Edhe pse nuk të vjen mirë, kur e dëgjon, profesori e artikulon qartë: Më kanë harruar të gjithë! Dhe, në këtë harresë, ai fut institucionet, akademinë, botuesit, por mbi të gjitha shtetin shqiptar dhe indiferencën e vet për historinë kombëtare…
Nga Ben Andoni, Revista JAVA
Po i afrohet pak nga pak shekullit të jetës dhe duket se ritmin e botimit do ta mbaj deri më atëherë njësoj. Ka ende etje për të shkruar, megjithëse përreth ka më shumë një xhungël hijesh, që e identifikon dhe e lokalizon vetëm me zërin. Të 94 vitet i qëndrojnë si zhguall mbi trupin që është rënduar dhe që nuk e lejon më të jetë aktiv si më parë. Por, nëse nuk lëviz si dikur, nuk do të thotë se nuk punon si në kohët më të mira. Kristo Frashëri punon ende me një energji për t’ia pasur zili shumë më të rinjtë dhe me një dëshirë që nuk rresht. Ka një ngut që i shtohet sidomos, kur ndonjë bashkëbisedues i afrohet për botimin e ndonjë vepre. “Kush mendon se mund ta botojë?! Ah e kam provuar. Vinë. Flasin. Dhe, ikin. Ehu…”. Bashkëbiseduesi i tregon një mundësi tjetër për botim. Atë moment, e gjithë vëmendja e tij mblidhet aty. “Po është kaq faqe…Po. Janë kujtimet. Është edhe kjo, që është gati. Por duhet ta marrin përsipër dhe jo të më mbajnë me fjalë!”… Pastaj shikon sërish nga dritarja, sikur askush të mos jetë në dhomë.
Ngado është i rrethuar me letra dhe libra. Studioja e tij e punës gjendet në një kuzhinë të vogël, brenda një apartamenti të stilit të vjetër, ku faqet e mureve janë të mbushura me certifikata nderimesh, mirënjohje dhe çmimesh që i janë akorduar prej gjithandej. Nga një cep e ndjek fotoja e bashkëshortes së ndjerë, në një vizatim me laps dhe në një tjetër sërish ajo, e menduar, me gishtin në tëmth. Nipërit, në fotot e laureimit janë përballë. Brezi i ri i Frashërllinjve e ndjek buzagaz dhe me përmasa fizike të stërmëdha. Janë të gjithë jashtë vendit. E kap drejtimin e vështrimit. Ku e ke mendjen? Fillon e shpjegon. “Po, ajo është mbesa. Ka ecur mirë dhe është studiuese. Ka botuar diçka në SHBA, por dua ta botoj në Shqipëri. Po kush e boton këtu. Ajo punon në OKB dhe ka ecur mirë, por nuk njoh më…”. Të gjithë i njeh profesor, kush do të kthente ty!
“Si? Kush do t’ia dijë sot? Të gjithë më kanë harruar. S’më marrin në telefon dhe nuk kujtohen fare. Nuk kujtohen më për botimet dhe për gjithë ato vepra që u kam thënë se i kam gati”. Është e vështirë ta dëgjosh të gjithë ligjëratën, pasi zëri i plakur mbytet në këtë ditë pa drita prej zhurmës së një gjeneratori të vogël, që i mban në funksion aparatin e oksigjenit. Këtë të fundit e rregullon herë pas here dhe duket se ky aparat ia ka zgjatur jetën. Në një ditë pa drita, si kjo, që në dimër janë bajagi të shumta, në lagjen e tij, zhurma e tmerrshme e gjeneratorit ia zbeh akoma më shumë zërin. Mbështetet mbi një jastëk në tavolinë, kurse karrigen e mban të palëvizur dhe të kthyer përballë ballkonit të vogël, ku drita që vjen nga jashtë i jep mundësi të krijojë një përshtypje më të qartë në pyllnajën e hijeve.
Për jetën e vet
Bisedën e drejton vetë, por i pëlqen shumë ta pyesin sepse tregon me këtë rast dhe kthjelltësinë e vet. Ka pasur fatin të ishte në kremtin e 25-vjetorit të pavarësisë më 1937 si djalë i ri; 50-vjetorin e pavarësisë më 1962 e provoi si studiues, në moshë të pjekur; ndërsa 75-vjetorin e pavarësisë më 1987, dhe 100-vjetorin, si një nga njerëzit që i kish dhënë bajagi shumë studimeve shqiptare. “A do t’ia arrij vallë?!”-thoshte për 100-vjetorin. Në fakt, jo vetëm e arriti, por duket se edhe e sfidoi kohën, kur me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë botoi një album, studime dhe vazhdon ende që të kërkojë botimin. Por, dëshira shpesh nuk shkon me mundësitë dhe për këtë është krejtësisht i vetëdijshëm.
“Më kanë harruar dhe të mendosh unë vetë jam kthyer në një Institut Historie me këtë që prodhoj, por gjithnjë e më pak duken se janë të interesuar. Duket se nuk kanë interes për asgjë”. Si ka mundësi, juve ju referohen?! “Eh”, ia bën me dorë mospërfillës. Shqetësimi vazhdon me Frashërin, vendbanimin e madh historik. Është gjithë sy e vesh sepse i biri po përgatit një memorandum për Frashërin. “Ka mundësi që Frashëri të mos jetë më qendër komune. A e mendon apo jo? E gjithë ajo histori që mund të vitalizohet me një investim të thjeshtë dhe me asfaltin për 25 kilometra sot është lënë krejtësisht. Është lënë…”. Gjergji (është i biri, tepër i angazhuar me problemet e trashëgimisë) po i drejton një letër kujtimi presidentit, kryeministrit dhe të gjithëve bashkë për t’i lajmëruar. “Nuk mund të shuhet Frashëri kështu, se ju tek sot të bëjnë ndryshime. Është vendi, ku lindi Naimi dhe Abdyli, vatër e atdhedashurisë. Vinë nga Kosova, nga Maqedonia e Mal i Zi dhe po e harrojmë ne shqiptarët. Epo kjo s’durohet…”. Është e tepërt t’i thuash se reforma territoriale është reformë pragmatiste dhe utilitare dhe jo reformë për të sajuar. E Frashëri i sotëm ka mbetur pak fare shtëpi dhe po aq pak frymë.
Befas biseda kap Tiranën. Nga njëri skaj i vendit, kalojmë në një problem tjetër. Ka mbaruar vëllimin e parë për Historinë e Tiranës, por interesi ka qenë pothuaj i pamjaftueshëm për të. Për vëllimin tjetër as nuk është kujtuar njeri. Të paktën për të. “Por, bashkia asnjëherë s’ka qenë e vëmendshme”. ‘Historia e Tiranës’ i duket se ka kaluar pa asnjë vëmendje edhe pse duhet të kujtojmë se Bashkia e Tiranës e ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e çmuar në evidentimin e vlerave historike të kryeqytetit.
Vendimi që është miratuar në unanimitet nga të gjithë këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka qenë vazhdë e propozimit të këshilltarëve të PS-së. Patjetër që libri kushtuar Tiranës ishte shkaku kryesor dhe motivacioni është i shkruar për evidentimin e vlerave historike kulturore dhe qytetare të Tiranës. Biseda me profesorin e i ngjan disi kukullzave të Matrioshkës. Ti heq njërën dhe befas të shfaqet tjetra pjesë. Por, nëse Tirana, ashtu si thotë se ka nderuar aq sa duhet, këtë se bën as Kosova. I kujtoj nderimin, që ata përcjellin. I kujtojmë edhe atë që ka bërë në botimet e tij për Kosovën. “Nuk ka fare reagim për të, për të mos thënë që ata janë jo vetëm indiferentë, por edhe fare të interesuar. Ky brez i sotëm as do t’ia dijë më”, përsërit.
Profesor Frashëri ka disa punime, deri diku të përfunduara që qëndrojnë në dorëshkrim. Të gjitha janë në një raft, të seleksionuara në dosje, nga një grua e re që i shërben si asistente dhe që me sytë e saj, ai lexon këtej e tutje. Por, ato janë të heshtura, pasi askush s’është i interesuar t’i botojë. Secila ka nevojën e rishikimit profesional para se të shkojë në shtyp. “Do të duheshin të paktën 2 muaj. Vëllime me 300-400 faqe të mbështetura në dokumente. Punimet përfshijnë që nga “Shqipëria në Konferencën e Paqes në Paris-1946”, 2. “Epiri gjatë shekujve” 3. “Historia e Çamërisë”, 4. Historia fetare e Shqipërisë, 5 “Kujtimet e një historiani”, dhe puna e tij dhe e kolegëve të tij me Serinë e vëllimeve të dokumenteve “Mbi Skënderbeun (plot 9 vëllime). Do të duheshin për këtë të fundit dhe honoraret për përkthyesit e dokumenteve që kanë punuar, përveç shpenzimeve të tjera, por askush s’kujtohet”. Në fakt, kujtojmë se shqetësimin për vëllimet e dokumenteve mbi kohën e Skënderbeut është një problem shumë i vjetër dhe sot e kësaj dite nuk i gjendet zgjidhje.
Eh, ia bën me dorë. Shenja do të tregojë se është i njëjti muhabet gjithnjë.
Befas dhe kur e pyesim shkon në Korçë. Sikur të jetë sot, bën një paraqitje të gjithë situatës së asaj kohe madje dhe peizazhin urban dhe personazhet e ndryshme të qytetit. Pas lufte, shkoi të punonte në kohën e ndërrimit të parasë në Bankë. Mban mënd vajzat e bukura të Korçës dhe të gjitha personazhet, që i kanë dhënë emër qytetit. Një koleges sonë që përpiqet ta ngacmojë i korrigjon gjithçka. “Jo s’është e vërtetë që keni qenë kushërinj. S’keni fare lidhje fare me të. Po ai ishte mysliman, çfarë lidhje kishit ju, që ishit ortodoksë”…Me një logjikë të disiplinuar i shpjegon një situatë familjare dhe befas kujton historinë e Çajupit, që ka lidhje me këtë familje. Si ai e degjeneroi në krijim Gjergj Adhamidhin me personazhin e njohur të Adhamudhit. “Eh ajo kohë është si sot. Gjithnjë jemi përpjekur të hedhim baltë, duke shfrytëzuar letërsinë, letrat, gjithçka…”.
Kur ngacmohet për Enver Hoxhën, mundohet të ekuilibrohet, për të mos i dhënë debatit drejtim të panjohur. “Shpesh, njerëzit që merren me dokumentet s’janë treguar aq të mirë. Nuk më duken të rregullt”. E njeh mirë luftën dhe ka qenë një nga njerëzit e parë të organizuar komunistë. E kanë përjashtuar, kur e kanë kapur me një material të Zai Fundos. Këtë të fundit e nderon.
“Zai Fundo më del një nga ideologët më të mëdhenj të kohës së luftës. A e dini që unë isha në Parti që në themelim dhe më hoqën sepse më gjetën me një nga traktatet e tij. Doja të botoja monografi për të dhe e kam gati por duhet mbështetje dhe kush mund ta bëjë këtë vallë…”.
Bën pauzë, por zhurma e tmerrshme e gjeneratorit nuk pushon. Nuk lëviz fare nga vendi dhe duket si i salduar me karrigen, të cilës i rri skiç. Dëgjon pjerrtas dhe afron veshin kur do të dëgjojë më shumë. Edhe pse kemi folur shumë dhe na drejtohet në fytyrë, sërish shton se nuk sheh fare edhe pse e dimë që orientohet mirë me hijen. Një moment që marrim një album dhe e shfletojmë, na e pret menjëherë: “Lëre aty, ke ardhur për mua apo për ato”. Në fakt kemi ardhur për të dhe ndaj po flasim për shumë gjëra.
Po ajo demonstrata e Luftës? “Ah, mua më dalin disa njerëz që kanë qenë të përfshirë por ata që spekulojnë sot me dokumente, nuk i besoj. Nëse do të hulumtosh kërko relacionin e prefektit të Korçës të asaj dite. Janë pjesëmarrësit, ata që e organizuan dhe të gjithë të tjerat…”, i thotë koleges sonë.
…
Kristo Frashëri jeton prej kohësh i vetëm dhe njëkohësisht me shumë njerëz. Pas vdekjes së bashkëshortes, përveç të birit, e ndihmojnë dy gra dhe i asiston edhe një grua e re. Është e vështirë të shpjegosh mekanizimin e punës të tij, por në tollovinë e librave, ai orientohet me një saktësi murgu. I vinë pak kolegë dhe studentët e tij. Njësoj si vite më parë, Frashëri ka gjithnjë disa libra që presin dritën e botimit, por thotë se asnjë shtëpi botuese nuk i afrohet. Sa është e vërtetë? Relativisht mund të quhet e vërtetë, pasi ata që e kanë botuar, duket se nuk i janë rikthyer më. Në këtë kohë krize, interesi më i vogël, sot është për librin. “Më thonë se librat e mi shiten shumë, këtë ma cilësojnë miqtë, por librashitësit më thonë se librat e mi nuk shiten. Kujt t’i besoj vallë?!”-shton pa-të-keq.
Qesh. Në fakt, nga halli. Është paqtuar me kohën, me jetën dhe pamundësinë, por nuk harron kurrë se pas ka një trashëgimi të tërë. Befas vinë dritat. Zhurma e gjeneratorit pushon, por fillon një zhurmë tjetër. Është ajo e aparatit të oksigjenit. “Të mendosh sa paguaj për të gjitha këto, të zë koka, por shyqyr që janë fëmijët dhe pensioni ”. Ka ardhur koha të ikim, por me premtimin që të kthehemi me lajm për botimin e ndonjë libri.
nuk te kane dhene ndonje shkrim kunder Kishes Ortodokse per te fimosur kesaj rradhe?
E verteta dhem, sidomos kur e thot I madhi Kristo Frashri!
Qeverite tona nuk i kane vleresuar dhe nuk i vleresojne njerez te tille,qe jane nder te paktet qe mbrojne vlerat shqiptare.
Boto ndonje shkrim kunder Anastasit se per ato vdesin islamiket.
O Zoti Kristo te kane haruar se ti i tremb me patriotizmin tend modern,
ndaj dhe ata nuk te flasin fare , se po te jesh ti
prane tyre ,
ata do mbulohen nga turpi qe jane sherbetore te politikes greke
e sakte …gjithmon patriotet e vertet ne kte vend jan vrare ose debuar nga shqiperia nga palohajvanshqiptar te cilet kan qene ne sherbim te armiqve sic jan edhe sot .
Ky eshte PROFESOR I PAVDEKSHEM ! KRENARI QE E KEMI KTE PATRIOT !
Kristo Frasheri – nje studiues dhe shqiptar i madh. Shkencetar i mirefillte. Humanist, demokrat. Por sot jetojme ne kohen e barbarise kolektive ne mes te nje populli te cmendur materialist dhe pa identitet nacjonal. Por HISTORIA do ta thote fjalen e saj perfundimtare per kete akademik te madh patriot. Ne fakt ajo tashme e ka thene.
Sa per Oficerin e Ushtrise greke, shovinstin e semure antishqiptar Anastasios Janulatos apo jashteqitje te ndryshme turko islamiko vahabiste qe vegjetojne ne tokat tona si rezultat i renies morale materiale te shqiptareve pas renies se komunizmit, ata jane mbetje, mbeturina te huaja qe nuk do jene pjese e asnje histoire te kombit tone.
Perkundrazi.
Kristo FRASHERI- nje nder Rilindesit e fundit. Shqiptaret e mirefillte te duan, respektjne, nderojne. Apatridet, koraket islam majmuna, greko majmuna, dhe gjithe pislleqet tjera te ndotura, jane kunder. Por ata i ka denuar historia. Juve ju ka nderuar.
Zoti Frasheri, jeni harruar nga institucionet sepse ,
1. duke mbrojtur te verteten kur kini dale kundra grekut Janullatos, dhe Janullatosi eshte mik i Edi Rames e socialiateve te tjere. Eshte kupola socialiste qe te ka bojkotuar.
2. Ne disa raste ke mbrojtur figuren e Enver Hoxhes.
3. Fakti qe i del ne mbrojtje Rexhep Qoses, e kompromenton figuren tuaj.
Te uroj jete te gjate.
Po qysh mund te dalesh kunder Qoses?
Qosja eshte studjues brilant dhe patriot siperor..
janullatosin e solli sala. detin grekeve deshi t´ia falte sala.
sa per dijeni!
PO PSE MORE ANASTASI !
SA SHPIRT TE ZI QE PASKE. DUKESH QE JE DHE NDJEKES I FESE, POR NUK TE PASKA EDUKUAR ASNJE NDIJESI NJEREZORE.
NUK MA MERR MENDJA QE JANOLLATOSI TA BEKON KETE SJELLJE PREJ XHIHADISTI
Nuk sulmon Kishen Orthodhokse, por uzurpuesit e Kishes se Shenjte Orthodhokse Autoqefale Shqiptare. Kishen e ngritur mbi gjakun e martireve shqiptare, atyre qe dhane jete per Shqiperi dhe Krisht. Nuk eshte nga ata Profesori qe firmos letra te bardha, ka integritet profesional dhe social qe nuk e perkuli dot as Hoxha.
z. Januqenus,nuk eshte dikush qe i jep porosi per te shkruar profesorit te nderuar,por eshte Ai vete,qe te verbon ty dhe gjithe ata qe mbajne veladonin e zi,(sic kane shpirtin te zi bashke me ty),me dokumentat historike shkencore.Ju te gjithe,jini bajga per plehe,perpara ketij shqiptari te madh,qe pa ndrojtje,mund te quhet i fundmi i Rilindesave te Kombit tone.Ju pershendesim me respektin me te thelle,i nderuar profesor,dhe te jini i bindur,se eshte nje popull i tere qe perkulet me respekt perpara punes suaj te pa vdekeshme shume dekadeshe.
Ahhh Enver ku je?!!! E le shkencen ne meshire te fatit…
I pame dhe shkencetaret e Enverit. Pijani lengun. Dr. Berisha, Kastriot Islami, Rexhep Mejdani, Fatos Nano, etj etj deri tek Doktoreshe Jozefina. Ky ishte produkti i shkolles se Enver Hoxhes. Sa per shkencen per 45 vjet e beri sallate. Gatuheshin dhe publikoheshin vetem ato qe kishte arkivi shqiptar, ndonje liber i ndonje studiesi te huaj i kohes se qepes. Edhe ata historiane te paket qe dergoheshin ne arkivat jashte shtetit e kishini mendjes sesa ore elektronike, golfa sintetike dhe camcakiza te blenin.
kapteri,
Jozefina ka qene vetem nje cope mesuese filloreje. Ajo mori ( bleu ) dy diploma ne universitetin e Shkodres dhe titullin doktore e shkencave diplomatike e morikur ishte kryetare e parlamentit. Ne kohen e Enverit ajo ka qene thjesht spiune e sigurimit te shtetit me emrin “desinjatorja”.
plaku
je bere shume aktiv kohet e fundit.E ben shume mire.Sa vjec ka qene kjo topalli ne kohen e monismit Plaku??
respekte
Tironci Lugano,
Mu be shume qejfi qe po me shkruan. Si i ke nga shpia. Ketej ben nje kohe muti. A ke qene ne Tirane kohet e fundit ?
Persa i perket Jozefines :
Ka lindur ne Shkoder ne 26 nendor 1963. Ne fundin e monizmit ( 1990) i bie kete qene 23 vjec. Ka mbaruar per matematik dhe juridik ne universitetin Luigj Gurakuqi te shkoderes dhe ne Tirane ka marre ( blere ) titullin doktoreshe shkencash.
Mua me pelqen shume thenja e popullit :
Gomarin ose gomaricen ti çosh ne Harwar, pas kater vitesh po gomere ose gomarica do kthehen.
Ja llogjika e kesaj gomarice :
http://www.youtube.com/watch?v=jS6ikySI2fQ
Pershendetje
spaske faj që ke met kapterr!
“enveri”në atë që dështoi ishte “njeriu i ri”!u përpoq të bënte shqiptarë e njerëz të ndershëm,por provokoi lindjen e njeriut kameleon!!këta ishin ata që ti përmënd,pa xhozin,ajo ka doktoraturë demokratikse.
kurse sa për anën profesionale të gjithë këta ishin njerëz të mëdhenj,përfshi dhe çmëndinën!në zanat,po të kishin vazhduar,do të kishin qënë me të vërtetë krenari e këtij vëndi!ata zgjodhën,ju ra llotaria a ju mbeti dopjo gjashta në dorë,një fushë që nuk ishin të zotë,nuk e kishin zanat,nuk ishin të pregatitur!prandaj dolën kallpë!
politika do zgjuarsi,në profesionet e tjera të duhet më shumë vullnet!!
këta zgjuarsinë nuk e kanë,vullnetin të jashtëzakonshëm!!bile ndonjëherë budallallëkun e mbrojnë me një vullnet të hekurt,të pathyeshëm!
Enverit i mungonj fuqia e Zotit ti ndryshonte genetikishte
shqiptaret ,nji % te madhe te ktij populli qe ka gen kameleoni .
“Njeriu shqiptar” u mutua nga shejtani para 500 vjetesh dhe
rrezultati atij Mutacioni ishte i pranishem ne cdo shekull mes shqiptaresh ,deri ne diten kur ne kry te shqiperise hypi kafsheria e shpellave . Sot kemi nji far ndryshimi ne form te “njeriut” ,
i deformuar brenda e jashte ,me mut se vet mutacioni ardh nga perdhunimi turko arabe.
ZOTI FRASHERI !
TI JE NJI SHQIPTARE KOKEFORTA !
JE NJI ARRNAUT QE KISHA GEREKE DHE NALTMADHENIA E BYTHQIMERISE TIJ JANULLATOS TE KA BER SIKTERR !
ZOTI FRASHERI KISHA GREKE E KA MALLKUAR SHQIPERIN
DHE GJUHEN SHQIPE SI GJUHA QE KERCENON ENDRRAT E BYTHQIMEVE TE BOTES !
ZOTI FRASHERI SI GUXONI DHE KERKONI TJU BEJ DIKUSH
SHOQERI E RESPEKTOJ KUR JU ZOTERI JENI KUNDER DESHIRES
SE ZOTIT DHE KUNDER DESHIRES SE SHUMICES SE KTIJ POPULLI
QE 70% ESHTE PRO GREK DHE 30% ARRNAUTE !!!
HIQNI DORE NGA PUNA E LARGQOFTIT DHE SHIJONI
JETEN NE QETESI ! ZOTI JU MESHIRON NQS JU ARRNAUTE
KOKESHKEMBA HESHTNI DHE PRANONI TE BEHET VULLNETI
JANULLES QE NE BASHKPUNIM TE NGUSHTE ME BE-ne DHE BERISHEN
DO TA COJNE ARRNAUTISTANIN ATJE KU DESHIROJN ANTIARRNAUTET !
PLEQERI TE MBARE ZOTI FRASHERI DHE MOS HARRO ;
GJUHA E SHQIPTARIT ESHTE PLUMB PER GREQINE E PEDRASTINE E KSAJ BOTE
Kuptohet se Krisot Frasheri eshte njeri i madh i shkencave shqiptare. Problemi eshte se jeta ka ligjet e veta. Nuk e di se pse mu kujtua nje thenje e niçes i cili thote : Mos u merzisni, se edhe pleqeria ka nje fund. C’est la vie !
O Kristo, Nuk i do njeri tradhetaret e identitetit dhe njerezit ordinere qe shiten dhe blihen ne Stock market.
Mos u merzit plako, nuk je i pari dhe as i fundit.
Profesor Frashëri (e kam patur profesor historie në gjimnaz), një profesor historian i vërtetë, nuk harrohet. Për të flasin veprat e tij. Por ty profesor, të kanë “harruar”, sepse “veprat” dhe “studimet” e tua “historike”, në vënd që të jenë vepra e studime të një historiani-shkencëtar i vërtetë, janë vepra të një “historiani patriot-nacionalist” i vërtetë, të cilat u përpoqe t’i paraqesësh si “shkencore”…Historia është kokëfortë dhe nuk të fal nacionalizma e subjektivizma, të cilat u shërbejnë vetëm qarqeve politike të kohës kur jeton…Tani që nuk mund të shkruash më dhe t’i shërbesh politikës, ajo të çvlerëson e të harron.
E si mund tè harohet K.Frashèri?! Ndoshta njerèzit nuk kanè kohè sot tè lexojnè, ndoshta dikush as nuk di tè lexojè, ndoshta dikush tè urren se je e vèrteta kur dikush tè çmon se jeni e shkuara. I nderuar prof Kristo Frashèri ju jeni si Marin Barleti qè nè shekullin e shqipètarève keni parè e keni shkruar humbjet dhe lavdinè e tyre. Puna dhe rrèfimet e juaja i japin jetè dhe dritè ardhmèrisè shqipètare. Cilido qè ka shqipèrinè nè zemèr e do tè dijè pèr bèmat e shqipètarève nuk mund ti rrijè larg enciklopedisè sè Kristo Frashèrit. Qofshè i nderuar pèrjetè profesor FRASHERI.
Nuk eshte aspak e vertet se mosha duhet te perjashtoje te qenit aktiv
ne jeten akademike nji personalitet te x fushe.
Bota perendimore i ka te pranishem ne cdo kohe ne mediat e tyre
pamvaresisht aromes pordheve qe pleqt len shpesh her atje ku ulen.
Fatkeqesisht, I nderuar Profesor, dhe ju nuk do te ben perjashtim nga te gjithe te medhenjte e ketij kombi:do te nderoheni pas vdekjes.
Do t’ju qajme,respektojme,ngreme piedestal vetem pas vdekjes.
Nuk mund ti shpetosh ligjit shqiptar: vdis pa te te dua!
Fatkeqesisht!
PSE SJA BOTONI LIBRAT KETIJ SHQIPTARI TE MADH PARA SE TE VDESE? DO TI BEHEJ SHUME QEFI PLAKUT TE URTE, DHE PERSONALSIHT UNE DO TI BLEJA ME SHUME DESHIRE
ME kokepalaret ne kry dhe hajnat si rama e meta do ju harroi edhe nena e zoti e jo shteti.shkoni puthne putinin se u ringjalle stalini.
Zoteri i nderuar Kristo Frasheri !
Ne Princip ,
ju keni shume te drejte Zoteri i Nderuar te jeni kritik ne kte
agoni ku kjo shoqeri ka rene dhe me merr mendja se nuk i kerkoni
dikujt me kerkesen tuaj ,te vij t’ju bej shoqeri juve gjate dites .
Problemi eshte se Ne,/ju zoti Frasheri duhet te njihni edhe vet realitetin ,ne kte vend .
Kjo shoqeri nuk eshte aspak e interesuar per Shqiperine e akoma me shume per zhvillimin e shkencave te Historise etj . “Kohet ndryshojne dhe me to edhe njerzit edhe shoqerite” !!!
Sot kjo shoqeri eshte e interesuar per te tjera gjera .
Vendin e shkences e kultures atdhedashurise dhe qytetarise e kan zene te tjera interesa “jetike” .
Ne vend te kultures sot kemi poltiken e cila ze pothuaj gjithe pjesen boshe te kafkave te shqiptareve ,
dhe Shkencen dhe ndjenjen Kombetare e ka zevendesuar feja dhe droga .
Ne vend te shkences sot flet hoxha me autoparrlant nga qysh me 5 te mengjezit ne nji gjuhe te panjohur bashke me janullatosin ,kte shkenctar te manipulimit te vertetes dhe portretizimit te gjarprit ne uniforme Prifti. Mos e mundoni veten me Zoti Frasheri me mendime te tilla ,
sepse ju e bete ate qe njeriu ne kte jete duhet te japi njerezimit me veprimtarine tuaj ,pra ju kontribuat me vepren tuaj per te miren ,ne sherbim te vendit tuaj ndryshe nga shume qe bejne te kunderten . Pra rrespekt e jete sa me te qete . Atdhetaria nuk behet me thirrje publike ,ate ose e ke brneda teje te lindur ose se fiton kurr . Prandaj eshte e kote ti kerkosh te trokasesh ne shpirtrat boshe ,ku sgjen asnji gjurmne Atdheu. Jete te gjate.
Po cfare historjani,historjan i markzizem leninizmit,pika mu ne ne bith or ti Kristo,na ndritet ti dhe soji juaj….Ka vite qe te kame hequr vizen si historjan,qe kure te kerkoi ne debat televiziv historjani Kosovar Musa Havmeti i cili kishte vite qe remonte ne arkivat e Vadikanit me pasaporte Shqiptare qe ti e ke pas enderr,dhe juve e refuzuat duke e quajtur mashturues,tipike per nje historjan alla shqiptar.dhe nuk pranuat as librin per skenderbeun qe ishte sa koka jote,me te dhena te mara ne vadikan,,,or kristo tani shiko bebelinat or tej…….
Antishqiptarizmi nuk ka brire. Izolimi i zerave atdhetar eshte pjese e perpjekjeve qe vazhdojne si dje edhe sot. Dhe kete greko-serbet e bejne me duar (palo)shqiptaresh.
Kristo Frashëri është një historian dhe a
Profesor K.Frashërin e kam patur pedagog në Fakultetin e Historisë. Ai ka dhënë një ndihmesë të pakrahasueshme me botimet e tij për historinë e kombit shqiptar.Mund të mos jesh gjithnjë dakord me të, por kjo gjë nuk pengon për t’i njohur atij vendin që i takon në shërbim të atdheut.Profesor Frashërin e kanë harruar karrieristët politikë dhe ata “akademikë”. Për breza të tërë të edukuar prej tij, profesor Frashëri mbetet modeli i njeriut që gjithnjë ka guxuar dhe guxon të thotë hapur të vërtetën edhe pse i është dashur të paguajë shtrenjtë për këtë.Një ish student i tij, Bashkim Trenova, ka botuar “Armiqtë e popullit – kujtime” ku, midis të tjerave, trajton me mjaft dashuri edhe personalitetin e Kristo Frashërit dhe shpreh keqardhjen se vetëm pas largimit të tij, do të vrapojnë nga e majta e nga e djathta, “akademik먔 dhe “miq” për të thënë se sa i madh është Kristo Frashëri.
Shpresoj qe sa me shpejt te kemi nje botimin tuaj te ri!
Ju uroj jete te gjate dhe Ju falenderoj per veprat mjeshterisht te arrira qe na keni falur ne dhe brezave qe do te vijne me pas.
Jeni historian i rralle.
Ishte dhe eshte fat qe kemi nje njeri te madh KRISTO FRSHERI.Ne mos sot neser koha do dije ta beje vleresimin e duhur per historianin – shkenctarin . Jete sa me te gjate Atdhetari Kristo.
Kristo Frasheri eshte dhe do e mbetet thesar i kombit Shqiptar. Me pelqeu krahasimi i dikujt kur tha se eshte Marlin Baleti i rradhes i Shqiperise. Ka te pakten mbi 70 vjet qe punon e shkruan historine e vendit te tij si askush tjeter me pare. Historia e tij eshte histori e gjalle dhe po ta shikosh me kujdes nuk ka aspak lidhje me Kristo Frasherin si individ. Eshte fat qe ai ka jetuar tre periudha shume te rendesishme te kombit te ti, periudhen e Zogut , Periudhen e komunizmit dhe periudhen e sotme ate te ndryshimeve demokratike. Historia e tij eshte e vertete dhe aspak e kontestuar nga dokumentat arkivore te historianeve te huaj per vendin tone.
Kristo Frasheri eshte Diamanti ne majen e shtizes te flamurit shqiptar dhe i tille do te mbetet perjete. Koleget e tij historiane, Universiteti i Tiranes, dega e Historise, Akademia e shkencave, dhe Ministria e arsimit duhet te ndjehen fajtore per indiferencen ndaj ketij diamanti kombetar.
Ju kapitalistet e rinj te Shqiperise qe nuk lini koncerte shpesh here ordinere pa sponsorizuar, merni kurajon dhe botojeni vepren e Kristo Frasherit. Me botimin e veprave te tij dhe ju do te merni fame nga fama e tij dhe do te mbeteni te pavdekshem, sic Kristo Frasheri do te mbetet per Kombin Shqiptar.
Sikur te kisha sado pak mundesi do ta mbeshtesja botimin e vepres se tij me shume vullnet e deshire.
Profesor, diamantet jane dhe mbeten te perjeteshem, i tille do te mbetesh perhere. Pac sa me shume jete per te miren e shqiptarizmes.
Shume e vertet gjithcka shkruani mbi kte Personalitet te Historise Shqiptare .
Librat duhet menjiher nga qeverria ti botohen sepse cdo qeverri e ksaj Bote eshte e detyruar ta bej nji dicka te till jo vetem se eshte nji detyrim Morale i Qverrise por se kjo qeverri eshte nji Qeverri Shqiptare dhe Historiani shkruan ne vepren e vet per Historine Shqiptare .
Me duhet te theksoj nji detaj te ksaj kembengulje te ktij personaliteti te Historise shkences Shqiptare ;Ne Shqiperi kemi dy lloj konceptesh tipash studjusish apo shkrimtaresh apo le te themi Akademikesh .
Ka nga ata te cilet gjithcka e bejne botime e libra etj per perfitime personale qe jane jo te paket ne ate vend tipa total fallso perball asaj qe pretendojne se bejn per kte komb dhe nga ata si i Madhi Historian z.K.Frasheri i cili i ben kto vepra per kte komb sepse e ndej ate ne gjakun e tij . Spresoj qe qeverria do kursente ndonji vizit te panevijeshme diku jasht shtetit dhe sponsorizonte vepren e Profesorit Frasheri.
Ne s`te kemi harruar, por mesa duket te ka harruar vdekja.
Kur kemi kohe pa lexuar ndonje punim tendin ne revistat e perditshme shkencore mediatike pyesim rron ai apo ka ikur dhe se kemi marre vesh?
franko,nje korrigjim—-
do ishte me drejte te shkruaje,.,.,ndonje porosi,.,.jo punim tendin.ai me porosi ka shkruajtur gjithe jeten,per te kenaqur korraket sipas rastit.
Kristoooooo nuk behet historia me thashetheme pa studiuar ne arkiva ,si puna jote une bej 100 libra historie .Na thuaj ndonje gje qe ke thene dhe te mbetet ne histori ,asnjegje nuk ke thene prandaj nuk ta varr njeri.
Eshte e cuditshme .. Veprat e z. Frasheri nuk jane thjesht personale , ato jane nje vlere e madhe per popullin . Ato nuk jane letersi artistike qe te shihen me syrin e perfitimit financiar , por jane dokumenta te identitetit tone historik . Nese thuhet rilindje , kjo interviste duhet te jete nje kemabane e forte ne veshin e kryeministrit . Uroj ta degjoj kete kembane sa me shpejt . Jemi ne qe kemi nevoje te dime historine tone reale , te cilen fqinjet e kane manipuluar sipas interesave te tyre .
Je i nderuar z. Kristo Frasheri !
ben andoni e ka skalitur mire kete shkrim
Pershendetje Profesor Frasheri!
-Ju, perpara se te jeni nje studiues serioz, pike se pari keni te gjitha kreditet per te qene Rilindasi i fundit i ketij vendi te uzurpuar nga injoranca, spiunet dhe katundarlliku! ?
-Mos kerkoni, i nderuar profesor qe te nderoheni sot, nderkohe qe ne krye te Qendres se Studimeve Albanalogjike eshte Ardian Vaso-viç, ? i ashtu quajturi Ardian Marashi ? . Ardian Vasoviç eshte i biri i Nikolla Vaso-viç me origjine nga ZETA. Edhe nena e Ardianit eshte nga ZETA. Keshtu qe ne kemi ne krye te QSA-se nje malazez 24 karat ? dhe per kete arsye mos prit ndonje vleresim nga keta te sotmit! ?
Desha te shtoj dhe nje gjë; Dihet se Lamark, therritej “profesor” dhe ishte i nderuar ne qytet deri sa zbuloji ligjet qe njihen me emrin e tij. Diten qe ai i shpalli ato, te gjithe e sulmuan dhe thane se profesori ka rrjedhur nga trute! ? Aq keq vajti puna sa diten e varrimit, asnjeri nuk i vajti perveç se bijes Kornelia e cila i shkruajti epitafin me domethenes ne histori: “Baba, brezat e ardhshem do te hakmerren per ju”. ?
Uroj qe te jetoni edhe 100 vjet por me keta lapanjoz qe kane qeverisur keto vite te tranzicionit nuk pritet ndonje gje e hajrit! ?
Sentenca per Lamarkun, per fat te keq, eshte aktuale sepse edhe ministrja e kultures nuk ka shume kohe te merret me ju i nderuar profesor, sepse i iken shumica e kohes duke u krehur ? dhe shpresuar se mund te duket ne TV si dikur kur ishte ne gjimnaz!
Ne nje vend ku ka degjeruar sistemi i vlerave normal qe per hisrorianet nuk kujtohet kush, vazhdojme renien ne gjendje te lire:)
1990-1963=27. I ke ngrënë 4 vjet J.T.-së.
Profesorin e lexojmë gjithmonë me kënaqësi, jo për
çdo gjë jemi dakord , por kjo aspak s’ja ul vlerat.
Mos u mërzit Profesor. Të kanë harruar ata që do
të harrohen. Ti je dhe do mbetesh përjetë.
S’e kuptoj se si mund të quhet historian i besueshëm një njeri që ka qenë në mbledhjen themeluese të PKSH-ës më 8 Nëntor 1941 dhe s’e ka bërë kurrë të ditur në publik.
Enver HOXHA s’është gjë para këtij…
Mos te merzitet ky xhaxhua se do ti bejne ndonje
funeral si te Vace Zeles
@HILLBILLY, nga sa shkruan, duket se je “pinjoll” i Enverit dhe i Salës, shumë i zoti në hartimin e “biografive”…Edhe “profesor” Frashëri, në atë “grazhd” ka ngrënë…
AKADEMIKE I PA VDKSHEM,NJERI PROFESOR ,DOKTOR;ORE E KANE MARRE GABELATE NE DORE.MOSE U CUDITE SE GJITHCKA PO SHKONE MRAPSHTITE SI PER SHQIPERI ASHTU DHE KOSOVE ,GJITHMONE POPULLI E PAGONE,JETE TE GJATE AKDEMIKU UNE I DASHURE.