Emergjenca mjedisore/ Kodheli: Pushteti vendor, inekzistent. Presim kontributet e qytetarëve dhe bizneseve (VIDEO)

15 Shkurt 2014, 14:25Sociale TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli akuzon pushtetin vendor se nuk po mbështet aksionin e nisur në kuadër të emergjencës mjedisore për pastrimin e territorit.

Aksioni i nisur nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Mbrojtjes, sipas Kodhelit, nuk po mbështet nga bashkitë dhe komunat e përfshira në territorin ku ky aksion është shtrirë.  “Inspektimin e kam nisur nga Morina dhe është pothuajse kudo njësoj. Ndërsa pushteti lokal është gati inekzistent. Bashkëpunimin e kemi ndjerë vetëm me drejtorët dhe inspektorët e mjedisit. Duhet punuar më shumë më pranë dhe me fort. Ju siguroj se disa bashki dhe komuna refuzuan të bëhen pjesë e këtij aksioni dhe kjo nuk mund të jetë Shqipëria që duam”, tha Kodheli.

Në vijim, ajo konfirmoi se aksioni do të përfshijë edhe vijën bregdetare në mënyrë që sezoni turistik të gjejë një mjedis sa më të pastër.

“Pa tjetër që do të jemi gati për turizmin dhe që do të bëjmë pastrimin. Ne do të vazhdojmë me aksionet e pastrimit, me aksionet e djegies së mbeturinave atje ku duhet duke ndërtuar kolektorët e kullimit, etj”, theksoi Kodheli.

Ministrja e Mbrojtjes tha se, ndodhej aty për të dhënë edhe një mesazh pozitiv dhe qortues.

“Shqipëria është e jona dhe ne duhet ta mbajmë pastër. Ky mesazh është për të gjithë ne. Emergjenca është shqetësuese. Ne duhet të sigurojmë që ne mund të ja dalim, por kërkojmë mbështetjen e biznesit, të pushtetit lokal dhe sigurisht të pushtetit qendror”, deklaroi ministrja Kodheli.

Ajo shprehu një falenderim për Forcat e Armatosura, Shtabin e Përgjithshëm që janë angazhuar në një punë më tepër.

“Dua të falenderoj kryeministrin Rama për mbështetjen dhe të gjitha ministritë. Unë jam këtu për të qortuar të gjithë ata qytetarë dhe biznese që nuk janë bashkuar ende në këtë nismë, megjithëse na shikojnë duke pastruar,” theksoi Kodheli.

20 komente në “Emergjenca mjedisore/ Kodheli: Pushteti vendor, inekzistent. Presim kontributet e qytetarëve dhe bizneseve (VIDEO)”

  1. herta says:

    Shyqyr po kujtohemi per nje shqiperi me te paster, kjo eshte me e rendesishmja.

    1. ibrahim says:

      Herta-ushtaret i ka shenderruar ne pastrues-policet ne trafikante,pastruesit ne tritoliste,kryeministerin ne Spital psikiatrik,dhom e posaqme per ramen e tahirin.tatimoret ne lepires bythe dhe hajna te kompjuterave,kusherirat ne prostituta.punonjes bashkie ne vrases.perfektet ne urdherues vrasjesh.

      1. Albogentivlora says:

        O Ibrahim hapi syte o derezi dhe shiko se ne c’gjendje ndodhet Shqiperia. Rob me te trashe nga ju nuk gjen ne dynja.

      2. drejtesia says:

        Tema, alokoni ca leke per kete Ibrahimin se qenka semure, por mos i nxirrni percartjet e tij se ndyn gjithe atmosferen

  2. Mandi Durres says:

    bravo asnje nuk ka bere per mjedisin sot.. vazhdoni keshtu qeveria e re

  3. amaris says:

    Bravo po beni vertet nje pune shum te mire bravo qeveris jami krenar per qeverin qe kemi

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Leket e firmave,qe kane fituar tenderin e pastrimit,ti marre ushtria.
    Pastrimi i cdo gjeje eshte detyre qytetare.eshte pune e perditshme.
    Ky aksion eshte nje hap pozitiv,por pastrimi eshte nje proces i vazhdushem,i pa nderprere,ku mbas nje periudhe te shkurter,do kemi perseri grumbullime te mbeturinave.
    Firmave pastruese,qe nuk kryejne detyren,duhet tu hiqet licensa.
    Ushtria te kryej detyrat e saj kushtetuese.

  5. Korabi says:

    Lopa dhjet aty ku ha, dhe shqiptaret (nje pjese e madhe) hedhin plehrat aty ku jetojne.

  6. nuri says:

    Uturaket dhe letrat higjenike te Edi Rames eshte me mire te heshtin.

    1. ACHILLES says:

      Mr Nuri, te lini pershtypjen e nje njeriu me bisht

  7. Vladimir says:

    Urime zonja Kodheli.
    Per te ardhmen ka vetem nje rruge te miratohen gjoba specifike e te renda per bisneset dhe familjet qe lejojne ndotje te mjediseve funksionale dhe atyre per rreth. Po ashtu me ligj te detyrohen poseduesit e tokave nga te dyja anet e rrugeve te mbajne paster e te kultivojne token, ne te kundert te detyrohen te paguajn pastrimin e per perfituesit nga Ligji 7501 te hiqet e drejta e pronesise mbi siperfaqen prane rruges kombetare.
    Jam i bindur qe duke pastruar vendin dhe duke ndaluar e ndeshkuar rreptesisht harbuterine qe shfaqet neper rruget tona, jane te gjitha arsyet qe qytetare europiane te vijne te jetojne ne Shqiperi. Kemi nje vend te bukur nga zoti, kemi produkte vendase bio me çmime fare te lira dhe kosto e jetese eshte relativisht e lire.

  8. naqo says:

    Eshte nje aksion per tu pershendetur.Por ushtria e berei nje her dhe nuk ka mundesi ta beje gjthmone.Duhet Bashkite dhe komunat te vihen ne levizje se per ket e marrin rrogen.Me beri pershtypjes sot qe Zoti Sazan Guri me ate te shoqerise civile ne vend qe te benin thirje qe te ndiqj shembelli i ushtrise per pastrim b ertisnin per lumin Vjosa .Nuk kam kundershtim por cdo gje ka kohen e vet.I rane gjoksin shoqeria civile nxenesit studentet e tjere qe do te pastrojne Shqiperine me rastin e protestave per lendet kimike po ku jane sot nuk pame njeri te dilete bashkje me ushtrine.Ky eshte nje paradoks qe ngjet vetem ne Shqiperi.Keshtu do ta bejme Shqiperine si Evropa

  9. Selim Rroshi says:

    Per kete ju lumshin krahet skam koment tjeter

  10. tani says:

    DUHET ta dine ne qeveri dhe bashki se pastrimi i pleherave nuk behet me aksion, por me ngritjen e qendrave te perpunimit-riciklimit-djegjes te plehrave,qe ne shqiperi nuk ekziston sepse mungon deshira nga qeveria dhe bashkite per berjen e kesaj pune sic e bejne ne europe,psh mjafton te shkojne te shikojne si i perpunojne pleherat ne GJERMANI dhe ta bejne kete ne shqiperi,por qeveria dhe bashkite nuk duan te punojne si gjermani sepse e kane mendjen per te vjedhur,jo per te punuar,nuk ka si shpjegohet ndryshe qe ne vazhdojme ti groposim pleherat [landfille] si ne komunizem.

  11. gento says:

    Jo dy kunguj ne nje sqetull oj Mrike

  12. morava says:

    Mrike eshte puna e vetme qe mund te besh.Vazhdo te besh ashtu si te meson Partia pershendetje revolucionare me grushtin lart…….Piktori deshtak.

  13. jezerca says:

    doli ndonje nga komentuesit e nderuar te rilindjes te ndihmoje mimin dje.

  14. NATO says:

    Nuk esht ushtria me pastru plerat , por shum mire po beni , po e shpini deri ne fund urdhrat e beogradit dhe ta athines , mos line asgje krenare ne kete vend ,Duhet ti diskriminoni sa me shum kete klas te shoqeris ton , fuck te gjith politikaneve te cdo krahu………….

  15. xxxx 13 Shkurt 2014 12:40 says:

    Ju faleminderit Zonja Kodheli per patriotizmin qe ju udheheq ne punen tuaj.SHQIPERIA eshte e jona dhe duhet ta ambajme te paster.Me vret syte nje lloj kafshe i dale nga kopshti zologjik me emrin IBRAHIM qe ne cdo shkrim eshte antivlere e ketij kombi.E kam kritikuar qe te perpiqet te mesoje te shkruaj sakte ne Shqip pasi me krijon nje ndjenje te llahtarshme ,nje komentuas thoshte me te vertete qe ky duhet te jete ndonje serb qe don te shkruaje Shqip.Ju lutem stafit te redaksise ndalojeni apo me mire mos botoni asnje fjale ,fjali apo periudhe qe ai shkruan.Megjithese Ai shkruan(ne i thencin)periudha te gjata pa ashnje lloj rregulli.Prandaj ktij i pelqen sistemi i PD ala rrumpalle,por si shqip foles ka te te drejte te shprehe mendimet e tija ,por kurren e kurres si qytetar .Pune te mbare qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje