Rikthehet gripi i derrit në vendin tonë, 14 pacientë të shtruar në spital

26 Shkurt 2014, 10:34Sociale TEMA

Rikthehet gripi i derrit në vendin tonë.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë ditëve të fundit janë konfirmuar 14 raste me virusin AH1N1, ndërkohë që pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore janë duke u trajtuar në Shërbimin Infektiv të QSUT-së.

“Jemi në shifrat 16.500 raste në javë me infeksione respiratore të ndryshme, jo domosdoshmërisht grip. Nga 333 mostra, vetëm 33 kanë rezultuar pozitiv për virusin A të gripit.

Në Shqipëri qarkullojnë tre tipa virusi, ai sezonal, i derrit dhe një virus B.

Rastet me virus A ndahen në 2/3 në virus të tipit pandemik dhe pjesa tjetër sezonal.

Deri më sot në Shqipëri rezultojnë rreth 14 raste me virusin AH1N1, nga totali i 33 rasteve që kanë rezultuar pozitivë”, ka deklaruar drejtori i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja.

Për sa u takon medikamenteve, bëhet me dije se ilaçet për trajtimin e pacientëve me grip nuk mungojnë.

10 komente në “Rikthehet gripi i derrit në vendin tonë, 14 pacientë të shtruar në spital”

  1. Mira says:

    Një dhuratë nga zoti ishte ky grip, atë që nuk e bën politika shqiptare e bëjnë dërrat.
    Europë po j’u vijmë….! Statusi në qershor mëse i sigurt…!

    1. Visho Avazi says:

      Kam informata te sigurta se bartesi paresor i ketij gripi eshte Nishanlliu, mos iu afroni se eshte i mpleksur fare.

  2. nje njeri says:

    Edhe kete kishim mangut thuaj.

  3. nje njeri says:

    mesa po lexoj vatra eshte ne greqi , tani sa i bejne thirrje njerzve per pastrim teritori , me mire ngrini ca grupe pune neper pika kufitare dhe analizoni njerezit qe mund te jene problem per mbartjen e ketij virusi se ne kete situate qe jemi dhe kete virale kemi mangut.

    1. Landi -Sverige says:

      Mos ja fut kot! Virusi ka goditur gjithe Europen, nga jugu ne veri te saj, Rusine dhe shume vende aziatike. Sigurisht me e rrezikshme eshte per personat me probleme shendetesore. Lani dhe dizifektoni sa me shpesh duart dhe shmangni kontaktet ne ambjente me shume njerez dhe te mbyllura!

  4. Ai says:

    gripi derrit, lopa cmendur, gripi pulave, gripi i plakes se ketyre…. sipas meje ne lajmet nder vite kane vdekur rreth 25 shqiptar nga keto semundje… a njeh ndonjeri ndonjerin? se gjithmone lajmet e viktimave jane pa emra, pa kronika, pa fakte

  5. ibrahim says:

    po e importon pas tritolit.ka vure rama bojaxhi mjek.

  6. landi says:

    deri pardje ministri thoshte se nuk kemi virus.vaj me det kush na drejton…debili.

  7. elion says:

    o Beqa qesh nje cik se ngjan si Cabrini!

  8. Reli says:

    Jepni o z. minister ndonje simptome dhe si te mbrohen njerzit nga ky grip derri….pse nuk mbyllni shkollat,apo kur te bjere ndonje epidemi qe t’ju fshije dhe ju pastaj( le qe derri nuk “ha”derrin).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje