Turizmi do të jetë një nga prioritetet e kësaj qeverie, e cila ka nisur shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në zonat më të bukura në vend, ndërkohë që ushtria ka nisur një aksion për pastrimin e mbeturinave fillimisht në pikat e hyrjes në Shqipëri.
Këtij qëllimi do i shërbejë edhe ngritja e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Kjo e fundit ka hapur një kanal në YouTube, ku ka postuar edhe këtë video nga bota nënujore në Shqipëri.
Në krye të agjencisë është emëruar Auron Tare.
Auroni ne burg per vjedhjet e medha qe ka bere ne fushen e trashegimise kombetare gjate kohes se Nanos!
Llafi jot bie ne vesh te shurdher .
Ju lumte, sa me shume mesazhe njerezore per kete pupull te rraskapitur.
fatkeqsisht ne Shqiperi nuk ka pothuajse as gje per te par nen det. Peshqit i ka shkatruar dinamiti, ashtu si dhe natyren nenujore. Xhirim teper i dobet qe nuk tregon asgje dhe nuk ndez deshir per te investuar ekonomikisht,gjat pushimeve, ne zhytje.
Mbeturinat, ujrat e zeza, rruget pa standarte, shofere te cmendur, semafore qe nuk punojne ose nuk respektohen, plackitjet dhe rrahjet ndaj turisteve, hotele beton, mungesa e ujit, mungesa e toileteve ne bregdet, ushqime pa standarte, dyqane mishi(kasape) prgjate rruges, mungesa e komplekseve masive, karburante pa standarte etj. Keto duhet te konsidirohen si primare dhe pastaj prit turistet.