Beqaj- mjekëve: Reduktoni kërkesat për shtyrjen e moshës së pensionit

19 Shkurt 2014, 18:56Sociale TEMA
Beqaj- mjekëve: Reduktoni kërkesat për shtyrjen e moshës

“Reduktoni kërkesat për shtyrjen e moshës për dalje në pension. Dalja në pension është një ngjarje e parashikuar në jetë. Ju lutem të m’i reduktoni kërkesat për të punuar edhe pas moshës së pensionit”.

Kjo ishte kërkesa që ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i ka drejtuar mjekëve në analizën vjetore të QSUT.

Beqja vuri në dukje se gjatë vitit 2014 do të garantohet furnizimi me barna dhe materiale mjekësore për QSUT, por problem, sipas tij, mbeten barnat e rinj.

 

Furnizimi me ilaçe

Duke u ndalur në hartimin e listës esenciale të barnave për vitin 2014, Beqaj tha se “jemi marrë me drejtoreshën e QSUT-së për hartimin e listës esenciale të barnave për vitin 2014, por jo çdo kërkesë e bërë mund të përfshihet në listën preferenciale”.

“Nga versioni i parë që kam marrë në mes të dhjetorit, sot që është për t’u përfunduar ka shumë përmirësime, por me keqardhje kam konstatuar disa fenomene që dua t’i ndaj me ju sot, bashkërisht dhe publikisht. Nëse thamë se po rrisim fondet për këtë, konstatova duke krahasuar seritë kohore të viteve, që për herë të parë, 1/3 e buxhetit merrnin barna krejtësisht të rinj. Ndërkohë, që bashkërisht kemi ndarë shqetësimin se po ndërpresim mjekimet me barnat ekzistuese që ju kishit në klinikat tuaja, që do të thotë se duhet të rrimë në radhë të parë tek garantimi i asaj që ka qenë tradicionalisht bazë në shërbim. Nëse u gëzova që në procesin e regjistrimit të barnave vjeshtën e kaluar, disa barna që ishin të vetëm, u regjistruan dhe alternativat, papritur, tani në janar na dalin barna të vetëm. Kur t’i kthej drejtoreshës të miratuar listën e barnave, do t’ju kthej dhe shënimet përkatëse për secilin nga propozimet që ne gjykojmë në ministri se nuk duhet të jenë pjesë e listës esenciale të këtij viti, por nuk ka pse, meqenëse ka më shumë fonde me një bar që është alternativë e vetme, kur është e provuar që barnat e tjerë kanë të njëjtin efektivitet. Pra, nëse garantojmë të njëjtin efektivitet patjetër do të vëmë të përdorim atë që na kushton më pak, sepse duam të kursejmë. Nëse ju me të drejtë kërkoni teknika të reja, inovacion në QSUT, unë besoj se kemi rezerva edhe brenda asaj që kemi disponibël me mjetet financiare, materiale me pajisjet dhe burimet njerëzore”, tha ai.

 

Përmirësimi i shërbimeve

“Janë disa raste të tilla dhe kostot nuk janë të vogla. Ato para do të jenë në dispozicion të QSUT-së. Nuk ngurroj ta përsëris që shëndetësia në Shqipëri është e nënfinancuar, por para sesa të kërkojmë  që shqiptarët të angazhohen më shumë për shëndetësinë, është detyra jonë e përbashkët që t’u tregojmë që edhe me këto burime që kemi sot, financiare, materiale e njerëzore, mund të bëjmë edhe më shumë”, theksoi Beqaj, ndërsa shtoi se nëse garantojmë të njëjtin efektivitet, atëherë të shihet alternativa që kushton më pak.

Sipas tij, QSUT është ndërmarrja më e madhe ekonomike publike në Shqipëri, ka rreth 2700 të punësuar, ka një buxhet prej rreth 45 milion $ dhe është ndoshta organizmi më i madh social në Shqipëri për nga numri i njerëzve që hyjnë në të brenda vitit si të sëmurë, familjarë apo dhe si profesionistë.

Duke u ndalur tek viti 2014, ministri i Shëndetësisë theksoi se “jemi të fokusuar të kemi furnizim shumë të mirë me barna dhe materiale mjekësore, të kemi një funksionim të mirë të dy shërbimeve që mund t’i quajmë horizontale që u shërbejnë specialisteve, atë të laboratorëve dhe pajisjeve biomjekësore”. Po kështu, sipas tij, gjatë 2014 parashikohet mbyllja e disa investimeve të nisura vitin e kaluar, apo investime të tjera, si dhe garantimi deri në shtator për vitin e ardhshëm të fondit prej 40 milionë euro për investime në QSUT.

Beqaj përmendi në këtë drejtim pagesat për spitalin e neurologjisë dhe pajisjen e tij me aparatura, ndërtimin e bunkerit të akseleratorit linear të onkologjisë, përmirësim të sallës së kardiokirurgjisë dhe 4 ndërhyrjet e mëdha që do të fillojnë këtë vit, kirurgjia e re, spitali i sëmundjeve të brendshme, të pediatrisë dhe onkologjisë.

Beqaj u ndal në përgatitjet për sistemin e plotë të informatizimit të spitalit, duke theksuar se për këtë është kredia e Bankës së Këshillit të Evropës 17 milionë euro dhe 6 milionë euro nga buxheti i shtetit, si dhe rreth 40 milionë dollarë me Bankën Botërore.

“Ndërkohë në bashkëpunim me fondin po hartohen paketat e para që do të jenë gati deri në mesin e marsit dhe është detyra jonë t’i zbatojmë, duke vendosur një marrëdhënie të re dhe duke i dhënë fondit atë që ka si mision, pagimin e shërbimit”, tha Beqaj.

 

Mbi 350 mijë pacientë kurohen në QSUT

Drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, tha se “pacientët që kanë marrë shërbim shëndetësor për 2013 janë 358.847, të shtruar apo në urgjencë, si dhe ambulatorë që kanë marrë shërbime. Pacientë të shtruar përgjatë një vitit rezultojnë të jenë rreth 65 mijë, me një rritje të pacientëve që vijnë nga Tirana me rreth 50%”.

“Sëmundjet më të shpeshta të trajtuara gjatë 2013 janë tumoret me 19%, sëmundjet e zemrës janë rreth 14.7%, sistemi i qarkullimit me 11%, aparati tretës 10% e në vijim,” tha Manastirliu.

Operacionet më të shumta janë në kirurgji me rreth 7444, okulistikë me 2383 ndërhyrje, kirurgjinë pediatrike me 1977 ndërhyrje dhe ortopedi me 1790 ndërhyrje.

Ndërkohë, ka një ulje të vdekshmërisë nga vitit 2011, por nga ana tjetër ka një rritje në urgjencë, çka sipas Manastirliut i dedikohet pikërisht rritjes së pacientëve.

“Vdekshmëria, nga viti 2011 deri në 2013 ka një ulje nga 1.4 % në 1.3%”, tha drejtoresha e QSUT.

“Shërbimi i urgjencës ka dhe numrin më të madhe të pacientëve. Në 2013, në të janë trajtuar 192 758 pacientë. Vdekshmëria në shërbimin e urgjencës, nga 2012 në 2013 është rritur nga 0.16 në 0.17% që i dedikohet dhe rritjes së numrit të pacientëve”, shtoi ajo.

Ndërkohë, sipas saj, ka një rritje prej 37% të ambulatorëve, apo konsultave, krahasuar me 2011. Rreth 74% e ambulatorëve vijnë nga Tirana, ndërkohë që rreth 81% e pacientëve kanë ndjekur sistemin e referimit deri në paraqitjen në QSUT.

15 komente në “Beqaj- mjekëve: Reduktoni kërkesat për shtyrjen e moshës së pensionit”

  1. Intuita says:

    Sherbimi shendetesor eshte super skandal. Njesoj si ne kohen e Sali leshit.

    1. !!!!!!!!!!!!!!! says:

      ishim me mir kur ishim me keq

  2. Agroni says:

    O Ed ce nxjer kete sharlatan se te turperoi… Ky tani po pergatit vjedhjen e madhe me rimbursimin e ilaceve dhe don te hutoje njerezit me show. Vjedhja behet ne Prill dhe eshte lene ne dore te manikinit Beci…

    1. marashi says:

      ky i fundit ka qene i shquar per hajdut edhe kur ka qene drejtor ne spitalin e shkodres…

    2. fajkoi says:

      Becin e vuri Beqja per te vjedhur dhe hap fjale qe e ka vene Tom Doshi…….

    3. Skenderi says:

      po dihet qe kjo qeveri keshtu eshte. kane 5fishuar transportin e droges drejt italise

  3. saliu says:

    Beqja haron qe eshte ne ate vend fale socialisteve. Ç’pret nga nje njeri qe qante ne zyrat e PD qe te mos e hiqnin nga puna

  4. Infermieri says:

    A e dini cfare i ka then kryesocialistit, kirurgut ne spitalin ushtarak Din Selimi i cili i kerkoi te mos e nxirte ne pension ?! “nuk kam sensibilitet per pensionistet”… Debili

  5. marko says:

    boll ta shohesh cfare fytyre idiote qe ka………….

  6. MAKSIM says:

    BEQJA ESHTE PJESE E TE KEQES. E KEQJA KRYESORE ESHTE EDI RAMA. SHOHIM EMERIMET NE SHENDETESI:
    NENDREJTORESHE NE QSUT MOTRA E GRUAS SE DYTE
    DREJTORESHE E BURIMEVE NJEREZORE KUNATA E GRUAS SE TRETE
    ZEVENDESMINISTER E SHENDETESISE, SHOQJA E DHOMES NE KOSOVE E GRUAS SE KATERT, DREJTORESHE E QSUT ……

  7. turi says:

    Kur ILIR.B flet per suksese eshte njelloj sikur prostituta te pretendoje qe eshte e virgjer. nje njeri qe eshte denuar dhe behet minister pa treguar pafajesine duke fituar gjyqin eshte i marre fund. vetem nje idiot e ben kete

    1. ILIRI says:

      PO AI NUK ESHTE MINISTER FALE MERITAVE POR NGAQE KA QENE SHOK I OLSI RAMES

  8. geni says:

    cfare shet mend per 4m milion euro investime. keto jane kredi tregetare qe populli i shkret do ti paguaje me interes

  9. askushi says:

    Po kisokat a i keni pare qe kane filluar te mbijne prape ne QSUT. E vetmja gje qe ka ba ILIRI ne 100 dite eshte qe eshte bere pjese e klanit me mafioz te QSUT

  10. fredi says:

    Beqja eshte si struci. kujton se nuk po kuptohet qe po pergatitet per vjedhje te madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje