Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla vizituan shkollën 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi”.
Kjo shkollë është një ndër institucionet arsimore ku po zbatohet projekti pilot “Shkollat si Qendra Komunitare”.
Si pjesë e këtij projekti është edhe vënia në funksionim e sistemit të regjistrit elektronik.
Rama dhe Nikolla ndoqën një demonstrim të këtij sistemi, që zëvendëson regjistrin aktual me një regjistër të ri, bazuar në formatin elektronik.
Ky sistem mundëson njoftimin e prindërve në kohë reale rreth ecurisë së fëmijëve të tyre, nëpërmjet komunikimit me postë elektronike dhe mesazheve telefonike.
Kryeministri, teksa ndoqi në kohë reale dërgimin e menjëhershëm prindit, të çdo note apo mungese që vendoset në regjistrin elektronik për çdo nxënës, përmes një mesazhi telefonik, vlerësoi se projekti i jep më shumë siguri dhe forcon lidhjen shkollë-prindër.
“Është një projekt që do kohën e vet, por pa asnjë dyshim, ne nuk duhet të humbasim kohë që t’i bashkojmë në një trup të vetëm nxënësit, mësuesit, prindërit dhe qeverinë. Në mënyrë që bashkërisht të bëjmë më të mirën, qoftë për rritur cilësinë e jetës në shkollë, në tërësi, qoftë për të rritur rezultatet e të gjithë nxënësve, në mënyrë të veçantë. Besoj që ky është një shembull i mbarë. Projekti i jep shkollës shumë më tepër siguri, i jep fëmijëve shumë më tepër siguri, i jep prindërve shumë më tepër siguri, garanton progres të vazhdueshëm dhe ka në themelin e vet inovacionin e pandalshëm, duke e shfrytëzuar sa më mirë teknologjinë”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama dhe ministrja Nikolla ndoqën këtë takim me prindër, si dhe realizimin me shkrim të informimit të tyre për ecurinë e çdo nxënësi.
“Ne këtu demonstruam një premtim të qeverisë, një kërkesë të vazhdueshme të Kryeministrit që shkolla të jetë e hapur dhe ta bëjë prindin pjesë të komunikimit dhe arsimimit. Do të hapim një rrugë të re, që e ka bazën tek partneriteti me ju”, u shpreh Nikolla.
Kryeministri Rama e konsideroi gjithashtu një model inovativ, me besimin se shtrirja e tij në të gjitha shkollat e vendit do t’i kthejë shkollat në qendra të vërteta komunitare.
“Jam i bindur që nga Korça, mbi bazën e këtyre shembujve, ne do të mund ta shpërndajmë në të gjithë Shqipërinë. Të jetë një rrjet i tërë i këtij modeli të ri të marrëdhënieve të fëmijëve dhe shkollës, mes shkollës dhe prindërve dhe mes prindërve, shkollës dhe qeverisë”, u shpreh Rama.
Projekti “Shkolla Qendër Komunitare” përfshin ndërtimin e regjistrit online, që mbledh të dhënat e çdo nxënësi dhe të aksesueshme nga çdo prind; paraqitjen nga shkolla të letrës së përmuajshme, çdo prindi. Ky projekt shihet edhe si projekti i aleancës strategjike shkollë-prindër-qeveri, përmes të cilit do të realizohet llogaridhënia e ndërsjellë dhe do të garantohet cilësia në rekrutimin e mësuesve.
Ky projekt eshte shume i mire.
Por si kudo,shtresa e varfer,nuk do ti kete mundesit te informohet,per ecurine ne mesime si dhe sjelljen e nxenesit.
Kjo shtres,jo vetem nuk i ka mundesit financiare,por dhe nivelin ne fushen e informatikes e ka minimale ose i mungon komplet.
Kjo shtres nuk eshte e vogel,ne numer.
Sido qofte arsimi shqiptar,duhet te futet ne kete rruge sa me shpejt,eshte i vonuar.
eshte projekt i papar. me besoni qe do te ndryshoj jeten e shume prinderve ne qytete. me besoni do kete nje ulje te frikshme te nxenesve ”mistreca”
Shkolla jo vetem qe eshte themeli i formimit per profesionistet e ardhshem, por edhe per individualitetin e cdo njeriu si pjese perberese e nje gjenerate, dhe eshte shume e rendesishme qe femija te ndiqet dhe te edukohet qe do te realizohet nga bashkepunimi prind-mesues, qe deri me tani ka munguar, por sistemi i ri qe po ngrihet, nuk do t’i beje me bisht qe jo po lajmeroi femija per takim me prinder, jo po s’lajmeroi qe askush te mos heqe me nga vetja pergjegjesine qe i takon.
Nese do te gjesh bishta, gjithmone do ta besh, por duhet vleresuar perpjekja dhe premtimi i qeverise per t’i bere shkollat qendra komunitare, dhe i varfer apo i pasur, nuk ka ngelur njeri pa nje telefon celular, qe do te njoftohet per ecurine ne shkolle te femijes se vet.
Une kam qene gjithmone i interesuar te ndjek mbarevajtjen e femijes tim ne shkolle, por burokracirat kane qene te pafund, per te takuar mesuesin, por edhe duhet ta kuptojme se kane nga 50 nxenes dhe cilin prind te takoje me pare, plus oret e ngarkuara, duke llogaritur qe jemi ne pune dhe s’kemi kohe te shkojme ne shkolle te interesohemi, kjo me duket nje gje shume e mire, nuk shqetesojme as mesuesit, dhe eshte e bardha mbi te zeze, e marrim vesh per femijen tone pa u lodhur per tu sorollatur ne shkolle. Faleminderit per nismen!
Bravo Ky eshte Projekt super
Po Beni nje gje Shum te Bukur Qe ish Qeveria e shkaterroj kete vend Ne fushen e Arsimit Kam besim te madh ke ju Zoti Kryeminister
O birce po ne fshatrat e Kuksit, sistemin online do ta beni?
Nuk jam dakord me këndvështrim tjetër, nuk ka njeri në shtëpi pa dy numra telefoni, kështu që mund të marrë SMS
Bravo, ide e mire dhe vizionare, por bëjeni edhe për gjimnazet që të mos i lënë orët e mësimit dhe të vërdallisen nëpër kafe.
Sistemin online e ka bere saliu ne te gjithe Shqiperine, para disa vitesh. Saliu i ka shtrire kabllot e fibres optike deri ne Viçidol. Nuk ka shkolle qe ti mungoje interneti. Eka çuar internetin edhe tek stallat e derrave qe te komunikojne me kriminelin sali. ne zyren e re qe ka marre, gjithditen komunikon me derrat ne internet se pune tjeter s’ka.