Shënohet viktima e parë nga ‘gripi i derrit’, humb jetën 30- vjeçarja shtatzënë (VIDEO)

28 Shkurt 2014, 11:43Sociale TEMA

Shënohet viktima e parë në vendin tonë nga virusi i gripit AH1N1 i njohur ndryshe si “gripi i derrit”. Viktima është një grua 30-vjeçare, e cila ishte shtatzënë.

“Pacientja I. M., 30 vjeç, shtrohet më datë 25/02/2014 në pavijonin e terapisë intensive të sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” me diagnozë: Sindromë e Insufiçencës Respiratore Akute (ARDS), Insufiçencë Multiorganore, Anemi dhe Pneumoni Bilaterale. Ndërkohë, pacientja ishte shtatzënë 13–javëshe dhe kishte edhe simptoma të Nefropatisë Diabetike dhe Kardiopatisë së Dilatuar.

Pacientja ishte diabetike e tipit të I-rë insulinovartëse. Meqenëse pacientja ka pasur shenja të shfaqjes së sindromës së insufiçencës akute respiratore dhe dyshime të prekjes nga gripi, janë marrë mostra nazofaringeale në mëngjesin e datës 25/02/2014, të cilat janë dërguar sipas procedurës standarde në laboratorin virologjik në Institutin e Shëndetit Publik për evidentim dhe tipizim të virusit të gripit.

Në shërbimin e reanimacionit të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, pacientja ka marrë trajtim intensiv përfshirë edhe ventilim mekanik. Në paraditen e datës 27/02/2014 pacientja ka ndërruar jetë,” thuhet në njoftim zyrtar.

 

Situata epidemiologjike e gripit në Shqipëri

“Prej javës së 3-të të muajit tetor 2013 deri më datën 27 shkurt 2014, janë dërguar në ISHP 433 mostra nga persona të dyshuar për Grip. Numri i mostrave ka ardhur në rritje në muajin shkurt, 245 (57%) e totalit të tyre, dhe po kështu, edhe pozitiviteti i tyre. Gjithsej, 57 (13%) mostra kanë rezultuar pozitive me viruset e gripit. 31 (54%) prej mostrave pozitive kanë rezultuar me virusin A/H3 dhe 26 (46%) mostrave pozitive me virusin A/H1 pdm09,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

23 komente në “Shënohet viktima e parë nga ‘gripi i derrit’, humb jetën 30- vjeçarja shtatzënë (VIDEO)”

  1. Ingrid says:

    O Beqe o legen, pse nuk therret ne Komisionin tend Prof.Piperon dhe Prof.Harxhin po merr servilet e tu?

    1. Zeni says:

      Edhe piperuA e ndriti kur ishte drejtor i QSUT, Po qy harxhi mos eshte ai i seksologjise nga New Yorku….Ndihme e madhe do ishin…

  2. Alda says:

    Ik o Ilir se te doli kallaji. Apo te duhet edhe kjo dore e muajit Prill me listen e ilaceve te rimbursimit

  3. Eduard says:

    Ore po ajo balerinka e vockel c’po ben? Ajo lulishtarka e vockel qe ka pasur bashkeshortin Shef Kabineti te Rulit? Po kur regjistroi mbesen Ogerta ne Partine Socialiste per fushaten e 2011 dhe pas zgjedhjeve mbesa u fut ne pune nga L.S.I.

    A e kuptoni vellezer, ndersa ne rrime pa pune.

  4. Donald says:

    Po jeta e njerezve a rimbursohet Z.Beqja?

  5. Alfred says:

    Deri me tani Z.Ilir ju na shitet shkume. Ne dallgen e pare me nje epidemi gripi u degjenerove dhe u mbyte. Pa le kur na tregon perralla me 5% me shume raste. C’na duhen?

    Largohu

  6. Aldrin says:

    Gati eshte skalioni i Beqjes!!!
    Zeni ti je turni i dyte sot ne website? Hajde se edhe 5 ore te kane mbetur dhe do te te nderroje Beqja ne ora 23. Kush e ka rradhen qe te shkruaje qe beqja eshte njesh. Megjithese se ju e keni mire se per t’u vizituar vizitoheni jashte shtetit. Si po ju duket rimbursimi? Sa ilace keni futur ne skeme? E di qe eshte pak me dhimbje se eshte 50 mije EUR ilaci, paradhenie. Nuk e ke pe qe u shty lista e rimbursimit 3 muaj, sa te njihej mire Iliri me distributoret farmaceutike?

    Uh c’harrova….Sekseri eshte Beci, Beqja merr vetem leket dhe ben punime xheniere per ta lene Becin te qete

  7. Olimpiku says:

    Sido qe te jete Prof.Pipero, e ka sensibilizuar vendin me problemin e H1N1, jo si Beqja qe edhe te Henen i thane TV Klan qe nuk ekziston epidemi gripi ne Shqiperi. Kujtonte se do ta kalonte pa u ndjere pasi masa nuk kishte marre. Po cfare masash do merrte ai, ai ka hallin se kush fiton te Keshilli i Profesoreve.

  8. Malev says:

    Prandaj i ka mbetur Rames si dopio gjashte neper fushata Beqja. Nuk e do asnje rreth. E coi ne Shkoder, e peshtyne. E coi ne Korce, e qeruan. E coi ne Pogradec, e denigruan. Me ne fund, diten e fundit e coi ne Durres qe te mos kishte kohe njeri qe te prostestonte. Mjere socialistet e shkrete.

  9. Lufthansa says:

    Ore po doreheqjen pse s’e ka dhene ky nga deputet? Apo per te ka ligje te tjera se ky e ka pjelle P.S-ne. Cohu mor Nano se na mori malli. Beme shaka 9 vjet me pare

  10. Iberia says:

    Po per ate me grip derri qe vdiq dje ne Reanimacion e Infektivit pse nuk thone gje? Apo duan ta fshehin? I shpetoi ajo gruaja shtatzene se ishte ne Sanatorium, se aty ka mjeke rebele qe jane zene me Beqjen per problemin e drejtimit. Rastet e te vdekurve jane shume me teper se sa deklaron Ministria. Prokuroria duhet te nderhyje.

  11. Kosovar says:

    Te ndalohet konsumu i Derrave apo si i thoni ju te shqipnis Gicat

    Gjate gjithe Autostrades se kombit maloket kan vendose kryqa dhe tabela me mbishkrim shesim mishe Gici

  12. Eti says:

    “kodi i heshtjes” ja viktima e pare, sensibilizoni njerezit dhe jo kur ju plas ne dore

  13. Infeksionisti says:

    Per cfare masash e ka fjalen ky bandill more. Vaksina duhej te behej ne Tetor-Nentor, kurse ai nuk tha asnje fjale. Qe ekziston gripi, kete gje e morem vesh nga televizioni.

  14. Infeksionisti says:

    Per cfare masash e ka fjalen ky bandill more. Vaksina duhej te behej ne Tetor-Nentor, kursi ai nuk tha asnje fjale. Qe ekziston gripi, kete gje e morem vesh nga televizioni klan diten e hene. Stafi i tij e pergenjeshtroi, duke thene qe i semuri eshte pacient kardiak qe s’ka lidhje fare. Ne mbledhjen e komisionit Ad Hoc nuk u tha gje per maskat, por vetem pasi shkruajti dje Gazeta Shqiptare, ai dha deklarate qe do t’i merrte maskat. Ora 11. Cfare ministri eshte ky more???

  15. Administrata says:

    Po si s’ka turp nje here qe merret me mjekesine xhanem. Eshte njelloj sikur ndonje mjek te behej drejtor burgu vetem per te vjedhur

  16. Berdica says:

    Ore po ky si s’ka turp fare. Masat per gripin merren ne Shtator dhe jo kur gripi ben kerdine

  17. Solution says:

    Shkoni dhe merrni tamiflu. Ne Infektiv ka vetem pak doza sa per te thene. Tamiflu duhet te jepet ne cdo farmaci ne te gjithe Shqiperine, me pershkrim nga mjeku infeksionist

  18. Elton says:

    Te keqen vellai, lereni ate idiot. Shikojeni kur qesh

  19. rezarti says:

    po si nuk futi nje socialist ne pune, vetem njerezit e Elvana Hanes dhe shoferit te tij. don qe kur ta marre perseri PD te mos germoje njeri letrat e tij te korupsionit.

    1. kot says:

      po beqja njerez te koruptuar do qe ti mesojne si eshte vjedhur 20 vjet ne shendetesi

  20. ce says:

    kaq keq jane socialistet e shkrete per nje ekonomist qe ai mban. njeri qe doli ne fushate krah Halim Kosoves…

  21. Anila says:

    Kesaj i thone Katundi digjet e Beqja krihet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje