Bie muri i fundit në Bllok/ Hiqet rrethimi i vilës së Mehmet Shehut, kthehet në lulishte për qytetarët

20 Shkurt 2014, 12:19Sociale TEMA

Ditën e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, një hapësirë e ish- Bllokut u kthehet qytetarëve.

Bëhet fjalë për vilën 30, që njihet ndryshe edhe si Vila e Mehmet Shehut.

Rrethimi i kësaj vile është hequr, ndërkohë që zona i është kthyer qytetarëve si lulishte.

Arkitektët Artan Lame dhe Artan Shkreli folën për mediat.

“Muri i fundit i Bllokut rrëzohet sot. Sot hiqet gardhi i fundit në Tiranë, i trashëguar nga vitet ’70. Tiranës i kthehet një lulishte. Për tiranasit kjo ishte një lulishte që nuk ishte. E ndërtuar në vitet ’50, por e mbyllur në vitet ’70, kjo lulishte priti vitin 2014 për t’u kthyer si hapësirë e gjelbër për qytetarët,” tha Lame.

Kurse Shkreli deklaroi: “Hapja e hapësirës së fundit të Bllokut, e ndalura deri më sot, vjen pas interesimit të kryeministrit Edi Rama. Vlera e simbolika përkon me rënien e bustit të Enver Hoxhës. Kthimi i hapësirës për qytetarët, fëmijët, gratë vjen në kuadrin e rehabilitimit të hapësirave të tjera si kryeministria dhe parqet e saj. Investimi do të vazhdojë me elementë të mobilimit urban”.

Kreu i ALUIZNI, Lame, në fund shtoi: “Po legalizojmë për qytetin një lulishte pa leje të zënë nga shteti”.

15 komente në “Bie muri i fundit në Bllok/ Hiqet rrethimi i vilës së Mehmet Shehut, kthehet në lulishte për qytetarët”

  1. halimi says:

    Hallall Lame dhe Shkreli. E rrezuat gardhin e fundit monisto-bllokisht. Lum ne qe ju kemi juve!

  2. kemi says:

    pune e lavderueshme e qeverise dhe e kryeministrit. Me shume hapsire e gjelber,me shume kulture e dinjitet

  3. Ky lamja do beje ndonje lokal aty ,, ja ka vene syrin

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Ai Lamja do te ta vere edhe ty,prandaj kujdes…

  4. HILLBILLY says:

    o shoku gazetar-e ! ?
    Artan Lame nuk eshte arkitekt por maksheder, qe do te thote topograf i minierave. ?
    Kaq sa per info.

      1. arben bahja says:

        hahahahahah me ç shoku me ç je çeloz ere.

  5. Denonco says:

    brravo, vetem e mbani lulishte se mos fillimisht e beni lulishte, pastaj ja jepmi ish-pronareve e pas 2-3 vitesh shikojme ndonje pallat aty, se kete pune benin eshe mosntrata e Sales qe thyen qafen, nese do te ndiqni rrugen e tyre do te perfundoni si ata

    1. Halyll says:

      o denoncusi i kohes se Enverit, ish pronaret mbaji per vete se jeni shoke, por PRONARET e ligjshem nje dite do ta gezojne pronen e tyre o mbeturine komuniste.

  6. Ivonna Mucca says:

    Bravo! Edit qe po meret me kto lulishtet ,qe per ne banoret e Bllokut Miqesia ka qen nji “moll e ndalume” Kalum gjith rinine tone dhe nuk patem rastin.jo me i frekuentu po as me u afru… Vetem nji tironc i vertete si Edi na kupton miire ne…Kemi kenaqesi kur vijm ne vendlindjen tone -Tiranen ,dhe shkojme e pijm nji kafe ke “Blloku”Ju uroj gjith te mirat dhe suksese ne punet tuaja!!!

  7. sazan says:

    ca komente idjote.ajo qe eshte e mire lavderohet more karagjoz te sali shpelarit .

  8. JULIANO says:

    BRAVO RAMA,po mire po sal berisha perse nuk e beri kete gje cfare e pengonte ?!!! pres pergj nga dikush qe ka njohuri rreth kesaj ceshtjeje

  9. fredi guri says:

    haaaaaaaaa ja dy te punsuar tani edhe sa kan ngelur

  10. populli says:

    bukur shume qe mendoni per popullin.
    tani jepini popullit nga nje lepirese qe kur te kalojne andej nga lulishtja e re te kene me se te merren.

  11. gjon says:

    SHUME MIRE…..JU LUMTE…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje