‘Paralizohet’ transporti në Tiranë nga greva/ Drafti parashikon që bileta të shkojë 50 lekë

30 Janar 2014, 09:13Sociale TEMA

Ashtu siç ishte paralajmëruar, prej orës 05:00 të mëngjesit linjat e urbanëve në kryeqytet kanë hyrë në një grevë katër orëshe dhe kanë paralizuar lëvizjet e qytetarëve dhe nxënësve të shkollave.

Greva, e cila zgjati deri në orën 09:00, ka bërë që dhjetëra qytetarë të mbeten të bllokuar nëpër stacione.

Sindikata e Transportit Urban bën me dije se shkak i grevës është bërë mosmarrja e pagave nga punonjësit.

Kryetari i Sindikatës së Transportit Urban, Zija Hasanaj, shprehet se punonjësit e kësaj sindikate kanë nga tre muaj pa marrë rrogat.

Ata kërkojnë që bileta e urbanit të rritet në 70 lekë si dhe të merren masa për dhënien e pagave të këtij muaji dhe të pagave të prapambetura.

“Kjo ndërprerje vjen si shkak i prishjes së marrëveshjes së 20 dhjetorit 2013 me shoqatën e transportit urban, pasi kanë dy- tre muaj pa paguar pagat e punonjësve. Në 20 janar duhet të paguheshin edhe pagat e prapambetura. Në bankë nuk është derdhur as paga e muajit janar”, u shpreh Hasanaj.

Kreu i sindikatës paralajmëron se nëse situata nuk zgjidhet, atëherë pas 15 ditësh sindikata do të zhvillojnë një grevë tjetër ku do të ndërpritet lëvizja e urbanëve për 24 orë.

Ndërkohë, drafti që po diskutohet mes Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban dhe Ministrisë së Transporteve parashikon që bileta e urbanit në Tiranë të shkojë në 50 lekë të reja.

Shoqata e Transportit Urban kishte kërkuar që bileta të shkonte 70 lekë.

Ndërkohë abonoja do të rritet nga 1200 lekë në 1800 lekë.

24 komente në “‘Paralizohet’ transporti në Tiranë nga greva/ Drafti parashikon që bileta të shkojë 50 lekë”

  1. Vera says:

    Një grevë e shitur: sindikata kërkon pagat e papaguara apo rritjen e çmimit të biletës??? Duket sheshit se sidnikata dhe ky edepsëzi Zija Hasanaj janë në shërbim të shoqërisë së transporit urban. Futni një të arrestaur këtij se ka lënë njerëzit e mjerë në këmbë. Edhe kjo i duhej këtij populli fatzi! Qen e bir qeni! A e dëgjuat sot në mëngjes në intervistë te News24?

    1. sara says:

      ky eshte nje maskara burre e nuk ka asnje lidhje me misionin e sindikatave e po i ben levizjes se punetoreve demin me te madh qe mund t’i behet. bashke me kryehajdutin Kol Nikollaj. tmerr

    2. Arli says:

      Vazhdon paradoksi shqiptar. Autobuzat nuk duhet te jene privat, sepse veprojne si monopol, por duhet te jene “public” si kursesi jane ne amerike. Hiqeni licencen ketyre “biznesmeneve” dhe rregullohet nje gabim qe keni bere.

  2. elona says:

    Sa shqiptare te pafytyre dhe debila…Vegla mbetet tere jeten o njerez,si ka mundesi?C’ju duhet punetoreve me cmimin e biletes?Te bejne greve per punedhenesin e tyre qe s’i paguan.Te kerkojne pagen te drejten e tyre.Peraqesojne interesat e tyre apo te firmes keta debila,hajdute ne bashkepunim me ata qe grabisin qindra qytetare te varfer ne dite neper autobuza,hajdute te parave te biletave…etj.Ncncncnc….s’kam fjale.

    1. fshatari says:

      Dhe per qudi ky kari Zija Hasonaj ishte nga Bjeshket e Namuna

  3. Argita_B says:

    Shofere e faturino autobuzash kane qene gjithmone matrapaze e hajdute, kane mbi 40 vjet qe e kane ne gjak hajdutllikun e matrapazllikun. Si nuk kane turp dhe quhen sindikate puntoresh dhe bejne greve per rritjen e çmimit te biletave!!! Linjat e urbaneve jane dhene me koncesion nepermjet rryshfetesh e me korrupsion, tani le te paguajne pasojat.

  4. NEO says:

    Kesaj i thone pakica komandon shumicen. Te kenaqim nja ca dhjetra shofere autobuzash apo punonjesa te transportit urban duke i rritur cmimet biletes dhe duke revoltuar dhe perhapur pakenaqesi mijerave qytetare . PRa ti bejme qejfin njerit dhe te merzisim 1000 veta. KEta te Transportit urban duhet pushuar nga puna . Dhe te zevendosohen me shofera dhe punonjes te rinj. Pastaj le te kakarisin dite e nate. Madje ky institucione te drejtohet nga shteti , nese eshte private. Kaq duhet te kuptojne gjelat e Tiranes , si te tille . Nuk komandon me pakica , vendos shumica , keshtu qe shkurt muhabeti o puno me te mire dhe kenaqu me aq , mbase dhe do te kete zgjidhje ose ik pirdhu.

  5. dita says:

    Po mire a eshte rritur karburanti, atehere bileten ta paguaj privati thoni ju? Meqenese eshte transport publik shteti te subvencionoje pjesen e rritjes.

    1. Genti says:

      Le ti marri shteti dhe ti nxjerri nga biznesi keta hajdute dhe matrapaz te ndyre. Njerezit marrin buke me liste ka duan te pasurohen per nje dite.

  6. bravo rama, po na ben te ecim ne kembe sic ke premtuar. pak e kemi, tek e fundit e merimtojme sepse jemi qelbesira.

  7. Deni says:

    s’paskan marre rogen shoferet dhe fatorinot? po ata bejne miliona ne dite me menyren idiote te faturimit. Bejeni more ordinere si gjithe dota, biletat blihen jashte dhe fatorino vetem i mbledh, por sju intereson se keni gjetur thesarin me ket menyre, doni edhe rritje bilete more ordinere qe mos u fryfshi

  8. Opa says:

    Opa u bo bileta 500 leke hahaha mi Rilindje; tere krizen e hedh mbi shtresen e varfer!
    Ti socialist mo edvin? Pse nuk e rimburson ti po rrun xero varfanjaket?
    Perpara Per fitorie te reja, shokuenver, dhe ai daja yt prej Vunoi se ja harrova emrin kellires!

  9. Deni says:

    Opa opa, autobuzet i menaxhon pushteti lokal jo qendror o injorant..

  10. Zana says:

    Sido që të jenë punët, ka apo s’ka të drejtë shërbimi urban për çmimin e biletës, një GREVË e tillë nuk mund të bëhet se është shpallje lufte e njëanshme ndaj udhëtarëve nevojtarë në radhë të parë, pastaj ndaj çdo udhëtari të zakonshëm. Sa është dëmi që u kanë shkaktuar njerëzve të gjorë sot këta horra të shitur e hajdutë ordinerë?!!!

  11. FREDI says:

    nje paradoks sinindikata qe duhet te mbroje interesat e punojseve nje paftyrsi e atij qe del ne tv dhe nuk e kupton qe ne nje situat ku populli gerryen xhepat per te gjetur qindarka per te paguar bileten dhe sindikata qe duhet ti mbroj kerkon pagat e shofereve mire ben por kerkon dhe rritjen e cmimit te biletes qe nuk eshte kompetenc e sindikates shteti duhet te nderhyje per te mbrojtur qytetaret qofte duke rishikuar dhe licensat

  12. wickedgame says:

    Ore kur do ta inagurojme tramin e Lules pastaj o oh qef vara vingo xhaxhi.

  13. luli says:

    Edhe ato bileta qe shesin ti shikojne se mos i kan fallco – i shesin per bilete te rregullt ….. ku prodhohen – leku behet fallco , pullat, etje.

  14. henri says:

    Lexova shkrimet e mesiperme dhe vura duart ne koke. More njerez te mire, e drejta per greva eshte nje e drejte, qe njifet nga kushtetuta dhe eshte fituar ne boten demokratike me arrestime, plagosje dhe gjakosje. Kete te drejte, sipas ligjit, e kane edhe punonjesit e sherbimit urban kudo ne Shqiperi.

    Une ne kete forum, para gjashte muajsh, pasi u ktheva nga Shqiperia e ngrita kete problem duke u nisur nga fakti, se njerezit hipin ne autobuzin qe subvensionoet nge shteti, paguajne bileten dhe tregohen “zemermire” me faturinon duke mos marr bileten.

    Dihet, se shteti mbahet me taksat qe paguajme ne, doganat dhe tatimet e fitimit te restoranteve, hoteleve, autobuzave etj. Tatimin e fitimit nga restorantet, hotelet, autobuzet shteti e llogarit sipas ligjit, pasi ka ne dore faturat e restorateve ( kafese, birres etj), faturat e fjetjes dhe ngrenjes ne hotele dhe biletat e prera te njerezve qe hypin ne autobuz. Pra neve hypim ne autobuz, tregohemi “zemermire” paguajme por nuk marrim bilete dhe del, se keto shoqeri private qe fshehin biletat, taksohen ma pak nga shteti dhe shteti me te drejte ju heq subveksinimin se dalin me humbje dhe nuk mbetet tjeter vecse te ngrihet cmimi i biletave. Pra neve “zemermiret”, qe paguajme pa marre bileten ja fusim vehtes, si injorante qe jemi dhe shteti dhe firmat rrisin cmimet e biletave. Mire na e bejne. Mos valle, zvicerjanet, gjermanet, italjanet, etj. qe paguajne dhe MARRIN bileten jane budallenj??!!
    Me e bukura eshte qe per kete ne ja fusim fajin Edit. Ne kemi qene,jemi dhe do te jemi gomere te pa ndreqshem qe budallallekun tone duam t’ju a faturojme te tjereve dhe jo vehtes sone.
    .

    1. Vari Wool says:

      Sa bukur ke fol Henri, ju “henret” e paskeni bere zakon te lepini pak andej e pak ketej.

  15. aabb says:

    Shkrim denoncues dhe kritik ndaj greves se mesiperme dhe implikimeve te shtetit me pronaret. http://opolitike.org/editoriale/transporti-urban-dhe-sindikalizmi-servil/

  16. fati says:

    Shyqyr qe shikuam lajmin dje ketu se sot sdo kishim ik npun…

  17. Gregori says:

    Eshte per te qeshur e per te qare.
    Ne cfare vendi te botes punetoret protestojne dhe kerkojne me ngulm ngritjen e cmimeve. C’absurditet, c’nivel te ulet e mjeran qe po na shohin syte. Dakort, punetoret u ngriten kunder diktatures, por qe te kerkojne rritjen e cmimeve, eshte per t’u futur ne librin Gines, e pa menduar as nga mendimtari me pervers.

  18. eni says:

    po si do mbush xhepat lul basha

  19. Naftetari says:

    Qe kqeta kane te drejte qe skane marre rrogad dakort jame une po me rritjen e biletes ckan apo u kane then pronaret qe ta kerkojne bileta e autobuzit duhet te rishihet te behet 20 leke po ti beshe nje studim autobuzave del dhe me pake po keta e kane te keqen te sistemi i pa kontrolluar qe kane ne cdo autobuz minimalishte 10 personave su jepet bileta ne menyre abuzive keshtu qe keta sindikaliste ne vend qe te kerkojne permirsim te kushtev te punes se se merr veshe kush eshte pasaqes dhe kushe fatorino kerkojne rritje bilete po sa e kane rrogen keta punonjesit e transportit apo ketyre u del rroga dhe per bilete 70 lekshe ky eshte paradoks shqiptare.Duhet qe ne menyre urgjete te prishet kontrata me keta spekullant dhe te merren oferta te reja per transporin ne Tirane dhe kudo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje