Zhvillimi Urban/ Gjermeni nënshkruan marrëveshje me 5 universitete

4 Mars 2014, 13:00Sociale TEMA
Zhvillimi Urban/ Gjermeni nënshkruan marrëveshje me 5 universitete

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, nënshkruan protokollin e bashkëpunimit me Universitetin Politeknik të Tiranës dhe katër universitete private, që përgatisin profesionistë në fushën e zhvillimit urban, arkitekturës dhe planifikimit të territorit.

Marrëveshja e bashkëpunimit synon përfshirjen e profesionistëve në proceset e hartimit të akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, administrimit të tokës, turizmit, legalizimit si dhe projektimit e ndërtimit.

Palët angazhohen përmes kësaj marrëveshje të gjejnë rrugët efikase për zgjidhjen e problemit të strehimit, dhe hartimin e një platforme që synon t’i japë zgjidhje sa më të shpejtë problemit të të pastrehëve në vend. Bashkëpunimi do të përfshijë organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, publikimet në revistat shkencore të universiteteve si dhe hartimin e projekteve të përbashkëta kërkimore.

Ministrja Gjermeni deklaroi se “fryma e re e bashkëpunimit që Ministria përçon, do të sigurojë që asnjë ligj të mos kalojë pa u konsultuar dhe pa marrë ekspertizën akademike të universiteteve”.

Përfaqësuesit e Universiteteve duke vlerësuar maksimalisht vizionin e Ministrisë u shprehën të gatshëm për të ofruar dijet dhe njohuritë e tyre dhe për të vënë në dispozicion specialistët më të mirë, në rastet e shqyrtimit të studimeve e projekteve për zhvillimin e territorit, ndërtimin dhe turizmin.

11 komente në “Zhvillimi Urban/ Gjermeni nënshkruan marrëveshje me 5 universitete”

  1. alma saraci says:

    Ministre per tu pershendetur ne cdo gje qe beni per te ndryshuar konceptet, filozofine e punes.. e pastaj per cdo impenjim te juajin….

    1. hana says:

      Pune shume e mire nga ana e ministres, pergezime per iniciativat qe po ndermerrni

    2. ana says:

      Pune shume e mire nga ana e ministres, pergezime per iniciativat qe po ndermerrni

    3. Agron says:

      Ju pergezoj zonja ministre per punen qe po beni ne angazhimin e studenteve .

      1. gerti says:

        Per tu vlersuar kjo nisme deri me sot asnje qeveri apo ministri nuk po i angazhon te rinjte ne kto nisma, dhe per ta eshte nje plus ne eksperiencen qe ato marrin.

    4. Lom Deliu says:

      mbas “aksioneve me goditje te perqendruar” diteve te shtuna (sic!) sigurisht qe do ringjallet apo rilindi dhe “vija e masave”.

  2. Titi says:

    Lagu sot te te rruaj mot

  3. iliri says:

    Po keto Universitete Private,cilat jane ? Pse nuk publikohen ? Mos behet keshtu nje “certifikim” i tyre,i pamerituar ? Iliri

  4. Orjona says:

    E shoh qe u beka fjale ne rradhe te pare per marreveshje me Unviersitetin Kristal, Universitetin UFO, Polis, e ndonje tjeter qe ka arkitekture. Po ta varesh ne duart e Kristalit apo te UFO-s zhvillimin urban kjo eshte per te vene kujen. Si mundet qe te besh marreveshje me ata persona qe firmosin diploma fallco, e universitete mashtruese qe duhen mbyllur nje here e me pare!!!

  5. kotisikoti says:

    Universitete private apo hajdute te shqiptarve. Cfar jane keta?
    Katastrof, piramidat e reja shqiptare, jane cfar jane universitet privatet.

  6. Argita says:

    PO CA JANE KETO SHASHKA CDO GJE BEHET ME STUDIO NDERKOMBETARE ,PO A DO NA THONI DO JEPNI LEJE NDERTIMI NE BREGDET ,DO BENI LEGALIZIMET QE PREMTUAT DO PUNESONI NJERZIT ,PO MARVESHJET I KEMI PARE ME KOHE ,NJERZIT DUAN PUNE JO FJALE KUR TE MBARONI JU STUDENTE SHKOLLEN DILNI NJE XHIRO NGA NE I THONE KESAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje