Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit Shqipëri-OBSH, në fushën e shëndetit publik, me drejtoreshën e Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën Zsuzsanna Jakab.
Marrëveshja 2-vjeçare është nënshkruar gjatë një vizite zyrtare pune në Kopenhagen, Danimarkë, me ftesë të Zyrës Rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën.
“Kjo është marrëveshja e 13-të e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe OBSH-së, që nga viti 1992, ndërkohë që vjen pas suksesit të bashkëpunimit të marrëveshjes së mëparshme”, -është shprehur Beqaj.
Gjatë vizitës për nënshkrimin e marrëveshjes së re, Ministri Beqaj zhvilloi një sërë takimesh me drejtues të lartë të Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën, ku u ra dakord ndërmjet të tjerash, që së bashku me OBSH-në, “të fillojmë punën për hartimin e një Politike Kombëtare të Shëndetit Publik (National Health Policy), e cila duhet të bazohet në axhendën e OBSH-së për Rajonin e Evropës ‘Shëndet 2020’, por dhe në angazhimin e qeverisë shqiptare për të ecur drejt mbulimit universal”,ka thënë më tej ministri Beqaj.
“Një nga çështjet e tjera të bashkëpunimit të përfshira në marrëveshjen e re me OBSH-në është edhe ndihma për hartimin e strategjisë së informacionit shëndetësor dhe shtrirja e projekteve të inovacionit në sektorin e shëndetësisë dhe mbështetje për reformën në tregun farmaceutik. OBSH-ja u angazhua gjithashtu për të ofruar mbështetje teknike dhe projekte për shkëmbimin e përvojave edhe në kujdesin për dy grup-sëmundjet që janë prioritare në programin e qeverisë, ato kardio-vaskulare dhe tumorale”, ka sqaruar më tej Beqaj.
bravo ministrii, se ska pasur ndonje marreveshje kaq gjigande qeveria me perpara
urime, me ne fund do filloje puna per hartimin e nje politike kombetare per shendetin publk
Duhet te kegte vemendje te vecante politika e shendetit publik, mund te kursejm shume e te fitojme shume si ne te holla dhe ne para me parandalimin e semundjeve.
Bravo qeverise, bravo ministrit se spo u degjonte ky ndenji ca koh po ja dha bam tani.
ky eshte nje aksion dhe pune qe duhet te ishte bere kohe me para nga qeveria e meparshme.,
nje marreveshje gjigande shumemmee e domosdoshme