Shqipëria mbetet një vend me prevalencë të ulët sa i përket HIV/AIDS me rreth 1 % të rasteve në popullatën e përgjithshme, por me mundësi të shumta shpërthimi në grupet në rrezik. Specialisti i Shëndetit Publik, ekspert pranë Shoqatës Stop AIDS, Arian Boci, flet mbi situatën HIV në vend si dhe për infeksionin HIV tek grupet me rrisk. “Llogaritet të jenë rreth 60.000 përdorues droge, nga të cilët 10-15 % janë përdorues të drogave me injektim”, thotë Boci ne një intervistë për ATSH, duke theksuar se nëse ky grup mbetet jashtë vëmendjes, siç po ndodh kohët e fundit, mund të shndërrohet në ‘një minë me sahat’, përsa i përket shpërthimeve epidemike të HIV/AIDS. Ndërkohë, viti 2013 shënoi shifrën më të lartë ndër vite të të infektuarve me HIV, me 122 raste të reja, por kjo, sipas Bocit, është e lidhur më së shumti me rritjen e testimeve vullnetare nga dhuruesit e gjakut apo testimet e ndryshme për efekt dokumentacioni. Sipas tij, më të prekura janë moshat e reja apo ato që quhen seksualisht aktive, pra grupmosha 25-45 vjeç.
Z. Boci, kohët e fundit po flitet për rritje të ndjeshme të numrit të rasteve me HIV/AIDS. A kemi të bëjmë me një realitet të hidhur apo është thjesht me scoop mediatik?
Boci: Nëse flasim me gjuhën e shifrave, viti 2013 u mbyll me 122 raste të reja me HIV, shifra më e lartë ndër vite që nga viti 1993, kur është identifikuar rasti i parë me HIV në Shqipëri. Pra në krahasim me vitet e tjera, kemi rritje të numrit të personave me HIV, por kjo nuk do të thotë se kemi rritje të ndjeshme të HIV/AIDS. Kjo është e lidhur më së shumti me rritjen e testimeve vullnetare, nga dhuruesit e gjakut, apo testimet e ndryshme për efekt dokumentacioni.
Cilat janë grupmoshat më të prekura nga HIV?
Boci: Kryesisht moshat e reja apo ato që quhen seksualisht aktive, pra grupmosha 25-45 vjeç përbën rreth 62% të rasteve të infektuar me HIV/AIDS. Grupmoshat e tjera si 14-16 vjeç zënë rreth 9 % të rasteve me HIV, ndërsa grupmosha 46-55 vjeç përbën rreth 15 % të rasteve të raportuara.
Z. Boci, a ka ndonjë preferencë gjeografike HIV/AIDS? A mund të themi që HIV/AIDS është një sëmundje metropolitane?
Boci: HIV/AIDS nuk ka preferencë gjeografike, por ka një shtrirje të gjerë dhe pothuajse në çdo rreth të Shqipërisë ka persona të infektuar me HIV. Sigurisht që zonat urbane janë të mbipopulluara dhe në krahasim me ato rurale kanë numrin më të lartë. Kjo nuk do të thotë që personat që jetojnë në qytete të vogla apo në zona rurale janë më të mbrojtur ndaj HIV/AIDS, pasi rrugët e transmetimit të tij janë të njëjta, pavarësisht vendit, moshës, racës apo gjinisë së personit.
Infeksioni HIV është i lidhur ngushtë me sjelljet e individit, si psh: kryerja e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura me partner, të cilëve nuk ju njihet statusi shëndetësor në lidhje me HIV, shkëmbimi i mjeteve prerëse dhe shpuese të përdorura më parë nga një person i infektuar, nga transfuzioni i gjakut dhe nënprodukteve të tij dhe nga nëna tek fëmija.
Këto rrugë transmetimi nuk janë rrugë metropolitane apo rurale, por janë rrugët në të cilat nëse një individ përfshihet në një apo disa raste është në rrezik për marrjen e këtij infeksioni.
Le të ndalemi në një grup me rrezik për marrjen e këtij infeksioni dhe kryesisht tek përdoruesit e drogave me injektim. A ka realisht përdorues të tillë në Shqipëri dhe sa prej tyre janë të infektuar me HIV/AIDS?
Sigurisht që në Shqipëri ka përdorues të drogave dhe numri i tyre nga viti ne vit ka ardhur në rritje. Llogaritet të jenë rreth 60.000 përdorues droge, nga të cilët 10-15 % janë përdorues të drogave me injektim. Në këtë grup popullate, prevalenca e infeksionit HIV është nën 1 % dhe është ndër indikatorët kryesorë të suksesit për mbajtjen e vendit tonë një vend me prevalencë të ulët. Kjo falë dhe programeve të ndryshme parandaluese që zbatohen në këtë grup popullate. Por nëse lihen jashtë vëmendjes, siç po ndodh kohët e fundit për shkak të financimeve të pakta, ky grup është me të vërtetë ‘minë me sahat’, përsa i përket shpërthimeve epidemike të HIV/AIDS.
Pra, mund të themi që Shqipëria është një vend me rrezik të ulët për HIV/AIDS?
Patjetër, Shqipëria mbetet një vend me prevalencë të ulët sa i përket HIV/AIDS me rreth 1 % të rasteve në popullatën e përgjithshme, por me mundësi të shumta shpërthimi në grupet në rrezik, siç janë përdoruesit e drogave me injektim, punonjëset e seksit dhe personat e burgosur.
kujdes nga taulant balla. hahahhaha
Lexoje mire daten kur shpertheu epidemia e HIV it. 1993 me cfare date perkon?
Ne mos qofte Berisha punojes seksi, ka per ta marre virusin Brenda me statusin e personit te burgosur.