.S.U.t
O Ilir keto lavderimet e para ti ka bere goca qe ke ne Utrecht? Se duket qe s’ke me lavderime ngaqe ka ikur goca ne shkolle. Eshte e vertete qe eshte shkolla me e shtrenjte ne Hollande, ajo qe po ndjek goca jote ku vetem regjistrimi ben EUR 18.000. Per cfare suksesesh flet ti, kur ti nuk flet asnjehere ne kohen e shkuar por vetem ne te ardhmen, pasi nuk ke bere asgje.
Liro pash nerin mos me prish neser diten, mos dil ne televizor se kam ditelindjen e goces. Ti je mashtrues si Tit Sojli prandaj ke ngelur pa i shok. A ke marre ndonje socjalist ne pun? Prandaj Rama ta nderroi 10 her zonen ku do te te kandidonte se s’te donte asnji. Po ti e mashtrove duke u hequr si njeri sistematik pasi gjate gjithe fushates vetem mbaje shenime dhe i qeshje kryetarit dhe asgje tjeter.