Lame: Ja procedurat që duhet të kalojë një subjekt me leje ndërtimi të shkelur pranë ALUIZNI-t

21 Shkurt 2014, 10:30Sociale TEMA

Në një shkrim në gazetën Dita, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, sqaron procedurat që duhet të kalojë një subjekt me leje ndërtimi të shkelur, pranë ALUIZNI-t.

“Subjekti duhet të ketë paraqitur një kërkesë për legalizimin e shtesave informale në objektin me leje ndërtimi, që në vitin 2006 (ose 2013) pranë zyrave të Njësive të Qeverisjes Vendore. Për përfundimin e procedurave të legalizimit, sipas ligjit duhet të plotësohen një sërë dokumentesh si nga subjektet ashtu edhe ALUIZNI”, shkruan Lame.

Ai evidenton se nga subjektet duhet të plotësohen këto dokumente:

-fotografi të objektit në fazën e vetëdeklarimit,

-leje sheshi,

-leje ndërtimi dhe projekti i miratuar,

-deklaratat noteriale nga konstruktorët për qëndrueshmërinë e objektit sidomos kur ka shtesa kati,

-akt- ekspertiza teknike ose oponenca teknike,

-akt marrëveshje me pronarët e truallit, certifikata e pronësisë,

-certifikata familjare, etj.

Ndërsa nga ALUIZNI duhet të plotësohen dokumente si:

-skicat e gjendjes së objektit,

-genplan ku përfshihen ndryshimet nga leja e miratuar,

-projekt me ndryshimet sipas gjendjes faktike,

-status për gjendjen juridike të pronës pavarësisht nga marrëveshja,

-faturat financiare që duhet të paguajë subjekti sipas ligjit.

Lame bën me dije se “aktualisht në zyrat tona ndodhen 223 subjekte ndërtimi të tillë (me rreth 3000 njësi banimi), të cilët janë në proces shqyrtimi të dokumenteve që duhet të plotësohen prej tyre”.

Reagimi i Lames vjen pas shqetësimit të opinionistit Mustafa Nano dhe letrës së një qytetareje për apartamentet pa hipotekë.

7 komente në “Lame: Ja procedurat që duhet të kalojë një subjekt me leje ndërtimi të shkelur pranë ALUIZNI-t”

  1. analist says:

    Qenka thjeshtezuar shume puna, 12-13 dokumente u dashkan e jo me teper!
    Po mire,keto pa leje qe duhen legalizuar u dashkan qe perpara te marrin leje ndertimi tani mbas ndertimit apo me bejne syte mua qe lexoj “spjegimet” e Lames?

    1. xhixhi says:

      I modh. Ec mene fund ti mbyllim keto geramadha me letra qe na kane lene u bene 23 vjet, Ne duam vetem te mbyllet kjo teme se na u nxi jeta

    1. Revolution says:

      Bravo Lame. Kjo plage e shoqerise shqiptare duhet mbyllur njehere e mire ?

  2. Resmali says:

    I papare lame. Super pune po ben. Robi i duhur per ketre proces te mbajtur peng 23 vjet

  3. ervin says:

    ik o lame se i paskeni dhjere ne te

  4. Ilir says:

    C’fare jane gjithe keto dokumente? Duhet nje procedure me e thjeshte se cfar ishte ne periudhen e PD. Duhet qe ky proces te perfundoje te pakten per 3-4 vjet, se mos harroni jane me qindra mijera objekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje