Veliaj me të përndjekurit: Vetëm e vërteta mund të na bëjë të lirë

22 Shkurt 2014, 18:04Sociale TEMA

“E kaluara nuk duhet harruar, sepse vetëm kështu nuk përsëritet”.

Ky ishte mesazhi që dha shfaqja e dy filmave dokumentarë “Zëra të heshtur rrëfejnë historinë e persekutimit gjatë diktaturës komuniste” në Kinema Millennium, në eventin e organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, në përvjetorin e 23-të të rrëzimit të diktatorit Enver Hoxha.

Filmat dokumentarë të prodhuar nga “Albanian Human Rights Project” që drejtohet gazetarja amerikane me origjinë shqiptare, Rose Dosti, pasqyronin fakte dhe njerëz realë që kanë përjetuar tmerret e diktaturës më të egër komuniste.

Në shfaqjen e filmave ishte i pranishëm edhe drejtori i Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, Bedri Blloshmi, përfaqësues të organizatave të ish- të përndjekurve, të trupit diplomatik, si dhe të rinj.

Ministri i MSR-së, Erion Veliaj, në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se historitë e rrëfyera në këto dy filma janë histori të dhimbjes njerëzore, para të cilave duhet të reflektojmë bashkërisht si komb, për një të shkuar të përjetuar thellë, dhe që vazhdon të lërë shenjë në shoqërinë tonë.

“Vetëm e vërteta mund të na bëjë të lirë. Në ditë si sot është koha të reflektojmë se kemi një borxh shumë të madh ndaj të kaluarës”, tha ai.

“E ndaj me një ndjenjë të veçantë emocioni këtë gjë sepse ka mundur të bëjë atë që për dy dekada me radhë shoqëria shqiptare nga mosdija apo mosdashja ka dështuar ta bëjë. Të na përballë të gjithëve me atë të shkuar të dhimbshme të totalitarizmit komunist në vendin tonë”, shtoi Veliaj.

Sipas tij, historitë e njerëzve që jetuan në kurriz të tyre vuajtjen dhe persekutimin, na mundësojnë t’i shpëtojmë një herë e mirë asaj narrative destruktive me të cilën komunizmi është përballur gjatë këtyre dy dekadave në Shqipëri.

Filmat dokumentarë i kushtohen dokumentimit dhe ruajtjes së dëshmive të ish të burgosurve politikë të regjimit komunist në Shqipëri nga viti 1944-1991, ku më shumë se 50.000 intelektualë, artistë, shkrimtarë, mësues, përfaqësues të klerit dhe familje u burgosën dhe u internuan si përpjekje për të eliminuar çdo zë opozitar ndaj regjimit.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi dhe ruajtja e kujtesës së të mbijetuarve si dokumente historike, të cilat mund t’i shërbejnë brezave të ardhshëm për të mos harruar të kaluarën.

20 komente në “Veliaj me të përndjekurit: Vetëm e vërteta mund të na bëjë të lirë”

  1. Bio says:

    and the truth will set you free…

    1. Tigri 14 says:

      Epo ja qe kjo shqiperia tani ka rene ne dore te njerezve te MIRE, te Lire, pa lidhje me te shkauren e erret,.. KJo qeveri po ben me te miren

      1. Afroviti FM says:

        Me pelqen, me pelqen pamase kjo fryme e re qe eshte perhapur.
        I palodhur Erion Veliaj, pune fantastike dhe shume domethenese

        1. Martin says:

          Hajde tallje b… pinjollet e diktatures u kane vene ne krye te perndjekurve nje horr (pimp) si tufa dhe u organizojne perkujtimore se si u vrane dhe masakruan ata nga gjysherit dhe baballaret e atyre qe sot bejne “perkujtimoren”

          E keni degjuar ndonjehere Ramen te kerkoje falje ne emer te babait ?
          E keni degjuar ndonjehere Rucin te kerkoje falje
          E keni degjuar ndonjehere Gjinushin te kerkoje falje
          E keni degjuar ndonjehere PS te distancohet nga krimet e komunizmit dhe t’u kerkoje falje publike te perndjekurve politike ?

          Aasnjehere ! E vetmja gje qe degjon nga ata eshte retushimi i figures se Enverit !

          Dhe nese te perndjekurit do pranojne te perfaqesohen nga horra si Tufa nuk eshte cudi qe pas ca kohesh kjo kerkese te vije edhe nga vete ata !

          1. mergim tari says:

            Martin,
            Te doli RAKIA.
            Nese PO, besoj se do ta kesh kuptuar qe po flet KOT….

    2. gertjan says:

      Sa ishte Saliu ne qeveri as qe u be dicka per te perndjekurit.
      Shpresojme shume tek kjo qeveri se do e mbylle njehere e mire kete plage.

    3. shoku taras says:

      Teksa ish te perndjekurit vet-flijoheshin Saliu bente sehir.
      Besimplote se qeveria Rama do i jape fund njehere e mire kesaj ceshtje.

  2. Pine& Tasho Jevgu says:

    E verteta eshte e hidhur , por te trazon shpirtin e s te le te qete , hapja e dosjeve dhe protokolleve te org. baze te PPSH-se do ndante shoqerine shqiptare njehere e mire nga dyshimi e brejtja e ndergjegjes .

    1. Partizani says:

      Ata,qe i kane denuar keta njerez jane nepoer dosjet e tyre gjyqesore!!!
      Cfare kerkoni me teper???
      Keni 24 vjet,qe derdellisni sikur do gjeni parajsen!!1
      Pse i fryhet kaq shume ketij ZJARRI???
      Ne se ka njerez,qe jane denuar kot,jashte ligjeve te kohes dhe me deshmi te rreme,atehere le te merren GJYKATAT me kete pune e jo me mitingje NAZISKINE!!!
      Ne se jane gjykuar e denuar sipas ligjeve,atehere TA QEPIN GOJEN NJE HERE E MIRE!!!
      Kujt ja kerkoni drejtesine sot???
      Po prinderit tane kujt duhet t’ia kerkojne drejtesine dhe hakmarrjen per KRIMET, SHTYPJEN DHE SHFRYTEZIMIN,qe para ardhesit tuaj BEJLERE,AGALLARE,BAJRAKTARE , spiune e bashkepuntore me pushtuesit???
      Nuk jeni ENGJEJ,por DJAJ,qe late HAKAT e nje populli te tere te SHTYPUR deri ne palce,ndaj ata u ngriten e moren armet kunder jush edhe se ju u bete prap kunder popullit duke bashkepunuar me pushtuesit!!!
      HAPINI DOSJET,O KATILE,por QENIN E NGORDHUR DO GJENI!!!
      Neper dosjet tuaja nuk do gjeni asnje deshmitar KOMUNIST,vecse GRATE,BABALLARET,FEMIJET,XHAXHALLARET,DAJAT,NIPERIT E MBESAT,KUSHURINJTE TUAJ,qe keni spiunuar njeri tjetrin!!!
      HAPINI DOSJET,QE TE HANI KOKAT PRAP ME NJERI TJETRIN ,qe te zhduket fare RRACA JUAJ E QELBUR!!!

      1. __________________ says:

        Partizan morracak. Ti e munde gjermenin???:D
        Genjeshtar kok e kembe, hengret nga gjaku i intelektualeve te vertete, na prishet rracen, duke u kryqezuar me familje te fisme sepse kishit nga ato te PPSH:

        Ah Musolin te humbte shpirti ç’deshe tek morracaket, sa per te ngritur keta dembele neper poste e ministrite e brendshme hengrem dynjane nga keta injorante.

  3. wow says:

    Bravo Veliaj ? Eh, sikur ky vend te kish djem si ty me shume ?

    1. Albani says:

      Ja, kjo eshte fryme e re. Kjo eshte shqiperi e re larg gjuhes se ndarjes..

      Erion, jemi vertete me fat qe te kemi, jemi krenar per ty

      1. Esmeralda says:

        padyshim, e verteta eshte se jemi te gjithe shqiptare.

        I madh veliaj ne gjithcka ben. Kane kaq shume vlere shoqerore se pari.

        1. Qamili says:

          Brilant. Te perndjekurit kane vuajtur shume, e i lumte kesaj qeverie qe edhe pse e majte e qe e akuzojne per te shkuaren, por ben nje puna brilante ne lidhje me kete ceshtje. Padyshim kjo eshte shoqeria e re shqiptare larg ndarjes

          1. Resmali says:

            Veliaj me i vertete se kurre, Pune te mira, fjale te perjetshme, zemer te madhe,.

            Ky eshte Erion Veliaj,. Te pergezojme mik i mire nga Greqia

  4. vlore says:

    Prape Bedri Blloshmi??!! Mashtruesi qe vetem di te mallkoje, shaje, pergojoje dhe shpife. Ne fillim eshte mik me te gjithe e pastaj behet armik e hasem me kedo. Berisha e emeroi ne garden e Republikes, e kur e hoqen per dallavere dhe intriga, shpifje dhe pislliqe u be armik me te.

  5. Agimi, Detroit, MI says:

    Nuk kam vuajtur ndonje persekutim te vecante nga regjimi i E.Hoxhes.
    Mendoj se pothuajse i gjithe populli ka qene i persekutuar nga ai regjim.
    Me persekutim te vecante kuptoj persekutimin extra te te gjitheve te denuarve politike dhe familjareve te tyre qe une perulem me respekt para tyre.
    Mendoj se eshte e detyrueshme qe te vleresohen dhe te demshperblehen moralisht dhe materialisht te persekutuarit e vertete.
    Une njoh edhe dallkauke profesionale qe kane mashtruar dhe perfituar ne emer te te persekutuarve. Ky qe une njoh, ish-instrukor i komitetit te partise,me befasoje fuqishem duke u aktivizuar me PD-ne ne vitet ’90 …dhe duke perfituar paturpesisht me vone beneficet e nje te persekutuari politik.
    TE PERSEKUTUARIT E VERTETE , DUHEN TE VLERESOHEN.
    BATAKSHIJTE TE DENOHEN .
    E VERTETA TE TRIUMFOJE.

  6. __________________ says:

    TE REHABILITOHEN POLITIKISHT!!! KY SHTE PROBLEMI. VELIAJ ESHTE I VETMI MINISTER QE PUNON ME DASHURI SEPSE KA VIZION, POR SHQIPTARET DUHET TA DINE SE TE PERNDJEKURIT E DIKTATURES PERNDIQEN EDHE SOT E GJITHE DITEN ME TE NJEJTAT METODA E NGA TE NJEJTET PERSONA, VETEM SE NUK INTERNOHEN E BURGOSEN, POR DHUNOHEN NGA MENGJEZI DERI NE DARKE.

  7. DukGjonMazo says:

    Më kujtohet një thënie e Veliajt kur ishte tek Mjaft-i: Prindërit tanë e kapën kohën. Të kapje kohën, sipas këndvështrimit tim, filloi me vrasjen e ajkës së shqiptarëve më 1945, vazhdoi me luftën e klasave të përhershme, me heqjen e funksionit të avokatit në Drejtësi, me nxjerrjen jashtë ligjit të Krishtit, Muhametit, etj,me shpërnguljen e gardhit tek dera e shtëpisë në fshat, me ndalimin e mbajtjes të gjësë së gjallë po në fshat, dhe më në fund me eksodin e 1990-1991-it drejt Italisë, i dyti eksod pas rënies së Arbërisë nën sundimin ottoman. Kjo, pra, ishte të kapje kohën në atë regjim…

  8. Koz Dynjaja says:

    – Partizani – Ne rast se diskuton per sport ,dakort por nese je Partizan kujtoj dicka- Ju kujtoni se Partizanet jane ne nje ane e te perndjekurit ne ane tjeter ?? Dosjet (mendimi im ) duhet te hapen edhe per gallate.Pervec DOsierve te gazetave perse mos te lexojme se kush komunist e vrau komunistin Kadri Hazbiu.Kush komunist ishte grupi hetimor i gruas e femijve te Mehmet Shehut. Kush komunist torturonte Fecor Shehun sipas deklarates se tij ne video tek emisionet ne TV.Kush komunist e komuniste vrau e burgosi pervec Beqir Ballukut ,Petrit Dumes etj edhe rreth 400 kuadro oficer te ushtrise .E ke ndjekur Dosierin “Kur vrame gjeneralet “Si diskutohej ne mbledhje te Partise per armiqte e partise dhe kush ishte me luftarak ne diskutim.
    – Po te kujtoj qe ne Parti,ne Sigurim, ne burgje , ne survejim ,ne pushkatim kane qene te gjith komuniste ( se nuk ka si te jete ballist) dhe jane keto vrasesit e shokeve te tyre po komuniste -gallate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje