Kush është Shkëlqim Ganaj, kryetari i ri i Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive

20 Shkurt 2014, 20:21Sociale TEMA

Shkëlqim Ganaj, kryetari i ri i Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, është një jurist 43 vjeçar me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në administratën e shtetit, kryesisht në sistemin e drejtësisë.

I lindur më 10 maj të vitit 1970, kreu i ri i ILDKP-së nuk është një i “huaj” për këtë institucion pasi ka punuar prej vitit 2004.

CV-ja profesionale e Shkëlqim Ganajt është mjaft e pasur, ai e ka nisur karrierën si gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit sapo ka përfunduar studimet në Fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Është diplomuar në vitin 1992 dhe në 1993 emërohet gjyqtar në Elbasan.

Pas një përvojë të shkurtër në gjykatë, emërohet po në vitin 1993 në Prokurorinë e Elbasanit në pozicionin e hetuesit. Dy vjet më pas, emërohet prokuror në organin e akuzës së rrethit të Elbasanit, ku punon deri në vitin 1995.

Në këtë vit, Shkëlqim Ganaj transferohet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në detyrën e Prokurorit, post që e mban deri në vitin 2003.

Në korrik të vitit 2003, z.Ganaj emërohet përgjegjës sektori i në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës, ku punon për mbi një vit.

Në maj të viti 2004 emërohet në institucionin e sapo krijuar, Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive(ILDKP), post që e ka mbajtur deri më sot.

Një vit më parë, më 2013, Presidenti i Republikës, propozon Shkëlqim Ganajn dhe Zana Xhukën si kandidatura për kreun e ILDKP-së që do të duhej të votoheshin nga Kuvendi.

Por, në seancën e 21 janarit 2013 maxhoranca e atëhershme, e përfaqësuar nga Partia Demokratike, hodhi për votim vetëm kandidaturën e znj. Xhuka, duke e zgjedhur atë në krye të këtij institucioni.

Ditën e sotme Kuvendi inicioi nismën për shkarkimin nga detyra të znj. Xhuka, ku ndër të tjera argumentoi se zgjedhja e saj nga parlamenti ishte bërë në mënyrë të paligjshme.

Parlamenti miratoi sot shkarkimin e Zana Xhukës, ndërkohë me 75 vota pro vendosi emërimin e Shkëlqim Ganajt në postin e kreut të ILDKP-së.

42 komente në “Kush është Shkëlqim Ganaj, kryetari i ri i Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”

  1. berisha iku, berishizmi ende jo says:

    vallaj me keq se zana smund te jete.

    1. Bruce Willis says:

      Ajo qe iku eshte kemleshe, pune leshi.

      1. Shqiptari, Itali says:

        Jam i sigurtë qe Qeveria ka berë zgjidhjen e duhur.

    2. Artur 68 says:

      Cimi eshte djale Vlore dhe rrjedh nga nje familje intelektuale. Babai i tij, Bexhet Gani ka qene nje nga personalitet e qytetit dhe antikonformist i spikatur.Po ashtu dhe mamaja(Dashuria, me origjine nga Durresi)nje pedagoge e talentuar dhe e perkushtuar e ferngjishtes…. E njoh personalisht dhe them se nuk ka per te zhgenjyer.

      1. Toni 69 says:

        Antikonformist i spikatur dmth qe rinte tape gjithe diten?

      2. K. F says:

        Shkelqim Gani eshte nje super hajdut! Tani LSI dhe Edi Rama i japin ujkut te korrupsionit per te rojtur melcite… Le ta pyese ndonje gazetar perse dhe doreheqjen nga prokuror?!! Te pakten di 2-3 persona se sa miliona u ka marre per tu mbyllur gjoja ceshtjen

  2. sherifi says:

    Urime dhe korrektesi ne detyre.

  3. __________________ says:

    CV duket e pasur shpresojme te jete njeri sepse profesioni dhe njeriu jane dy gjera te ndryshme. te jete me intelekt dhe me integritet se keto cv-te e shqiptareve na kane ardhur ne maje te hundes…

  4. Nuk ka gjyqtare ne Shqiperi ,qe te mos kete bere namin ,duke
    zhvatur miliona e miliona ,prej popullit te mjeruar !
    Por ,me mire nji mut me i mire se nji hale komlet.
    Me e mira do te ishte ,qe Shqiperia te kishte ne drejtesi
    prokurore te huaj ,nja 10 vjete ,sa te forcohej shteti.
    Por ,megjithate ,te pakten ky ,mbase do te jete
    i palodhshem ne bashkepunim me drejtesine.
    Ja uroj kete gje !

    1. elti says:

      Gjyqtaret e huaj do benin kurs shqipe, apo do marrin perkthyes? Ne rastin e dyte ceshtja do mbetej ne vartesi te interpretimit te perkthyesit shqiptar?!!

    2. marin says:

      Leme ne njeri pa korruptuar? Ne korruptojme dhe Zotin po te na jepet mundesia, jo me njerëz, nga do vijne ata breand apo jasht( harrove ate birraxhiun Uolthuarthin ti vella apo ate plaken, e parlamentit europian?)

  5. bujari says:

    Pse nuk thoni dhe qe eshte mik i ngushte i ILIR METES. E dine shume por le ta dine gjithe shqiptaret qe Ed Rama ka ikur per lesh.

    1. Bruce Willis says:

      Me ate mendje ikni juve.
      Ky do i nxjerri te palarat e vjedhjeve gjithe Ish ministrave dhe Shaban Memise.

  6. tourkofagos says:

    Vendosia e nje gyzeli ne kete post eshte FATALE!

    1. adi_köln says:

      Ku ka me fatal se ty me bole gerqie

    2. titi says:

      ja cove priftit cunuin e vogel sot?

  7. populli says:

    ilir meta eshte de facto edhe kryetari i partise socialiste.
    dypunesimi ul edhe papunesine ne vend.

  8. ona says:

    Me ne fund u zhduke laraska,i urojme ketij zotnis suksese dhe pa kompromis.

  9. nuri says:

    Qenka kacavjerre gjithnje ne poste per te rruajtur para, personi i duhur per kete institucion qe eshte eshte krijuar per te pastruar pasurite e pushtetareve te korruptuar.

  10. doert says:

    po o bujar 43 vjec karriera mbi 20 vjet, shume i zhgenjyer

  11. Qytetari Shqiptar says:

    Urime ne detyren e re z.Ganaj.I lumte z.Kryeminister qe vendosi ne kete detyre pikerisht personin e duhur te cilit i ishte mohuar padrejtesisht e drejta e tije nga Qeveria e sali berishes,ku caktoi ne detyre nje injorante si znj.xhuka.

  12. dentist ne pulari says:

    Djali drejtor Bexhetit dhe presore Dashuris

  13. N. Shabani says:

    Jam e sigurte se si gjyqtar qe ka qene do vjedhin me shume nga te gjithe. Kujtova se kane zgjedhur ndonje jashte institicionit por jo ngul e shkul ne nje vend. Nuk besoj se do te nxjerrin qimen nga qulli,do te jete sic qe Llalla nuk do flasin qe ta beje Rama prokuror te Pergjithshem vitin tjeter.

  14. ali1 says:

    Dakort plotesisht me komentatorin e mesiperm me emrin DITARI ! Kjo eshte shume e vertete ne Shqiperi
    duhet te angazhihen te huajt derisa te krijohet drejtesia e re e pakorruptuar sepse keta sot jane qelbur
    nga korrupsioni i ndyre qe i ka futur banda berishiane ! Ata jane futur aq thelle ne llumin e korrupsionit sa
    nuk mund te dalin me nga ai qenef !

  15. ermir says:

    e njoh, eshte si semundje e bute, bicim skuthi, shume mik me Meten, ka qene dhe i preferuari i Sales ka qene hetuesi i bllokmeneve i caktuar nga Sala. Me kete zgjedhje, Meta mbyli problemet e veta dhe te Sales, e mbajti llafin me pak fjale.

  16. i urojme pune te mbare z ganaj dhe te mos na zhgenjeje. nuk dote jete as e para dhe as e fundit por ne na ka ikur jeta duke shpresuar ne rast te kundert dote jete zgjenjimi i radhes, dhe dote perfitojne ato qe kane vjedhur ose ata qe do vjedhin. shpresoj te mos jete kjo e fundit

  17. leshi says:

    Djalin nuk e njoh,por per profesore dashurine kam patur respekt te vecante ,profesore e frengjishtes ,babai i saj ka qene ambasador ne Turqi,familje intelektuale me nje fjale

    1. _________________- says:

      Ata ambasadoret qe shisnin placka kur vinin ne Shqiperi…ata jane intelektualet???

      Enveri jua dinte bilahiet;sapo ktheheshin i dergonte neper fshatra e tashihnin Tiranen me brimen e makoronit

  18. beso says:

    Tani po qe shpetuam.mjere ata qe deklarojne pasurine ne emrin e tyre,se ne emrin e botes s’ka problem.e kishte kandiduar Nishani,s’e paska pasur keq nishanin !

  19. tutu says:

    me kete CV i zinxhirit qenka dhe ky..

  20. xhafa says:

    lesh per lesh nuk pati ndonje fanelle te re por…….

  21. Gezimi says:

    Shpresojme qe te mos jete njeriu i Ilir Metes, se atehete do i a shohim hajrin!

  22. arli says:

    Po ky “I perkryeri” pse kandidature e vetme?
    JU JENI TE GJITHE NJESOJ.
    Apo zgjedhje e paligjeshme.
    JU JENI TE GJITHE NJESOJ.
    Apo beni si them une e mos beni si bej une !!!!
    JU JENI TE GJITHE NJESOJ.
    Ikni mor hajdute te paturp, se keni bere shume para dhe lereni kete popull te jetoje i qete ne hallet e veta.
    JU JENI TE GJITHE NJESOJ.

  23. qwerty says:

    dmth ky eshte i FRD-se
    interesante

  24. Peza e babes says:

    ky cimi,nga Vlora do na nderoje postin qe e fitoi me dhune,nese na zbardh pasurine e Astrit Patozit,

  25. Hason Spata says:

    Kush parti e ka propozu kryetarin e ri,PS apo LSI ?
    Me kete do “shpetojme” ne,se pa kete ishim shume keq…

  26. alban4eva says:

    nga CV-ja mire qenka ky, por te shohim faktet, te shohim si do ta beje punen..!!!

  27. ai says:

    o popull nuk e kuptoni qe ne shqiperi keni nje PARTI dhe kaq kot bejne jo ps jo pd kaq budallenj te jet ku popull mos ta kuptoj qe keta tallin bythen me kete populll si e kan tall keto 23 vjet qe kan mbush xhepat e tyre dhe pensionistet i kan lene me nje rroge 120 mije ne muaj kjo eshte poshtersia ne vendin me te pasur te europes qe mafiozet e kane pushtuar
    dhe e vjedhin per dite ku mafia eshte ulur kembkryq ku njerzit edhe kur duan te portesotjne per dicka si le politika si dhe rasti fundit ku politikanet duan te fusin hundet kudo dhe njerzit mos te protestojne si ne europe me sindikatat ne kryes
    pse nuk mbyllet fare ky institucion kur ska asnje rol dhe asnje dosje te cuar per ndjekje penale kur te gjith ish ministrat keto 23 vjet vetme kane vjedhur posurn kombetare fondet publike etj et jetj kush ka perfundur dhe denur me burg dini gje ju?
    rroga e ketij 1 milion e 300 mije ne muaj plus te tjera dhe gjith stafi qe rri kot aty ne asnje vend te europes nuk ka nje institucin te tille vecse tek ne kete pune shume mire e ben prokuroria kur ka dyshime per vjedhje dhe abuzime pse dy institucione paralele?
    pse duet te marrin leket nga arka dhe paguhen kot ata njerez qe nuk kane ber asgje keto vite e kemi me fakte dhe keshtu do vazhdoj kujt i futet ky institucion ne pune? ky gjoja eshte per te zbuluar tip shiku apo eshte per te mbuluar gjurmet e politikanve drejtorave ministrave qe bejne pastrim leku dhe vjedhje e abuzime ne institucione karburant ,dieta,njerez qe marrin rrogen kot fryrje administrate etj etj etj kudo keshtu eshte dhe keshtu do vazhdoj mos prsini kot ndryshim o njerez se keta nje tenxhere jane thjesht ndrojne emrat dhe asgje me shume sa per i mbyll syte ketij populli injorant se vet politikanet e dy krave jane te siguruar me pasuri shpi e cdo gje tjeter duke len ne mjerim pensinistet e shkret me rroga qesharake leke ky vend ka pas dhe ka akoma por leku shperdorohet neper institucione me njerez me rroga te majme dieta kot etj etj ministra drejtora etj etj
    ketu duhet revolucion o popull dhe jo keta ps pd qe dalin me emra partish koti qe duan percarjen e njerzve ne dy kampe qe te jen vet mbreter perca e sundo kete duan c me intereson mua je i ps apo i pd bej punen po je i afte kjo duhet kuptoar nga te gjithe po kush i meshon kesaj teme jane vet politikanet qe ju intereson gjoja sikur jane dy kame dhe gjoja ne lufte dhe per dite shikon humor qe nga parlamenti shqiptar thua ti po rrihen e perjashta i fusin i darke bashke e jane shoke
    cdo gje behet per show mediatit ti mbushin mendjen ketij populli
    mos u genjeni nga keta dhe keto media te ndryra qe i mbajne gjalle keta persona se jane te pa ngop dikur thonin zogu vodhi arin arken e shteti dhe ja mbathi jashte po ashtu jane dhe keta t gjith qe erdhen pas vitit 1991 hajdute vodhen cdo gje qe ju doli perpara dhe keshtu do vazhdoj deri sa njerzit populli ta kuptoj qe keta jen bashke nje shtres pasanikesh 20 perqin qe me pasurit e ketij vendi u ben miliardiera i vodhen t gjitha per vete harruan qe kan pjes dhe njerzit e tjere sikur kete toke ta ken te tyren vetme keta pasanike qe si ndan pasurit ne menyre te barabarte
    vetem revolucioni e shpeton shqiperine nga mafia e vjedhja bashkohu o popull rreth nje qellimi te vetem ligji per te gjithe njesoj jo nje i nenen dhe i babes jo nje miliaerdier dhe nej fukara

  28. alket says:

    NUK e njoh kete djale,e lexova cv e tij dhe nuk me duket e arsyeshme qe te bazohemi vetem tek cv .Te jatin ja njoh dhe aqe mire sa shum e shum komentues .NJE burre i vertet qe fjalen e kishte -fjale-dhe punen e kishte pune ,nje burre qe ditnte te ekuilibronte cfardo situate .Nuk mund te kete qofte dhe nje vlonjat me nofken i presekutuar ,bashke me ta edhe une qe te hedhi balte mbi familjen GANI-.ZEMRA ma kerkon qe tu ngjaje si babait edhe nenes dhe si themi ne nga ana jone ,le ta marre ne lule te ballit dhe te mos lere kusur kunder te gjith hajduteve,sikur qe neser te jete i detyruar ta lere ate post ,ndryshe nuk eshte djali i BEXHETIT .

  29. labi says:

    O parafoles Alketi sa lart e paske ngritur komunistin e regjur Bexhet Ganen. Ne cv e Cimit ke harruar te shtosh hallen e famshme te tij, Besije Salatin, kryeinjoranten dhe kriminelen qe bente ligjin ne Vlore duke perndjekur e persekutuar vlonjatet e ndershem dhe intelektuale.I vetmi njeri per se mbari ishte Dashuria qe nuk kishte lidhje me ate familje. Sa per Cimin jam kurioz sa ore esell rri gjate dites kohet e fundit.

  30. BAJRAM BALA says:

    CIMIN NUK E NJOH POR NDOSHTA NGJAN NGA E EMA QE ISHTE NJE ZONJE GRUA. SUKSESE NE PUNE DHE SHENDET.BEXHETI VERTET PINTE POR ME PUNE TE FELLIQURA NUK MERREJ.NE FUND TE FUNDIT MBASE NA NDERON TERBACIN DHE MUND TE NGJAJE NGA GJYSHET DHE MAMAJA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje