Zv/kryeministri Niko Peleshi shpreh vendosmërinë e Qeverisë për të garantuar respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, duke theksuar se ky është një detyrim ligjor dhe jo një bamirësi. i pranishëm në konferencën me temë “Drejtësia dhe personat me aftësi të kufizuara”, Peleshi theksoi se qeveritë që kanë kaluar janë borxhlinj ndaj kësaj kategorie, pasi i kanë trajtuar gjithmonë si çështje e dorës së tretë.
“Në këto vite kemi arritur shumë pak, aq sa nuk mund të krenohemi. Nëse ka ca arritje në drejtim të përmirësimit të të drejtave të PAK, merita është e vetë atyre, po ashtu edhe e partnerëve tanë ndërkombëtarë që kanë ndjeshmëri më të madhe ndaj kësaj kategorie. Ka ardhur koha të heqim dorë që çështjen e PAK ta konsiderojmë si çështje të dorës së tretë. E di që jeni lodhur nga premtimet pa fund të politikanëve gjatë këtyre viteve, por nëse ne nuk ndërtojmë një mentalitet qeverisës të ndryshëm dhe të ri, nëse nuk ndërtojmë një marrëdhënie me përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuar nuk mund të arrijmë shumë”, theksoi zv/kryeministri.
Në këtë kuadër, ai shtoi se duhen vendosur tre ura, ligjore, fizike dhe në atë të mentalitetit.
“Ura ligjore ka nevojë për përmirësim, megjithëse ligjet nuk i kemi shumë të këqija, por problem mbetet zbatimi i tyre. Në urën fizike jemi shumë larg, ka vetëm disa ndërhyrje pilot. Aksesi në institucionet publike, aksesi në institucionet e drejtësisë është një nga sfidat që nuk kërkon buxhet të madh, por vullnet politik. Kemi edhe urën e mentalitetit për të kapërcyer, ndaj them që nuk është çështje vetëm e qeverisë, por nis që nga familjarët e tuaj apo të personave me aftësi të kufizuar. Të kesh një fëmijë me aftësi të kufizuara nuk është turp. Trajtimi i personave me aftësi të kufizuar nuk duhet të shihet më si bamirësi, por si barazi ligjore”, tha Peleshi.
Në vijim ai garantoi se mazhoranca qeverisëse do të punojë çdo ditë që të jetë më e ndjeshme ndaj kësaj kategorie për të vendosur një kulturë të re të trajtimit të personave me aftësi të kufizuar.
“Ne do bëjmë punën tonë që të jemi një qeveri e ndjeshme, një qeveri që reagon ndaj presionit tuaj pozitiv për tu garantuar të drejtat tuaja. Janë hedhur disa hapa, është caktuar një zëvendësministre, sapo kemi ngritur komitetin ndërministror, kemi marrë angazhime të paktën për projektet që do zhvillohen me buxhetin e shtetit të ndërtojnë dhe infrastrukturën për PAK. Sfida është shumë më e madhe se kaq. Duhet të kujdesemi për aksesin sidomos për institucionet e drejtësisë. Ne do luftojmë çdo ditë për të marrë projekte në përshtatje me këtë kulturë të re të trajtimit të personave me aftësi të kufizuar”, theksoi Peleshi.
Pergezime qeverise shyqyr qe e kuptuan qe ato persona nuk jane per gjynah po duhen rrespektauar edhe mbeshtetur njelloj , pune me vlera nga qeveria.
fatkeqsisht ka akoma pengesa per kto nisma te qeverise, fatmirsisht eshte se eshte kuptuar qe per kta njerez nuk duhen misheruar por rrespektuar nga qeveritater edhe populli.
me nne fund qe do punohet per kta njerez , do punohet per te miren e atyre per ti adoptuar brenda nesh edhe jo per ti meshiruar jashte , pune te mbare qeverise rama
mashtrimi I radhes.pune prej leshi hesapi