Mjekët e Urgjencës pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ndjehen të “kërcënuar” nga qarkullimi i virusit të gripit në vend.
Sipas tyre, Ministria e Shëndetësisë nuk ka mundësuar pajisjen e tyre me maska të përshtatshme për të evituar infektimin nga gripi e veçanërisht nga H1N1-ishi (i njohur ndryshe si gripi i “derrit”).
“Shikojeni vetë se me çfarë maskash po mbrohemi. Këto janë maska kirurgjikale, të cilat nuk të mbrojnë aspak nga gripi. Na i sollën dy ditë më parë për t’u mbrojtur, por ne jemi ata që rrezikojmë më tepër se kushdo tjetër infektimin, sepse kemi kontaktin e parë me pacientët që vijnë në QSUT. Për mbrojtje virale nevojiten maska biologjike M3 ose N95 sipas direktivave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Këto maska janë të pajisura me shtresë silikoni e në këtë mënyrë sigurojnë një mbrojtje efikase. Në këto kushte kemi frikë të punojmë, pasi çdokush që vjen në urgjencë mund të jetë i prekur nga virusi i gripit”, shprehen të shqetësuar mjekët për “GSH”-në.
Dy ditë më parë, në Ministrinë e Shëndetësisë u zhvillua mbledhja e Komitetit Ad-Hoc për Përgjigjen ndaj Gripit, finalizimi i së cilës ishte pikërisht marrja e masave për përballimin e situatës. Por, duket se mbledhja nuk ka marrë në konsideratë të gjithë elementët e duhur për përballimin e saj, duke “harruar” një nga hallkat kryesore, që janë mjekët.
Komiteti Ad-Hoc konstatoi se Shqipëria nuk bën përjashtim nga situata e përgjithshme në Evropë, në Itali dhe në Greqi, ku bashkëqarkullojnë virusi sezonal i gripit dhe virusi pandemik i gripit.
Te ne, numri i rasteve të identifikuara laboratorikisht me infeksion nga virusi pandemik AH1 është 19 në të gjithë vendin, ndërkohë që nga 337 mostra të dyshuara për grip, vetëm në 46 prej tyre është izoluar virus i gripit.
Gjithashtu, duke filluar nga muaji tetor 2013 e deri më tani janë raportuar 124 raste me sindromë të rëndë respiratore, prej të cilëve, vetëm 8 rezultojnë pozitivë për virusin e gripit.
Jam shume i sigurt qe fondi jepet per cdo gje qe SPITALEVE ju nevojitet. I gjeni ju se ku shkojn keta fone! Ju jeni super hajdute.
Blijini maskat me parate qe i rrjepni ketij populli.
Beqa nuk paguan leke pasi do ti coj te gjith leket tek rimbursimet.Sa turp mbledh tani komisione kur gripi ka rene masa duhet te nerreshin tetor nentor sic ben bota.Te gjith e din ku behet vaksina e gripit ska si ja ngjit fajin PD dhe hesht.Hesht njeriu qe per nje mbledhje mbledh te gjitha televizionet.