“Ndërprerja nga Enti Kombëtar i Banesave i procedurës për miratimin e përfituesve nga programi i strehimit për subvencionimin e interesave të kredisë, është në shkelje të ligjeve të vendit dhe të kartës së autonomisë vendore”. Kështu u shpreh Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo, duke shtuar se përmes një letre drejtuar Entit Kombëtar të Banesave, kemi argumentuar ligjërisht, papajtueshmërinë dhe tejkalimin e kompetencave të EKB në kërkesën për ndërprerjen e procedurave për programin e strehimit. Bozdo tha se Enti Kombëtar i Banesave nuk ka asnjë kompetencë për të pezulluar një procedurë të miratuar me VKM. “Bashkia e Tiranës ka ndjekur procedurat ligjore për përzgjedhjen e fituesve të programit social të subvencionimit të interesave të kredisë, brenda kuotave të miratuara nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, dhe një kopje të tyre ia ka dërguar Entit Kombëtar të Banesave. Prefekti është i vetmi institucion administrativ që verifikon ligjshmërinë e akteve të miratuara nga organet e qeverisjes vendore në komuna, bashki e qark. Prefekti i Tiranës ka konfirmuar të gjitha vendimet e Këshillit Bashkiak, për listat e përfituesve nga programi i strehimit për subvencionimin e interesave të kredisë”, sqaroi Nënkryetari i Bashkisë.
“Karta europiane e Autonomisë Vendore” përcakton se autonomia vendore nënkupton të drejtën dhe aftësinë e bashkësive vendore për të rregulluar e për të drejtuar, brenda ligjit, nën përgjegjësinë e tyre dhe në të mirë të popullsive të tyre, një pjesë të mirë të çështjeve publike. Kërkesa e Entit Kombëtar të Banesave është shkelje e drejtpërdrejtë e autonomisë vendore. Sa më sipër, kërkesa e Entit Kombëtare të Banesa për ndërprerjen e procedurës së miratimit të përfituesve nga ky program social, nuk është i mbështetur në asnjë akt ligjor e për rrjedhojë nuk mund të sjellë si pasojë juridike, pezullimin e kësaj praktike”, tha ai.
Bashkia e Tiranës, në përputhje dhe në respekt të ligjeve të vendit dhe detyrimin ndaj qytetarëve, do të vijojë normalisht procedurat e përzgjedhjes së personave që përfitojnë subvencionimin e interesave të kredisë. “Aktualisht, në Bashkinë e Tiranës janë 872 familje që kanë aplikuar për kredi të butë. Një pjesë e dosjeve të plotësuar prej tyre presin miratim në Këshillin Bashkiak dhe pjesa tjetër është në proces shqyrtimi, në bazë të kritereve të përcaktuara qartë në VKM. Dua të shpreh keqardhjen e madhe edhe për bllokimin që u është bërë procedurave në bankë rreth 1000 familjeve që me vendim të Këshillit Bashkiak kanë përfituar nga subvencionimi i kredive. Dua edhe njëherë t`i bëj thirrje qeverisë shqiptare të vërë në plan të parë interesat e qytetarëve dhe ta lërë Bashkinë e Tiranës jashtë konfliktit të sajuar politik”, u shpreh Bozdo.
sikur te sqarohen njehere keto kredite e keqija mo zoti Bozdo apo varua ketyre?!!! apo doni te merrni prap kredira per te pastrehe ju milioneret e PDs?
Ndonjëherë unë do të bëj gjëra të zgjuara. Shpesh bëj gjëra pa mend. Shumica e kohës unë nuk bëj asgjë.
Enno Bozdo ft Jar Mehmeti
Medet ne dore te kujt ka rene Tirona ky eshte rrakitik dhe andikapat.