Zbulohet historia e dashurisë mes Ilva Tares dhe Eduard Selamit. Unazë diamanti në gishtin e gazetares

8 Shkurt 2014, 09:14Sociale TEMA

Zbulohet dashuria e moderatores Ilva Tare dhe deputetit të Partisë Demokratike, Eduard Selami.

Njohja e tyre ka ndodhur shumë rastësisht në Tiranë, ndaj dhe konsiderohet nga të dyja palët “si diçka e shkruar nga Zoti”.

Ata shoqërohen prej muajsh me njëri-tjetrin, madje Ilva ka marrë së fundmi edhe një unazë “Tiffany”.

Gazetarja Tare nuk ka mundur të fshehë këtë lidhje nga sytë e kureshtarëve dhe ka pranuar se jeton bashkë me Eduard Selamin në një apartament pas kullave binjake.

Ilva Tare dhe Eduard Selami takohen në këtë lidhje pas divorceve që kanë pasur nga martesat e tyre.

Selami ka dy fëmijë nga martesa me ish- missin Pegi Vreto, ndërsa Ilva dihet që nuk ka fëmijë nga martesa e saj me  jordanezo-amerikanin Majd Nuri Shafiq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje