Ministria e Mjedisit nis një kontroll për mbetjet spitalore në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.
Aksioni i Ministrisë së Mjedisit do të shtrihet në të gjitha qendrat spitalore të vendit dhe synon jo vetëm evidentimin e problemeve por edhe marrjen e masave për krijimin e kushteve për mënyrën sesi duhet të trajtohen mbetjet spitalore. Sipas kryeinspektorit të mjedisit Ergys Agasi, bëhet fjalë për një aksion që nuk do përfshijë vetëm Tiranën, por do përhapet në të gjithë vendin.
“Do të merren masa drastike nëse nuk plotësohen kriteret për mbetjet”, u shpreh Agasi.
Ndërsa përgjegjësi i mbetjeve spitalore në QSUT-së, Gjergj Tona, tha se prej tre vitesh mbetjet e rrezikshme trajtohen në hidroklavë.
epo shyqyr, duhet te kthejme nje identitet ndaj vetes se e lam vendin ne gjendje katastrofike!
o shoku shyqyr po i heqin ato se do na behej tumori me 9 kate.
kjo eshte njenisme shume e rendesishme ndaj ministria e mjedisit te ndermeret ky hap ndonese i vonuar por eshte shume me rendesi qe me ne fund u ndermoh ku hap qe do te trajtoj mbetjet spitalore ashtu sic duhet