Raporti i INSTAT: Punët e papaguara, femrat shpenzojnë 7 herë më shumë kohë se meshkujt

11 Shkurt 2014, 11:43Sociale TEMA

Femrat shpenzojnë 7 herë më shumë kohë sesa meshkujt për punë të papaguara.

Shifra u bë publike nga Instituti i Statistikave i cili ka publikuar botimin e të dhënave mbi ‘Femrat dhe meshkujt në Shqipëri 2013′.

Referuar punësimit, sipas shifrave të INSTAT, niveli për femrat është 49.5 % dhe për meshkujt 63.2 %. Shkak për këtë diferencë është kualifikimi më i madh që kanë meshkujt.

Sipas këtij raporti, që nga 1991 ka rënë ndjeshëm lindshmëria, ndërsa femrat kishin jetëgjatësi më të madhe se meshkujt, diferenca ishte me 6 vite, por tani është ngushtuar.

Sipas raportit, pjesa më e madhe e femrave janë të punësuara në sektorin e bujqësisë. Sa i përket dhunës, raporti i Institutit të Statistikave thekson se 59.4 përqind e grave kanë raportuar se kanë përjetuar dhunë në familje.

2 komente në “Raporti i INSTAT: Punët e papaguara, femrat shpenzojnë 7 herë më shumë kohë se meshkujt”

  1. renald says:

    hahaha…epo kot thone burri force e madhe..burri eshte gomar i madh ?

    1. Tomorri says:

      Renald, plotesisht dakort me ty! Shyqyr qe jane grate se bar do hashim dhe krimat do na zinin….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje