Raporti i Sigurisë Rrugore/2075 aksidente,139 mjete, pa kontroll teknik

5 Shkurt 2014, 10:04Sociale TEMA

Në Shqipëri qarkullojnë rreth 139 mijë mjete, ose 31.3%e totalit, të cilat nuk i janë nënshtruar kontrollit teknik. Shifra alarmante vjen përmes raportit të Sigurisë Rrugore për vitin 2013, të publikuar nga Ministria e Transporteve.

Megjithatë, ministria argumenton në raport se shifra është e përafërt, pasi për shkak të mungesës  së të dhënave të sakta mbi mjetet e ç’regjistruara, nuk është në gjendje të kalkulojë numrin e saktë të tyre.

Ndërsa analizon numrin e aksidenteve, përgjatë vitit 2013 kanë ndodhur 2075 aksidente rrugore, ku 295 persona janë vrarë, 478 janë plagosur rëndë dhe 2025 janë plagosur lehtë.

Nga naliza e aksidenteve me humbje jete, përqindjen më të lartë e përbën shkelja e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve, ndërsa venin e dytë moszbatimi i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët.

4 komente në “Raporti i Sigurisë Rrugore/2075 aksidente,139 mjete, pa kontroll teknik”

  1. elio says:

    Nejse ky nuk perben lajm te madh…se ne nje vit makinen mund ta shkaterrosh e rregullosh disa here…Problemi eshte qe keta zoterinj nuk paguajxne as taksat pra 131 mije x 100 Eur mesatarisht…Shkoni ne bathore e kamez ti gjeni te gjithe..

    1. ylli says:

      o ti zoteri, FAJI ESHTE QE KOALODIMI ESHTE DHENE ME KONCESIONAR NGA BERISHA E TA heqesh kushton nje dreq me para. pastaj kane faje Tahiri me shok qe perplasen shqiptaret. Une se kuptoj njehere sesi vet keta shofer nuk u intereson jeta e tyre.

  2. tourkofagos says:

    PUNE KORAKESH ISLAMISTE

  3. Albo says:

    Zgjidhet shume kollaj problemi i aksidenteve ne nje vend kaq te vogel si Shqiperia.
    Te behen rruget urbane e interurbane te QARKULLUESHME se ktu te ne sikur i ndertojne kastile per burim aksidentesh, cdo rrethrrotullim esht makth urban, rruget interurbane pa kurrfare standardi. Cdo kilometer ke i shofer qe do te hyje si shul ne “autostrade” nga nje rruge dytesore, shume rruge skane trafikndares te pershtatshem dhe kur udheton naten rrezikon te verbohesh nga dritat qe te vine perballe, e sa e sa mangesi te tjera. Pastaj mund ta kerkojme fajin te shoferet e kembesoret, pasi u jane plotesuar kushtet te qarkullojne si njerez.
    Pasi kushtet normale u jane plotesuar, ata qe vazhdojne te qarkullojne si kafshet te gjobiten dhe patenta te behet me pike, me mundesi humbje e perhershme e se drejtes per drejtim mjeti.
    Te verifikohen mjetet qe duhet te konfiskohen, dhe te procedohet pavarsisht nga identiteti i pronarit.
    Te krijohen hapesira parkimi, godina te vecanta disa kateshe ne disa pika te qytetit ne menyre qe njerezit te mos sillen verdalle 30 min per parkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje