Veliaj: Jo më ndihmë ekonomike pa trajnime. Iku koha e kurseve për parukeri

3 Mars 2014, 11:01Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, shprehet se ndihma ekonomike nuk do të jepet pa trajnime.

I pranishëm në një takim me drejtoritë e Qendrave të Formimit Profesional, ministri Veliaj theksoi se këto qendra duhet t’u mësojnë njerëzve zanatet e së ardhmes.

Në vijim, ai theksoi se edhe dhënia e ndihmës ekonomike për personat në nevojë do të lidhet ngushtë me trajnimet profesionale.

“Ndihmë ekonomike pa asnjë trajnim nuk do të jepet më. Ndihmën ekonomike do ta lidhim me mundësinë për trajnime. Kush regjistrohet tek Zyra e Punës si i papunë, do të marrë edhe një kupon për t’u trajnuar në Qendrat e Formimit Profesional”, u shpreh Veliaj.

“Qendrat e formimit profesional nuk mund të trajnojnë njerëz se si bëhen traktorët, se nuk prodhojmë më. Por duhet t’u mësojmë njerëzve aftësi praktike. Mbaroi koha e kurseve të parukerisë, tani duhen zanatet e të ardhmes. Qendrat e Formimit Profesional duhet të ofrojnë trajnime në ato fusha që kërkojnë bizneset”, tha Veliaj.

 

15 komente në “Veliaj: Jo më ndihmë ekonomike pa trajnime. Iku koha e kurseve për parukeri”

  1. klara says:

    perdorini parat per njerezit ne nevoje!!!!

      1. BERISHA U LARGUA - BERISHLLEQET SJANE ''VRA'RE says:

        Disa fakte dhe udhezime per debatin e te ashtuquajturve furgona qe ne fakt jane taxi 8 + 1.
        1 – Taksit 8 + 1 jane ne fakt vetem 2600 dhe jo 22 000 sac pretendon Berisha.
        2 – Keto taksi nuk duhet te kalojne shifren 10% te taksive te gjitha llojeve kur ne fakt keto jane shumefishe i taksive normale.
        3 – Taksistët që protestojnë duke pretenduar se janë të liçensuar janë në shkelje të plotë të ligjit. Ata janë liçensuar si taksi, jo si transportues ndërurbanë dhe si të tillë:
        a) nuk mund të zëvendësojnë autobuzët,
        b) nuk mund të marrin pasagjerë jashtë zonës së liçensës;
        c) duhet të jenë të pajisur me taksimetër.
        4 – Transporti i paligjshmën përmes taksive 8+1 është i rrezikshëm për jetën e vetë udhëtarëve, por edhe të kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tjera [kryesisht për shkak të ndalesave të paprogramuara e në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor]
        5 -Nëse drejtuesit e taksive 8+1 dëshirojnë të ofrojnë transport ndërurban, duhet të aplikojnë për këtë lloj liçence, duke plotësuar kushtet teknike dhe detyrimet financiare përkatëse [mjete më të mëdha, orare nisjeje dhe mbërritjeje të paracaktuara, stacione nisjeje, mbërritjeje dhe të ndërmjetme të paracaktuara.

        ESHTE SHUME E RENDESISHME TE THEKSOHET SE KJO NUK ESHTE PROTESTA E FURGONAVE, POR PROTESTA E TAKSIVE 8+1. TAKSITE DUHET TE BEJNE TAKSITE. AUTOBUZET TE BEJNE AUTOBUZES! KJO JANE QARTESISHT PROTESTA POLITIKE TE PD!

        1. evi says:

          erion jepi keshtu. je i papam :)))

          1. edina says:

            ku ka cun si ky ? nuk ka dite qe nuk inspekton dhe promovon PUNEN! Bravo!

            1. urania says:

              nuk ka gje mw te mirw sesa kur nje qeveri promovon punen e zakonte! ska asgje per turp! vazhdoni punen e mire zoti Erion

            2. titi says:

              Une jam plotesisht dakort me kete nisme! shkollat shteterore duhet ti mundesojne kurset profesionale!keshtu qe BRAVO VELIAJ. KUSH TE SHAN XHELOZ ESHTE ?

            3. titi says:

              Une jam plotesisht dakort me kete nisme! shkollat shteterore duhet ti mundesojne kurset profesionale!keshtu qe BRAVO VELIAJ. KUSH TE SHAN XHELOZ ESHTE ;))

        2. aq sa te jene. sa i perket nr shteti u ka dhene vete lejen per taksi. si i bie keshtu. jep leje teper shteti dhe pastaj ju thot, oh me falni se kam bere nje gabim, hajde mbyllini gjysmen e taksive tashi se do hyn ne europe. nuk vlen kjo politike, nje qeveri jep leje ndertimesh e taksish, vjen qeveria tjeter i prish dhe mbyll. pse e mbroni dicka te tille o qelbesira? si qenka kjo pune keshtu? apo ju per vete ju jep lek akoma plaka per makjato dhe skeni lidhje me jeten? keshtu ja fut vetes shteti se nuk investon me kush ketu kur ta prishin pas 8 vitesh biznesin. kur do beheni shtet tamam o mbetje pushtuesish?

          1. edina says:

            o vlla nese quan shtet ate te berishes ti qofsh!po nese te duket normale kjo situate ti qofsh. eshte bere fiks republik furgonesh!

            1. ju ka fiksuar rama. e besoni qe nuk kishte shtet me te vertete. ju ka budallallepsur me terma mesjetare, rilindje, viti 0. katastrofe kjo katastrofe ajo emergjence kombetare kjo emergjence ajo. ja fillon nga gjerat e luksit. duhen autobuse per te hyre ne europe thote haxhinasko. lol. kta tallen me ju dhe perfitojne nga naiviteti juaj. ? po te isha si europa do ju riktheja vizat sepse po e perdorin rastin e statusit te be per te hequr fugonet e per te futur autobuset vete. po perfitojne nga idiotsia e militanteve te cilet e besojne me te vertete qe fugonet jane kusht per ne be. sa komike jane gjerat atje te ju. humor.

      2. ME LIGJIN DERI NE VDEKJE says:

        TRAJNIME NGA SHTETI! BRAVO ERION, NJEREZIT DUHET TE FITOJNE AFTESI!!!! JEMI BERE REPUBLIKE FURGONASH DHE JURISTESH!

    1. ermir says:

      Bravo zoti minister per nismen qe keni mare eshte shum e domosdoshme.po me e domosdoshme do te ishte qe cdo aktivitet biznes qe ka natyre profesionale mos te marrin license nese nuk kane 1 diplom te aktivitetit perkates.keshtu do te jete menyra me e mire ne nxitjen e arsimimit profesional.

  2. trajnimet e para ne shqiperi duhet te fillojne nga kultura e punes.

    sidomos me vendet rurale ku kultura e punes gati mungon totalisht
    ky duhet te jete fillimi i nje pune te mire, edhe qytetaret duhet ta kuptojne qe nisja nga zyrat epunes eshte nje fillim imire..

  3. Enxhooooooooooo says:

    O TI PLAKO PO PER ATA FEMIJET E SHOFEREVE TE AUTOBUSEVE?!! SI I BEHET?!!!! V

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje