Në vargun e shumë vendimeve të marra në ikje e sipër, qeveria e Sali Berishës ka marrë një vendim skandaloz që prek Parkun Kombëtar të Butrintit.
Pjesë të këtij parku janë dhënë si kompensim për ish-pronarët. Denoncimi është bërë nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
“Parku Kombëtar i Butrintit, i njohur si pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s, i shpallur si Park Kombëtar në vitin 2000, iu është kthyer si pronë disa pronarëve privatë në muajt e fundit të qeverisjes ‘Berisha’. Me lidhje interesash familjare të ish-zyrtarëve të lartë dhe përfituesve të këtij kompensimi, me dokumente të dyshimta, një pjesë e madhe e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe respektivisht në zonën e njohur si Kanali i Butrintit, liqeni i Butrintit deri në detin Jon, duke përfshirë në këtë vendim edhe ishujt e njohur të Ksamilit, janë njohur si tokë në kompensim”, tha Arben Biçoku nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Forumi i Mbrojtjes së Trashëgimisë ka kërkuar që ky vendim të anulohet dhe prokuroria të nisë hetimet.
“Forumi i Trashëgimisë, i cili për një kohë të gjatë ka denoncuar rastet e dëmtimeve të trashëgimisë sonë të përbashkët, denoncon sot me forcë këtë akt të rëndë, kundër trashëgimisë kombëtare dhe kërkon nga Qeveria ‘Rama’ të anulojë këtë vendim. Gjithashtu i bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të hapë hetimet për këtë çështje, duke nxjerrë përpara drejtësisë ata që kanë falsifikuar dokumentet, apo kanë thyer ligjet shqiptare për zonën e mbrojtur të Butrintit. Dëshirojmë të bëjmë me dije opinionin publik, se rasti ‘Butrinti’ tregon qartë korrupsionin e madh që është bërë me çështjet e pronave, duke dëmtuar rëndë në shumë raste dhe trashëgiminë kulturore kombëtare”, thuhet në deklaratën e Forumit.
pse cfare la tamam berisha qe te linte Butrintin?
Ka Korrupsjon , Ka krime , Po kush i denon valle .Edvin Dhjaksi,U rehatove Edo bravo
Nqs jane pronaret e vertete ta gezojne. Butrintin grekrt e ndertuan ju ca doni mburreni kot me veprat e armiqve tuaj.
Se sa grek ishte ai HELENI qe e ndertoi kete nuk e dime se historin dhe te dhenat e para grket i kane shkruar keshtu qe nuk eshte pšer ti besuar sepse nese sot ne vitin 2014 duan te na marrin detin normal qe ne shekullin e VII para krishtit e kishin shume me te lehte te thoshin e te shkruanin cte deshen …!!!!!!!!!!!!!!
Ti je gje komplet idiot apo thjesht urren greket?
Parku i Butrintit u krijua ne fillim viteve 2000. Vendimi i kthimit eshte marre ne 2008 kur Butrinti njihej si park kombetar. Te duket gje normale kjo ty?
Vetem ne Shqiperi merren vendime te tilla dhe po ne Shqiperi fatkeqsisht ka nga ata qe i mbeshtesin keto vendime. Urime
Po flitet ta marrin pronaret qe e kane butrintin ne tapi apo kompanite e hajduteve.Askush nuk e le toke asnjeanese.Kompanite ckerkojne ne Ksamil ,ne 1945 nuk ka ekzistuar asnje kompani.Mbas kompanive fshihen ata qe fshihen.bejne sikur u digjet barku per Butrintin.Tamam sikur u digjet barku.
hahahaha,pune korrakesh………..
Sa ironik ky Kinezi ?
ore po kullat me frengji te sllavit skizo-psiqikut sali car behet jane dhene edhe ato me koncesion 1-EURO…
Prokuror levize bythen o prokuror….
**************************************************************************************************
Z.Rama,
Na mashtrove …. nuk ke forca te shperbesh Institucionet e pavarura te kapur nga ish-qeveria e pare e kriminelit Sali Bisha.
Tashme shpallesh i “Humbur” pasi ende Drejtesia, Prokurorine,
Shish-i, Kushtetusja dhe Gjykatat jane te Kriminelit Sali Bisha.
*************************************************************************************************
Gjykateset dhe gjykatesit jane vetem te KORUPSIONIT, e brenda ka dhe te saliut dhe te tjereve.
O njerez sa do presim me keta e kan rrjepur shqiperin e kan shitur pjes pjes prandai vetem nje rruge ka revolucion per ta pastruar kete vend nga keta antishqipetar
Edhe kete e beri ai ????
Nuk ka RILINDJE pa reformen ne DREJTESI
aman o mjaft me keto idiotizma e me kete kaqolin zoti bicoku.ne cdo vend te botes jepen me koncesion parqe e keshtjella per tu zhvilluar biznese ne drejtime te kualifikuara per te terheq turist por gabinmi eshte besoj se eshte menyra e shfrytezimit a e konceptimit te ketyre bizneseve.ku ka qen ky forum ne 8 vjet? apo ca njerez te deshtuar ne profesionet e tyre bejn te ditur ne keto forume si puna e atyre qe martohen po jan gay dhe puna e ketyre antareve paaftesin e mediokritetin e tytre ne profesionet e tyre bejn qe te mblidhen ne keto te ashquajtura forime/si ai idjoti shkreli ku ca kangjella i paraqiti si trashgimi kulturore dhe simbolin e santanizmit si skenderbeu.tani dhe ish lunderen e vjeter ne butrint do ta parqes si trashgimi kulturore apo ishujt e ksamilit.keta jan medioker e llapaqen qe flasin kot.mjere ne per keta intelektual qe skan pat e skan ide per shkak te geneve te tyre karagjoze.ndonje dite dhe ajrin do ta shpallin si trashgimi kulturore e do akuzojn saliun se e ka ndot a shit,nje poezi thote do na mbulojn plehrat e tokes do ngrihen kembet ti bien kokes do dalin femijet e punetoreve te djeshem e burat e zhulseve te sotme te flasin e te bejn moral per trashgimin .o ju te forumit beni nje analiz vetes kush jeni e nga vini pastaj llapni
ku robi qeka reshat gega. njifet nga plehrat qe nxjerr nga goja
pse merziteni
saliu ju fali detin grekerve dhe nuk e gjeti gje,kurse butrintin ja u ka falur zagareve te tij
edhe pushtuesi nuk ishte kaq i poshter
Mos e titulloni shkrimin Skandal, qeveria Berisha dha Butrintin per kompensim…., por titullojeni: ” Skandal. Qeveria Rama, nuk ka cfare ti beje Berishes, i cili ka falur Butrintin tek miqte e tij”.
EDHE NJE HERE SALIUN NE QEVERI,
TE SIGURTE, SE NUK DO KET ME SHQIPERI!
hiqnu o kokepalarte-toku tu jepet pronarve e jo intriguesve enveriste.pse nuk e qojne ne prokurori kokepalaret-kuptohet se po u denua nje per falsitet duhet te ikin e gjitha PS qe nga pastrueset deri te kryeministri hajna.te ke rrenje negjmije dhe te kesh rucin,doklen e gjinushin ne aleance e te te jesh i mire nuk ben.ku ka komuniste te mire te gjithe jane vrases.
Prangat ,qenit !
Futeni brenda,eshte nji prej rasteve flagrante !
dhe ky forum do jete bere me akt normativ?cojeni ne gjykat kushtetuse e ta ashikoni se cpalaco e trapa jan kete te forumit.pyetini sa akte normativ ose sa beteja te famshme ka humbur ky rilindasi me pd cojeni kete forum aty e shikojeni pastaj nivelin e kofecintenin e larte te zgjuaresise te zotit BICOKU qe leh kot se e kishin ven qe te llapte pak sot ngaqe rilindja do humbiste prap ne kushtetuse
disa emra socialsitesh te larte si Hysen hysi kane marre prona ne kete zone
Me popull legen se ne{komentuesit} skam pare e degjuar.Njerit i dhimset Sala, tjetrit Edi,por asnjerit Butrinti…
kushdo qe ka prekur butrintin duhet te shkoje ne burg. kjo eshte drejtesi jo cjerrje koti
Kto si Butrinti jane thjeshte vetem maja A e Ajsbergut te mashtrimeve qe ka bere ky kriminel Shqiperise .
Prisni se do mesoni akoma me shume dhe do vini duart kokes ,
duke shikuar me sy te zgurdulluar njeri tjetrin te habitur dhe do kerkoni ndihme diku lart si gjitmone ben shqiptari ,ke Zoti !
Dhe Zoti do ti thoje ; Perse kot e mban Prokurorin dhe gjykatat me thonje berisha ?! I clironi ato nga mburojat e krimit ,mafies shpellarit dhe do gjeni thesarin e vjedhjeve me monstruoze qe mundet te bej nji kryetar shteti vendit te tij ,popullit te tij . Nqs zgjoheni nga gjumi natyrishte .
Deri tani, vetem behen denoncime, madje dhe nga deputetet dhe me kaq merr fund gjithcka. Po vazhduam me denoncime dhe asnje gjyq apo denim, pas dy vjetesh saliu jo vetem do marre pushtetin, por edhe mund te na palloj te tereve si komb, me keq se sa napalloi per tete vjete rradhazi. Harram nje milion votat kesaj qeverie te tredhur!
Skandalet e qeverise se me parshme nuk kane te sosur.Qe te arrije nje qeveri,ti shesi trojet shqiptare te huajve,vetem trathtaret e kombit mund te bejne veprime te tilla.Por qe te japesh parkun kombetar te butrintit,per te kompesuar ish pronaret,kjo eshte nje loje e trefishte e ish qeverise se Z Berisha..Le ti lexojne me vemendje keto
rreshta qe une po shkruaj..Qytetare te vertete,jane ata shqiptar qe
ruajne me fanatizem origjinen-nga burimi I seciles, sot ne gezojm,
identitetin si qytetar shqiptar..Parku kombetar,i Butrintit eshte
-Kerthiza e popujve te shqiptarizmit- Me vjen shum keq,per qeverine e meparshme..Jam me se I bindur,se ata nuk kane ditur,dhe vazhdojn akoma
te mos e dine origjinen e tyre te sotme te -lokalizuar,dhe jo te kene njohuri te thella mbi historine e-Butrintit-qe mbart ne vetvete
sekretet mijra vjecare te mesdheut…
konstatime konstatime dhe vetem konstatime. bla bla bla.
Kush e tha sakte? Dibrani.
Nuk ka Rilindje pa Drejtesi!
ZQRPP çoi dje në Prokurori, dosjen me abuzime për tre ish-punonjësit e ZVRPP-së Sarandë. Nën akuzë janë vënë ish-regjistruesi Bajram Alidhima, hartografi Robert Piro dhe juristja Albjona Rexho. Kërkesa vjen pas kontrollit të ushtruar në këtë zyrë gjatë muajit shkurt të këtij viti. Nga ky kontroll u konstatua se në Zonën e Parkut Kombëtar të Butrintit janë regjistruar tituj pronësie në kundërshtim me ligjin. Prej vitit 2013 parku Kombëtar i Butrintit konsiderohet zonë e mbrojtur. Por në materiale u zbulua se kjo sipërfaqe rezulton e regjistruar në favor të subjekteve private që ndodhen në zonën A1, në zonën A2 dhe në zonën B në Butrint. Me urdhër të Bajram Alidhima, përkatësisht në datat 9 korrik 2013 dhe 10 shtator 2013, është urdhëruar regjistrimi në favor të subjekteve private të një sipërfaqe të konsiderueshme, duke shkaktuar dëme materiale interesave të shtetit. Akuza e ngritur është “shpërdorim detyre” dhe do jetë prokuroria që do hetojë më tej.
Berisha sinonim i tritolit,vrasjeve , plackitjeve , arrogances’prepotences, kapobanda i mafias ! Burg i per-
jetshem ose lini pushtetin juve qe populli iu dha nje milion vota ! Po vazhduat kete rruge nje ilion votat
do ju kthehen ne ”boumerang,,-mbajeni vath ne vesh fjalen ”boumerang,, !!!
edi rama po ja ras me ngadale, por i sigurte se do tua nxjere hellin nga goja. beni pak durim.
O Edi, kur do fillosh te sillesh si Kryeminister? Nuk je aty qe te publikosh dokumente, por te adresosh ceshtjet dhe denosh shkelesit, s’te pergjigjet prokuroria apo gjykatat, namin te besh derisa ti cosh ku duhet, perndryshe hape krahun…, alternative tjeter nuk ka
KETEJ NGA BASHKIA E HIMARES PO NDODH SKANDALI I RADHES,,, PO JAPIN TAPI ME LIGJIN 7501, PER SOCIAISTET E KOCO KOKEDHIMES. DOMOSDO STEFO KOKEDHIMA, ESHTE RYETARI I KESHILLIT BASHKIAK, ME 5 KLASE SHKOLLE, DHE BASHKE PE KRYEPLEQTE,,, BEJNE 25 KLASE SHKOLLE……JEMI NE VITIN 2014, TA JAPESH TAPI ME FORMUARIN 6,,,,,,,,,,,,, THONE QE E FIRMOSI8 EDHE PREFEKTI.