Situata gripale në vend/ Mblidhet komiteti ad-hoc: 5% më shumë raste se një vit më parë

26 Shkurt 2014, 14:20Sociale TEMA

Mblidhet në Ministrinë e Shëndetësisë komiteti ad-hoc për  situatën gripale në vend.

Komiteti, bazuar në të dhënat e sistemit të survejancës epidemiologjike ALERT (Albanian Epidemiologic Report Tool) dhe virologjike SENTINEL, arriti në përfundimin se në Shqipëri ekziston një gjendje me intensitet mesatar të qarkullimit të virusit të gripit, me prirje rritëse në 15 ditorin e fundit. Gjithashtu, komiteti mori në shqyrtim dhe analizoi paraqitjen në institucionet shëndetësore të rasteve të komplikuara të gripit.

Sipas të dhënave të survejancës të sistemit ALERT rezulton se numri i përgjithshëm i infeksioneve të sipërme dhe të poshtme respiratore, pavarësisht nga shkaku, është rreth 16500, ose rreth 5% më shumë raste se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Numri i rasteve të identifikuara laboratorikisht me infeksion nga virusi pandemik AH1 është 19 në të gjithë vendin, ndërkohë që nga 337 mostra të dyshuara për grip, vetëm në 46 prej tyre është izoluar virus i gripit. Duke filluar nga muaji Tetor 2013 e deri më sot (25/2/2014) janë raportuar 124 raste me sindromë të rëndë respiratore, prej të cilëve, vetëm 8 rezultojnë pozitivë për virusin e gripit.

Komiteti konstatoi se Shqipëria nuk bën përjashtim nga situata e përgjithshme në Evropë, në Itali dhe në Greqi, ku bashkëqarkullojnë virusi sezonal i gripit dhe virusi pandemik i gripit. Ndërkohë që në Greqi, raportohet një qarkullim i shtuar me intensitet të lartë gripi.

Ministri i Shëndetësisë vlerësoi përgjigjen e deritanishme të sistemit shëndetësor në lidhje me survejancën dhe menaxhimin klinik të rasteve të paraqitura, që kanë të bëjnë me riaktivizimin e mekanizmit të koordinimit në lidhje me menaxhimin e rasteve që kanë nevojë për kujdes spitalor dhe përgatitjen e skemës së menaxhimit të rastit në të gjitha qendrat shëndetësore dhe spitalet e vendit duke u udhëhequr nga Klinika e Sëmundjeve Infektive QSUT në bashkëpunim me ISHP.

Gjithashtu, ministri vlerësoi riaktivizimin e mekanizmit të koordinimit të rasteve me sëmundje të rëndë respiratore akute (SRRA) në mënyrë që pacientët të marrin kujdesin intensiv të menjëhershëm, në kohën e duhur nën koordinimin e shërbimeve përkatëse universitare në QSUT në bashkëpunim me spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.

Gjithashtu, komiteti udhëzoi gatishmëri të plotë të shërbimeve të laboratorëve dhe reanimacionit, si dhe marrjen masave për shpërndarjen në sasi të mjaftueshme të barit antiviral TAMIFLU nga Instituti i Shëndetit Publik në spitalet universitarë dhe rajonalë. Së fundi, komiteti udhëzoi informimin në vijimësi të publikut për masat parandaluese dhe mbrojtëse ndaj gripit sezonal, veçanërisht: të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët.

13 komente në “Situata gripale në vend/ Mblidhet komiteti ad-hoc: 5% më shumë raste se një vit më parë”

  1. Aldi says:

    Ilir Beqja duhet te japi urgjentisht doreheqjen sepse gripi i derrit e ka gjetur totalisht te papregatitur. As maska anti virus nuk ka spitali. Personeli eshte i pambrojtur. Diten e diele kur gripi po bente kerdine, ai vazhdonte dhe mbillte peme ne spital.

  2. Fatosi says:

    E ku e ca b….. Iliri per shendetesine. Ai e ka hallin tek rimbursimet qe te kapi ndonje leke. Coji pra pacintet tek privati se i rimburson shteti. Deri pardje stafi jot thoshte qe nuk ka grip ne shqiperi, prandaj mos perhapni panik, tani na del dhe ben heroin.

  3. doktori says:

    Beqja ngaterron virusin e gripit me virusin e kompjuterit, ngaqe zoteron nje kompani kompjuterash. Ai nuk e ka idene qe ekziztojne edhe lloje te tjera virusesh, nejse, shendetesia eshte bere mesimore, ku del Beqja dhe ajo pilivesa e tenderave te QSUT.

  4. Petriti says:

    shendetsia e perkushtuar si kuure me pare

    1. herta says:

      ka burra e burra

  5. beni says:

    Po c’pret nga nje minister qe vetem per tu dukur, shkon dhe firmos ne Danimarke me OBSH-ne duke pasur situate tragjike ne Shqiperi! Hera e pare ne mjekesine shqiptare qe marreveshja vjetore me OBSH-ne firmoset nga nje minister. Ky e ka mendjen tek rimbursimet dhe tek jeta e bukur o vella.

  6. toni111 says:

    Po ky eshte palo minister, jo minister. Mendjen e ka me genjy neper televizione. meqenese FMN ka ndaluar investimet, leket i kalon ne kontrata sherbimesh ne menyre qe te vjedhi sa me teper.

  7. adela says:

    Sa e kujdeshme ministria e shendetesise ndaj situates ne vend. Menjehere filloi punen per menaxhimin e situates.

    1. mjeku says:

      Ty “adela” iliri te ka ven para kompjuterit per te dhen pergjigje.Masat per virusin merren 3 muaj para jo kur fillon gripi.Apo iliri nuk edi qe sezoni i virusit te gripit eshte shkurti dhe marsi.Mjer shqiperia ku ka rene.

  8. wickedgame says:

    E pagoi faturen e telefonit ky ministri mooooo.

  9. dario says:

    O Tit Vargu po leji legenizmat duke shkruar o njeri se le nam. Nuk te lexon me njeri se je psikopat dhe genjeshtar…

  10. Vargtiti says:

    Hahaha u dogj Tit Vargu, filloi te flase percart, sikur e ka zene gripi derrit. Te karantinohet tit vargu urgjent!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje